-
VIDEO
Masakra me tre gra të vrara në Tiranë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Nuk duam të jemi viktimat e radhës
Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.
-
VIDEO
‘Lufta’ për Sinecin, banorët e Lumasit në Kuçovë kundër ‘Salillarit’ dhe Bashkisë: Jemi në proces gjyqësor dhe këta vijojnë punimet
Banorët e Lumasit në Kuçovë protestuan sërish kundër kompanisë “Salillari” dhe kryebashkiakut Hajdari. Ata janë kundër ndërtimit të një ujësjellësi që shfrytëzon ujin e burimit të Sinecit. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve, kompania arriti të shtrijë tubat deri në burim, ku po ndërtohet depoja e ujësjellësit të ri
-
VIDEO
400 vende të lira për të rinjtë që duan FA! Fazat e aplikimeve dhe testimeve deri në mars, Bitri: Mundësi për karrierë
Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve për 400 pozicione të lira pranë Forcave të Armatosura si ushtar apo detar aktiv. Komandanti i Akademisë Gjenerali Bilbil Bitri shpjegon për Report TV kriteret për tu pranuar dhe përfitimet me mbështetje sociale që përfiton kush arrin të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura.
-
VIDEO
Dan Hutra i vrau mbesën, xhaxhai kërcënon me gjakmarrje: Gjaku i një gruaje me Kanun lahet me 7 burra
I afërmi i babait të Etleva Kurtit, njërës nga viktimat e Dan Hutrës, ka kërcënuar me gjakmarrje. Në ditën e varrimit të 32-vjeçares në fshatin e lindjes, Gurrë e Vogël në Mat, Mehmet Kurti tha se Etleva u vra pa faj dhe pa asnjë njohje me killerin serial.
-
VIDEO
Tragjedia në Greqi, 57 viktima nga përplasja e trenave, dyshohet se mes tyre ka shqiptarë! Protesta në disa qytete, përplasje me policinë në Athinë
Numri i viktimave që shkaktoi përplasja e trenave në afërsi të Larisës në Greqi ka shkuar në 57. Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht dyshohet se mes viktimave ka edhe shqiptarë, por pritet analiza e ADN, pasi një pjesë e trupave janë djegur plotësisht. Në disa qytete u mbajtën protesta ku fajësohet qeveria për mungesën e investimeve në sektorin e hekurudhave.
-
VIDEO
Mori para 10 makina me autobusin e linjës së 'Unazës', shoferi lihet në arrest shtëpie! Dëshmia: Humba vetëdijen! Vuaj nga diabeti dhe tensioni
Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa që shkaktoi aksidentin me 10 makina në mes të Tiranës është lënë në ‘arrest shtëpie’.
-
VIDEO
Masakra e Dan Hutrës, Manja: Saliu e quan patronazhist ndërkohë që ai vrasësi ka qenë për 16 vite komisioner i tij nëpër burgje
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur sot se opozita përdor çdo ngjarje të rëndë për politikë, sepse nuk u intereson jeta e shqiptarëve. Teksa ironizoi sesi e kishte përshkruar Sali Berisha vrasësin serial, Dan Hurtën (patronazhist), Manja zbuloi se në fakt Dan Hurta paska qenë komisioner i Berishës për 16 vite në burgje.
“Unë bashkohem me dhimbjen e viktimave të djeshme të atij krimi makabër. Po ju edhe aot i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme se s’u interesojnë jetët e shqiptarëve. Madje Saliu këtu, edhe autorin e atij krimi e quajti pa pikë turpi patronazhist. Kur gjithë e dinë që për 16 vite në burgje ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto po ju s’keni nga t’i dini.”- thotë Manja.
-
VIDEO
47 viktima nga përplasja e dy trenave në Greqi, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për 47 viktimat e aksidentit tragjik të djeshëm të përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë.
-
VIDEO
Në bashkëpunim me 3 gra të tjera mbante peng dhe shfrytëzonte për prostitucion 24 vjeçaren! Arrestohet në Fier, Arbër Mehmetaj
Policia e Fierit ka arrestuar 33 vjeçarin Arbër Mehmetaj i cili në bashkëpunim me tre gra të tjera, të arrestuara ditë më parë mbante peng 24 vjeçaren nga Patosi dhe e shfrytëzonte për prostitucion.
-
VIDEO
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, në pranga 19-vjeçari në Shkodër
Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në Shkodër
-
VIDEO
I konsideronte borxh shpenzimet për fejesën! Dan Hutra i zhgënjyer që nuk vrau dot ish-bashkëjetuesen e tij: Nuk e kreva dot misionin!
Vrasësi, Dan Hutra i cili kreu masakrën e djeshme në Tiranë, është shprehur i zhgënjyer pasi nuk kishte arritur të vriste ish bashkëjetueses së tij, Elena Hysa e cila u plagosur nga një plumb rikoshet dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se sapo është vënë në dijeni mbi faktin se ish bashkëjetuesja e tij nuk kishte vdekur, ka thënë se nuk kishte arritur dot të kryente misionin e tij. Dan Hutra nuk ka shfaqur pendesë, i donte të gjithë të vrarë dhe jo të plagosur.
Ai i konsideronte si borxh të gjitha investimet që kishte bërë për fejesën me Elena Hysën dhe kërkonte që këto para t’i ktheheshin. Ditën e djeshme pasi plagosi me thikë 40 vjeçaren në Astir, Dan Hutra shkoi në kodër Kamëz dhe kreu krimet makabër duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj të gjithë familjarëve të Elena Hysës.
-
VIDEO
Dalin pamjet, ja ku u kap Dan Hutra vetëm 7 orë pas krimeve makabër në Tiranë! Kishte shkuar për vrasjen e katërt, vetëm pak metra larg shtëpisë së të atit
Ky është vendi ku u kap Dan Hutra nga policia në Kodër Sharrë vetëm 7 orë pas 3 vrasjeve makabër në Tiranë. Në deklaratën e tij tha se atje kishte shkuar për të vrarë një tjetër person. Aty pranë ishte shtëpia e vjetër e babait të tij (e bardha 1 katëshe) ku nuk banon njeri ndërsa pak metra më larg, është banesa 3 katëshe e personit që donte ta vriste.