-
VIDEO
Berisha refuzon të flasë për vendimin e gjykatës: S’bëj asnjë diskutim! Armiku për ne është Edi Rama
Sali Berisha ka refuzuar të flasë për vendimin e gjykatës rreth fatit të PD duke thënë se ka zgjedhur të mos e diskutojë. Sipas tij, armiku i vetëm është Edi Rama.
-
VIDEO
Protestuesit gjuajnë efektivin me manekinin simbol të Ramës dhe McGonigal, tentojnë t'i vënë flakën
Pas fjalës së Berishës dhe protestës së tij 1 orëshe, protestuesit e Berishës kanë hedhur manekinin simbol para efektivëve të policisë që kishin përgatitur për Ramën dhe McGonigal dhe më pas i kanë vënë flakën.
-
VIDEO
Pas 1 ore protestë, largohet Berisha me makinë! Nis shpërndarja e protestuesve
Pas 1 ore protestë, Sali Berisha është larguar me makinë nga bulevardi. Me largimin e tij, nisi edhe shpërndarja e protestuesve.
-
VIDEO
3 marsi i Berishës, Noka: S’ka Soros që të bën derman, të ka nën hetim FBI! Je antiamerikan
eputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka folur nga protesta e Berishës ku sipas tij, aktualisht Rama është në rrezik pasi e ka nën hetim FBI.
“Kjo protestë sot kulmon me qëndrimin tuaj të palëkundur kundër rikthimit të komunizmit. Kundër një regjimi enversit. Rama ju ka çuar në shtëpi shqiptarëve 200 hajdutë që për ideologji kanë krimin dhe vjedhjen. Enver Hoxha po përpiqet ta vrasë partinë demokratike në gjykatë. Ky njeri i ka plotësuar kuadrin e hagës për krime kundër njerëzimit. Është rrezik ndaj shqiptarëve. Rama ka futur kudo dorën e tij të hajdutit për të vjedhur. Ai dhe banda e tij sot po vjedhin edhe të ardhmen e tyre. Ç’është ky njeri, përveçse një trashëgimtar i krimit. Qeveria e tij sot është shndërruar në funeral kombëtar. Po ushtron ndaj shqiptarëve gjenocid ashtu si kurrë më parë ndaj popullit shqiptar. Ky njeri, e ka çuar nivelin e narkoshtetit deri aty sa Escobari do dukej një çunak para tij. Kostumi i tij i preferuar ka në xhep ryshfetin, drogën... Rama urren demokratët por ne jemi këtu në shesh të burrave dhe jo pas dritareve. Jemi këtu t’i themi këtij korruptuesi dhe kujtdo tjetër që s’ka gjykatë në botë që po shkel kundrejt njerëzve të lirë. Tani nuk ka Soros që të bën derman, të ka nën hetim FBI.”- thotë Noka.
-
VIDEO
Meta në protestë: Jemi në regjimin më të urryer në kontinent dhe të tmerruar nga vota e lirë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga protesta ku e ka krahasuar vendin tonë me regjimin e Bjellorusisë, i cili aktualisht është duke mbështetur haptazi Rusinë.
“Regjimi më i urryer në kontinent. Më i korruptuar në kontinent, lider vetëm për shpopullimin e vendit që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë të Lukashenkos. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje. Regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë.”- thotë Meta
-
VIDEO
Gjyqi për PD, në seancë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA
Seanca gjyqësore për fatin e Partisë Demokratike është duke u ndjekur me interesa të lartë edhe nga përfshirë të ambasadës amerikane në Tiranë.
-
VIDEO
Report TV sjell pamjet me dron, ja sa qytetarë u mblodhën në Bulevard në momentin që mbërriti Berisha
Report TV sjell pamjet me dron, ja sa qytetarë u mblodhën në Bulevard në momentin që mbërriti Berisha
-
VIDEO
I rrethuar nga truprojat, Berisha niset drejt kryeministrisë! Pranë tij qëndrojnë vetëm Noka dhe Boçi
Ish kryeministri, Sali Berisha i rrethuar nga truprojat e tij ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalimin e tij para qytetarëve të mbledhur.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja sa protestues i janë bashkuar tubimit
Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta e Berishës. Në tubim janë bashkuar disa qytetarë.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës për të protestuar
Report Tv sjell pamjet me dron të protestuesve që i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të protestuar para kryeministrisë. Në pamje duket se janë të paktë në numër.
-
VIDEO
Sot ‘beteja’ e fundit e Partisë Demokratike, gjithçka gati në ‘Apel’, përfaqësuesit e dy grupeve presin të njihen me vendimin
Përfaqësuesit e dy “kampeve” të Partisë Demokratike pritet të njihen sot me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e selisë blu. Ky vendim i sotëm, jo vetëm që do të përcaktojë se kujt i takon partia por njëkohësisht do të vendosë se cili grup të vazhdojë udhën në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Me flamuj të PD-së, autokolona e makinave me simpatizantët e Berishës mbërrin në Tiranë, shkaktohet trafik në rrugët e kryeqytetit
Një autokolonë me simpatizantë të Partisë Demokratike nga zona të ndryshme të vendit është nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.