-
VIDEO
E-mail për bombë në disa institucione të vendit, policia kontrolle: Nuk u konstatua asgjë
Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.
-
VIDEO
U arrestua dje në Durrës, avokat Maksim Haxhia takon Ergys Agasin te Blloku i Sigurisë
Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, profesor doktor Maksim Haxhia ka takuar Ergys Agasin vetëm disa orë pasi u transferua te Blloku i Sigurisë.
-
VIDEO
Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm
Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse
-
VIDEO
I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Thethi mëngjesin e kësaj të enjteje. I mbushur me turistë, kreu i qeverisë thotë se kjo është magjia e Thethit.
-
VIDEO
Pas 3 orësh, Ergys Agasi transferohet nga Policia e Tiranës në Bllokun e Sigurisë! Brenda 48 orëve del para GJKKO-së
Tre orë ka qëndruar biznesmeni Ergys Agasi në Policinë e Tiranës. Pas përfundimit të procedurave, ku agjentët e BKH-së bënë edhe ekzekutimin e masës së sigurisë, Ergys Agasi u transportua te Blloku i Sigurisë, ku do të qëndrojë deri në daljen para gjykatës në GJKKO ku do t'i komunikohet masa e sigurisë "arrest në burg".
-
VIDEO
U kap në makinë me Agasin, kush është Uljan Shpataraku, i besuari i Prodës
-
VIDEO
Policia ‘blindon’ Vlorën, kontrolle në automjetet që hyjnë e dalin nga qyteti! Në fokus identifikimi i personave me precedentë kriminalë
Forcat e Policisë kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
-
VIDEO
Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë
KLGJ ndërhyri këtë të mërkurë për të zgjidhur ngërçin e pagave të gjyqtarëve, pasi Kuvendi nuk miratoi një ligj brenda 31 korrikut për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nga 1 gushti, paga referuese do të jetë 222 mijë e 425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompesimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.
-
VIDEO
Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës
Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Agasi është kapur në makinë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpatarakun, teksa kanë qenë duke udhëtuar me automjet pranë zonës së Plepave.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve edhe një helikopter Cougar
Zjarri që ra ditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, në një zonë të mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve, është shuar.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Sarandës, ndërsa në mbështetje të operacionit u nisën mjete zjarrfikëse nga Bashkitë Delvinë dhe Konispol.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar ndihmoi në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa në terren vijon monitorimi për të shmangur riaktivizimin e vatrave.
-
VIDEO
Zjarri në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, flakët pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në Sarandë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në zonën e mbjellë me pisha, pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Ndërkohë drejt vendngjarjes kanë shkuar disa forca dhe mjete zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarri në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, flakët pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në Sarandë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në zonën e mbjellë me pisha, pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Ndërkohë drejt vendngjarjes kanë shkuar disa forca dhe mjete zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.