-
VIDEO
Arben Ahmetaj në SPAK për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, Report TV zbardh detaje nga dëshmia e ish ministrit! Zgjati mbi 5 orë
Report TV mëson detaje nga dëshmia e ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dje në SPAK. Mësohet se ka sqaruar për prokuroren Enkeleda Millonai pozicionin e tij për incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
-
VIDEO
Videoskandali i Safet Gjicit, mblidhet këshilli bashkiak! Kryetari: Ngjarja është shumë e rëndë, Kukësi e kuksianët nuk e meritonin
Sot u mbajt mbledhja e parë e këshillit bashkiak Kukës pas skandalit që përfshiu ish kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjicin. Nënkryetari Grani Gjana do të ushtrojë funksionin e kryetarit të Bashkisë Kukës.
-
VIDEO
Studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Do vijojmë derisa të tërhiqen nga vendimi për punësimin me detyrim
Një protestë e dytë me bindjen se do të kenë një përgjigje nga institucionet u zhvillua sot nga studentët e mjekësisë te rektorati në Tiranë.
Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë. Ata u shprehën se edhe pse afati që u kishin lënë institucioneve për t’iu kthyer një përgjigje ishte deri të enjten, nuk pati asnjë sinjal.
-
VIDEO
Begaj i pranishëm në festën për 247 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve: Angazhimi amerikan për integrimin e Shqipërisë mbetet vendimtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë, me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin historik të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të kombit shqiptar.
-
VIDEO
Me not nga Brindisi, shqiptarja Eva Buzo ka notuar edhe gjatë natës, sot në mesdite pritet të mbërrijë në Vlorë
Eva Buzo po shënon historinë! Atleten shqiptare duket se nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë
-
VIDEO
Asgjësohen 233 rrënjë kanabis në Dibër arrestohet 62-vjeçari! U kap duke vaditur bimët
Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Dibër për kultivim kanabisi. U arrestua per "Kultivim te bimeve narkotike", shtetasi Arif Bodini
-
VIDEO
‘Qershi dhe dashuri’, festa e cila promovon produktet e zonës së Godoleshit në Elbasan
Për të pestin vit me radhë në zonën kodrinore të Godoleshit në Elbasan u kremtua festa lokale “Qershi dhe Dashuri”
-
VIDEO
Durrës/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën studentja 22-vjeçare, në të njëjtin vend përplasen sot tre automjete
Dy ditë pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku humbi jetën 22-vjeçarja Erisa Aliaj, sërish një tjetër aksident. Për rastësi, aksidenti i ditës së sotme u regjistrua në të njëjtin vend ku humbi jetën 22-vjeçarja Aliaj.
-
VIDEO
Detaje të reja nga hetimi i SPAK për lëvizjen ‘MEK’: Hakerat përgjuan komunikimet e Iranit me zyrtarët e BE-së
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, dyshohet se ka qenë “përgjigje simetrike” e hakerave iranianë ndaj aktivitetit që organizata MEK nga kampi i Manzës po kryente ndaj Iranit.
-
VIDEO
Ekzekutoi ish dhëndrin në 2021, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin! 35 vite për të bijën
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për autorin e vrasjes së Kudret Saliajt në qershor të 2021, Mexhit Picari dhe 35 vite për Dhurata Picarin. Baba e bijë akuzohen se vranë para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.
-
VIDEO
Mashtronte qytetarët duke pretenduar se parashikonte të ardhmen, vihet në pranga 43-vjeçarja në Fushë-Krujë! U zhvaste kuksianëve euro dhe florinj
Një grua 43-vjeçare që mashtronte qytetarët se do u parashikonte fatin, u vu në pranga 6 vite pas dënimit me 2 vite burgim. Gjatë kësaj koje Elena Muhaxheri lëvizte në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe gjente pretë e radhës, derisa policia e gjeti në Fushë-Krujë në shtëpinë e një të afërmi.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të 21 janarit, te cilët kundërshtonin vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës