-
VIDEO
Vlorë/ Disa vatra zjarri në fshatin Dukat, e pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse
Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat, në Vlorë.
-
VIDEO
Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Nis evakuimi i banorëve! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, shtëpitë në rrezik
3 helikopterë po mbështesin operacionin, teksa forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave. Nga vatrat dëgjohen edhe shpërthime që dyshohet të shkaktohen nga fishekët. Një vatër zjarri në Bilaj të Krujësi është afruar autostradës Thumanë-Kashar.
-
VIDEO
Zjarri në Milot rrezikon banesat, 20 forca të ushtrisë dhe 2 helikopterë në luftë me flakët
Situata e krijuar nga zjarri në Milot vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke i rrezikuar seriozisht ato.
-
VIDEO
Zjarri në Gojan të Pukës, Ministria e Mbrojtjes: Tre helikopterë në terren, kanë nisur evakuimet! Rreziku më i madh për banesat ka kaluar
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në fshatin Gojan i Madh të Pukës, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për menaxhimin e vatrës së zjarrit, në një terren të vështirë malor.
-
VIDEO
U martuan të dielën, por humbën jetën pas aksidentit tragjik në Durrës, 26-vjeçari punonte në Itali si murator! Bashkatdhetari: Nuk e dinim që do martoheshin
I riu shqiptar që humbi kontrollin e makinës dhe u aksidentua për vdekje në Durrës me gruan e tij italiane, dhe një 15-vjeçar nga zona, kishte ndërtuar një jetë mes sakrificave në shtetin fqinj. Kleo Vrioni punonte murator, kujdesej për prindërit dhe një motër, ndërsa vëllai i tij ishte në burg. Sara, 26-vjeçarja italiane me të cilën u martua në Shqipëri as 3 ditë para se të vdisnin në aksident, kujdesej për babanë e sëmurë
-
VIDEO
Përplasen dy mjete lundruese në Rrjoll të Velipojës, humb jetën 25 vjeçari, një tjetër plagoset rëndë (EMRAT)
Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese brenda 24 orëve në vend.
-
VIDEO
‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, qytetari ‘kërcënon’ me bastun: Ulu atje
Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit, e thirrur nga nga opozita për të dalë me një qëndrim të përbashkët mbi propozimin e socialistëve për ndarjen e re territoriale. Sipas projektit Maliqi bëhet një me bashkinë e Korçës. Përfaqësuesit e majtë në Këshill e braktisën mbledhjen që në nisje, ndërsa opozita akuzoi kryebashkiakun Topçiu se po bën pazare në kurriz të Maliqit.
-
VIDEO
Italiani hidhet nga shkëmbi në Vlorë, pëson traumë në kokë, në gjendje të rëndë në spital
I plagosuri ka pësuar traumë në kokë, mjekët po i japin ndihmën e nevojshme.
-
VIDEO
Pamje me dron nga flakët në Gojan të Pukës, jepet urdhri i evakuimit
2 helikopterë po mbështesin operacionin, teksa forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave. Nga vatrat dëgjohen edhe shpërthime që dyshohet të shkaktohen nga fishekët. Një vatër zjarri në Bilaj të Krujësi është afruar autostradës Thumanë-Kashar.
-
VIDEO
Zjarri në Gojan u afrohen banesave, nisin evakuimet! Prefektja e Shkodrës: Bashkëpunoni me autoritetet për të mbrojtur jetën
Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, thotë se forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt banesave të Gojanit.
“Ndodhemi në një vazhdimësi të vatrës së mëparshme. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në rrugën pranë banesave që në momentin e përparimit të flakëve të mbrojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe gjënë e gjallë”, shprehet Duda.
Kanë nisur edhe evakuimet, ndërsa apeli i Dudës është bashkëpumimi i banorëve dhe mbrojtja e natyrës.
“Apeli për banorët është bashkëpunimi me të gjitha forcat operacionale për mbrojtjen e jetës së vet, gjësë së gjallë dhe banesës. Nëse nuk e mbrojmë ne tokën tonë, s’mund t’i shmangemi fatkeqësive të tilla me motin, erëra kaq të forta që mund të favorizojnë edhe këto situata që përjetojmë”, shprehet Duda.
-
VIDEO
Vatër zjarri në masivin pyjor në Milot, flakët afrohen drejt banesave
Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët dhe tymi po afrohen drejt zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banorët dhe objektet pranë saj.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, së bashku me strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të flakëve.
Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën e banuar.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Vladimir Bruçi plagoset nga fqinji! Shpallet në kërkim (EMRI)
Një person ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Rus’ në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Bruçin, i cili në qershor 2024 u dhunua me sende të forta nga 5 persona për një vendparkim. Autori i plagosjes së sotme është fqinji i tij, Pjerin Bitani, i cili është shpallur në kërkim.