-
VIDEO
Rama mbaron fjalën dhe ikën nga seanca parlamentare
Kryeministri Rama sapo ka mbaruar fjalën është larguar nga Kuvendi. Më herët ai paralajmëroi se kjo ishte hera e fundit që përballej më opozitën, teksa i ftoi të takohemi më 14 maj.
-
VIDEO
Edi Rama paralajmëron një tjetër ‘non grata’ nga SHBA? Kryeministri: Po përgatitet 'tava', personin tjetër do ta shihni vetë
Teksa ka folur në Kuvend Rama tha se opozita e shikon Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara ‘si një byrektore si mund ta mendoni që furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën’. Në fund po me batutë ai e paralajmëroi një tjetër ‘non grata’.
-
VIDEO
Rama ironi ndaj opozitës: Gjithë këto 9 vite më keni mundur! Në zgjedhjet e 14 majit do fitoni edhe Uashingtonin dhe Vlorën
Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar opozitën ditën e sotme, duke deklaruar se gjatë gjithë zgjedhjeve në 9 vitet e fundit është mundur dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike të opozitës do mund të fitojnë edhe Uashingtonin.
-
VIDEO
Rama: Hidhuni përpjetë sa të doni, nderin e përballjes me mua s’do e keni! Mos u shkulni nga revolucionet imagjinare
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se mund të thonë sa të duan që është trembur e frikësuar dhe të mos shkulen nga revolucionet imagjinare, por s’do mund të përballen dot me të.
“Fronti i prokurorisë i pranishëm në sallë po zhvillon me hov revolucionar një tjetër proces këtu në Shqipëri. Se kush janë dhe pse e bëjnë këtë vetëgjyqësi të harbuar, besoj se s’ka shumë nevojë për shpjegime. Dihen e shquhen për nisma të kësaj natyre dhe as nuk i ngatërron dot me dikë tjetër. Janë po ata që i kanë bërë të tëra të zezat për të cilat na akuzojnë natë e ditë që kur ranë në opozitë. S’kam ardhur sot e nuk do të vij më për ta. Do të vij sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve dhe deputetëve të shumicës që sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat.
E kam thënë që para se të niste kjo zallamahi, që në të hyrë të vitit të ri që s’do ta furnizoj më me energjinë time të zjarrit pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj politike. Fatkeqësisht janë përfshirë me zell e zjarr në këtë palo luftë dhe jam bërë padashje dhe unë pjesë e asaj mase të errët. Mjaft më. Ka kaq shumë gjëra për të bërë. flisni, bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, kërcënoni, shani, ofendoni, sajoni, fabrikoni, protestoni, hidhuni përpjetë sa të doni por nderin e përballjes me mua bam e bum, njëri gozhdës tjetri patkoit, s’keni për ta pasur. Thojini të tjerëve sa të doni që jam trembur, po të doni mos u shkulni nga revolucionet imagjinare, por mua s’do më keni më palë. Ju jeni në rregull, keni hyrë në vitin e 10-të të rrugës që më keni rrëzuar disa herë”, tha Rama.
-
VIDEO
Për 1 orë 3 gra të vrara! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas në Paskuqan! Ekzekuton dhe 31-vjeçaren në Kamzë për hakmarrje! Arrestohet pas 7 orësh: E bëra se desha
3 gra janë vrarë sot në Tiranë dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë! Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë dhe një 31-vjeçaren, Etleva Kurti për hakmarrje.
-
VIDEO
Dy foshnje në një vendngjarje krimi, njëra me babanë vrasës e nënën të plagosur, tjetra mbeti jetime
Këto janë pamjet e 2 foshnjeve që mbetën në vendngjarjen e krimit makabër nga Dan Hutra. Njëra prej foshnjeve ishte e autorit dhe Elena Hysës që mbeti e plagosur ndërsa foshnja tjetër është e 6 muajshe, e motrës së Elena Hysës që mbeti i vdekur.
-
VIDEO
Kushëriri i familjes Hysa: Dan Hutra duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej
Një prej kushërinjve të familjes Hysa ka folur para mediave duke kërkuar dënim me varje për autorin e krimit makabër, Dan Hutra që vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa.
“Ku ka drejtësi në Shqipëri. Ai duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej. Këtu nuk ka as shtet, as drejtësi. Kjo është drejtësia, njëri e kap, tjetri e nxjerr. Këtu janë bërë dallavere gjithë jete. Unë me zemër jam demokrat por e kishte fryrë ai. Ne kemi një rast të tillë si Dali Ndreu që vrau Lirinë, shtatzënë. E vrau ai i pari, e eliminoi. Unë tani e mora vesh”, tha kushëriri për mediat.
-
VIDEO
Detaje nga krimi makabër i Dan Hutrës, para se të qëllonte me breshëri kallashnikovi çoi në banak foshnjen 1 muajsh! Njëra prej viktimave ishte shtatzënë
Detaje të reja nga krimi makabër i ditës së djeshme në Tiranë. Në momentin që Dan Hutra është futur brenda në banesën e familjarëve të ish-bashkëjetueses në Paskuqan nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.
-
VIDEO
Ja vila 2 katëshe ku 3 persona kultivonin kanabis dhe e shisnin! Dalin edhe pamjet e sendeve që përdornin për vjedhje 3 të tjerë
Kjo është vila 2 katëshe e Artan Mucës që u zbulua nga policia e Tiranës pasi 3 persona kultivonin kanabis dhe e bënin gati për shitje. Aty u kapën 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.
-
VIDEO
2 operacione në Tiranë, goditet grupi kriminal që kultivonte kanabis, sekuestrohet droga me vlerë 100 mijë euro! Zbardhen edhe 24 vjedhje në Kavajë! Në total 6 në pranga
Pas 2 operacioneve, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kultivonte kanabis në një vilë. Nga operacionet, u arrestuan 6 persona, u sekuestruan lëndë narkotike me vlerë 100 mijë euro dhe u zbardhën 24 vjedhje në Kavajë.
-
VIDEO
Ku është burrëria kur ti vret një grua? I vetëm me pankartë në dorë, 46-vjeçari protestë në Fier
Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46- vjecarit, Edmond Hoxha në Fier. I vetëm dhe me një pankartë në dorë , babai i një djali 20-vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër.
-
VIDEO
Sot 24 orë debat me Ramën për çështjen McGonigal në Kuvend! 750 minuta për PS, 350 minuta për PD, deputetët e Rithemelimit nga 10 minuta