-
VIDEO
Avokatët e Berishës mbërrijnë në seancën ku pritet të jepet vendimi për drejtimin e PD-së
Në gjykatën e Apelit në Tiranë ku do të mbahet seanca që do të vulosë fatin e drejtimit të PD-së kanë mbërritur edhe avokatët e Berishës, mes tyre dhe Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
-
VIDEO
Sot ‘beteja’ e fundit e ‘luftës’ në PD, Apeli vendos mbi ‘pronësinë’ e Partisë! Demokratët protestë para gjykatës, forcohen masat e sigurisë
E sotmja do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë. Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, kur duhen edhe vetëm 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
'Fati' i PD në gjykatë, Sali Berisha protestë para Kryeministrisë! Rrugët e bllokuara në kryeqytet
Sot do të jepet vendimi për 'vulën' e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Mësohet se te gjykata e Apelit janë shtuar masat e sigurisë.
-
VIDEO
Sot vendimi për fatin e PD, mbështetësit e Berishës vënë pankartë para ‘Apelit’: Opozitën e zgjedh populli, jo gjykata
Ndonëse Sali Berisha ka thënë që protesta e thirrur sot nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës, mbështetësit e tij janë kujdesur që të vënë një pankartë në portën e ‘Apelit’.
"Opozitën e zgjedh populli, jo gjykata" është mesazhi që kanë zgjedhur bashkë me disa fotografi të Berishës me protestat që ka mbajtur.
-
VIDEO
Vendimi për vulën e PD-së, mbërrin në seancë përfaqësuesi i Alibeajt! Gjykata e Apelit shton masat e sigurisë
Ndërkohë që vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës në gjykatën e Apelit ku pritet të jepet vendimi përfundimtar mbi fatin e vulës së PD, jashtë ambienteve të institucionit janë shtuar masat e sigurisë.
Në seancë kanë mbërritur 3 gjyqtarët dhe përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa.
-
VIDEO
Po përgatitej për të kryer një krim të rëndë, pranga 23 vjeçarit në Vlorë! I zbulohet eksploziv me telekomandë, 2 uniforma 'blu' dhe 3 armë zjarri
Një 23 vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal që po përgatitej për të kryer një sulm me tritol. Në pranga ka rënë Damjano Sejko.
-
VIDEO
Protesta e thirrur nga Berisha, qytetarët nisen nga Vlora! Forcat blu në gatishmëri, kontrolle për armë apo mjete prerëse
Teksa rreth 1000 protestues nga Vlora po përgatiten për tu nisur drejt Tiranës për protestën e thirrur nga Sali Berisha, policia e shtetit është në gatishmëri. Burime bëjnë me dije se ka kontrolle në hyrje të autostradës Levan-Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës, kontrolle për sende të forta, mjete prerëse apo armë.
-
VIDEO
Kuçovë, sekuestrohet kanabis, fara kanabisi dhe armë zjarri, në pranga 23-vjeçari Vilson Leshtori
Kuçovë, Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perondi”, sekuestrohen rreth 20 kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Vihet në pranga 23-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Në banesën e 23-vjeçarit, Policia gjeti 20 kg kanabis, farat narkotike, armët e zjarrit dhe municionin luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perondi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.
Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Perondi, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Smart", me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë gjetën 20 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të metejshme.
-
VIDEO
Ekskluzive, SHBA kundër Berishës: Është i korruptuar, akuzat e tij qesharake (1 mars 2023)
Akuzat e ngritura drejt zyrtarëve të lartë amerikanë për gjobvënie nga Sali Berisha u hodhën poshtë sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.Show less
-
VIDEO
Liroi Dan Hutrën, si e ‘çau rrjetën’ e Vetingut gjyqtari Gerd Hoxha! Ina Rama, Theo Jacobs, Sokol Çomo dhe Bekteshi kërkuan shkarkimin e tij nga detyra
TIRANË- Dan Hutra, i arrestuar si autori i dyshuar për masakrën e djeshme, ku vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ishte arrestuar në 16 qershor 2022 për dhunë në familje, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, e cila ishte vetëm disa muajshe shtatzënë. Në moshën 20-vjeçare, Dan Hutra ishte arrestuar dhe dënuar për përdhunim dhe pengmarrje, ndërsa në vitin 2009 ishte dënuar me 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007, por që bëri vetëm 16 vite burg për shkak të paraburgimit dhe gjykimit të shkurtuar.
-
VIDEO
‘Për natyrën, lirinë e turizmin’ në Malësinë e Madhe, skulptori Sadik Spahija rrëfen ‘Zabel’! Vepra e tij e para e realizuar, e nismës së qeverisë për artin!
Një nga veprat fituese të “Art në hapësira publike”, instalacioni i skulptorit Sadik Spahija, jetësohet në rrethrrotullimin në dalje të Koplikut. Artisti rrëfen për “Report tv” realizimin e saj.
-
VIDEO
Protesta para Ministrisë së Drejtësisë, akuzat e qytetarit: Më kanë vrarë motrën, gjyqtari e liroi
Një qytetar gjatë protestës së sotme para ministrisë së Drejtësisë, hodhi akuza se kunati i ka vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë. Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Sipas tij e ka liruar gjyqtari Gredi Hoxha.