-
VIDEO
I nxehti që ‘gjunjëzoi’ Europën, NASA publikon videon me temperaturat rekord të kontinentit
Sipas bilancit të Agjencisë Hapësinore, vera e vitit 2026 ka qenë jashtëzakonisht e nxehtë për Evropën Perëndimore, me pesë valë të të nxehtit deri në mesin e gushtit dhe temperatura që në shumë vende kaluan 40°C.
-
VIDEO
E shtuna pa surpriza, mot i kthjellët me vranësira kalimtare
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare por kalimtare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.
-
VIDEO
Moti i keq ‘godet’ veriun e Italisë, Lombardia kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme! 400 të evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve
Mbi 250 milimetra shi në Orobie, ura të shembura, rrugë dhe linja hekurudhore të ndërprera. Në Isola di Fondra është evakuuar një kamping me 250 persona. Drejtuesi rajonal: I kam kërkuar ministrit njohjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
-
VIDEO
Ministri Ermal Nufi në fshatin Gojan i Madh të Pukës: Sot kishim një situatë shumë të vështirë, por tani vatrat e zjarrit janë nën kontroll!
Ministri Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan i Madh të Pukës, për të inspektuar nga afër zjarret që kanë përfshirë vendin.
-
VIDEO
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit
Zjarri në Dukat të Vlorës është neutralizuar dhe po punohet për vendosjen nën kontroll të plotë të flakëve.
-
VIDEO
Zjarri në Pukë, Karakaçi inspekton nga afër situatën në Gojan
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ka shkuar në Pukë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Gojanit të Madh.
Në terren, ministri zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Pukës, Rrok Dodaj, dhe prefekten e qarkut Shkodër, Holta Duda, me të cilët u informua mbi zhvillimet e fundit dhe koordinimin e strukturave të angazhuara në operacion.
Flakët kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh. Në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit dhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri në vatrat më problematike.
-
VIDEO
Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar edhe jetët! Problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë ditën e sotme në fshatin Tenë të Mirditës, i cili ka qenë nën pushtetin e flakëve.
Nufi tha se situata është përmirësuar krahasuar me 2 orë më parë, teksa shtoi se ndërhyrja me 2 helikopterë nga ajri ka bërë që rreziku të neutralizohet.
-
VIDEO
Ministri Nufi nga Mirdita: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar edhe jetët! Problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë ditën e sotme në fshatin Tenë të Mirditës, i cili ka qenë nën pushtetin e flakëve.
Nufi tha se situata është përmirësuar krahasuar me 2 orë më parë, teksa shtoi se ndërhyrja me 2 helikopterë nga ajri ka bërë që rreziku të neutralizohet.
-
VIDEO
Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen të Mirditës shkrumbojnë gjithçka, Report Tv siguron pamjet! Në terren edhe ministri Nufi
Zjarret në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit në Mirditë kanë marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të mëdha tokash me pyje dhe bimësi.
Report Tv ka siguruar pamjet territoret e djegura nga flakët, ku duket se zjarri ka shkrumbuar gjithçka.
Në terren ka shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të parë nga afër situatën e rënduar të zjarreve në fshatrat e Mirditës.
-
VIDEO
Situatë kritike me zjarret në Gojan të Pukës, zv.kryetari i Bashkisë flet për Report TV: Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetën dhe pronën!
Situata nga zjarri në lagjen Pepaj të fshatit Gojan në Pukë mbetet e vështirë. Zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë, Ferit Ringaj, tha për Report TV se ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar jetën dhe pronën e banorëve, ndërsa deri tani janë evidentuar katër banesa që po digje
-
VIDEO
Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen, Dom Gjergj Meta: Shqetësues fakti që flakët shkaktohen nga dora e njeriut! Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, prioritet jeta e banorëve!
Zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.
Kjo ka bërë që sipërfaqja e përfshirë nga zjarri të zgjerohet ndjeshëm.