-
VIDEO
Zjarret në Lurë e Dajt, 100 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar në terren, Nufi: Mirënjohje për guximin dhe përkushtimin!
Situata nga zjarret në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit paraqitet nën kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Kështu bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Truprojat e Orange Club dhunojnë shefin e Krimeve në Sarandë, në pranga administratori dhe 5 të tjerë! Hita pezullon 2 efektivë të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokal
Mes të arrestuarve është administratori i lokalit, ndërsa një roje sigurie është shpallur në kërkim. Policia thotë se nënkomisari u godit teksa ndërhyri për të ndalur konfliktin.
-
VIDEO
Dy vatra zjarri mbeten aktive në Mirditë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët
Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të Mirditës. Në fshatin Tharrë, ndërhyrja e një helikopteri bëri të mundur frenimin përkohësisht të flakëve, por era e fortë ka favorizuar riaktivizimin e vatrës.
-
VIDEO
Zjarri me 6 të plagosur në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja Mersini: Në kontakt me familjarët e të dëmtuarve! Do vendosim zjarrfikëse të vogla në pika të ndryshme të qytetit
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu restorantin dhe më pas hotel ‘Brooklyn’ në Lungomare të Vlorës, ku u plagosën 6 persona.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mersini njoftoi se pas ngjarjes, sëbashku me drejtuesin e operatorëve turistikë, Vasil Bedinin u mblodhën për të diskutuar se çfarë duhet bërë më mirë dhe më shpejtë në situata të tilla.
-
VIDEO
Kontrolle 'blic' në Tiranë, mbi 3 mijë gjoba në 48 orë! Bllokohen 34 automjete, 7 shoferë përfundojnë në pranga
Policia kontrolloi 131 automjete dhe 213 persona, ndërsa shtatë shoferë përfunduan në pranga
-
VIDEO
Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës, ndërhyrja në kohë shmangu përhapjen e flakëve drejt banesave, shoqërohet në polici zjarrvënësi i dyshuar
Një vatër zjarri e dyshuar si e vendosur qëllimisht në Vukatanë të Shkodrës u vu nën kontroll në kohë sot, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave.
-
VIDEO
Flakët përfshijnë ullishten në Cërrik, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun pranë banesave
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një parcelë me ullinj në Lagjen Nr. 1, në periferi të Cërrikut. Per shkak të përmasave dhe afërsisë me banesat, në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrfikëse.
-
VIDEO
Atentati i dështuar në Elbasan, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur!
Detaje të reja janë mësuar nga atentati i dështuar i një dite më parë në një lokal në Elbasan. Autori ka deklaruar se e kreu sulmin për hakmarrje ndaj personit që, sipas tij, kishte plagosur vëllain e tij vite më parë. Ndërkohë, shënjestra e atentatit pretendon se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar. Fatmirësisht ngjarja nuk pati viktima pasi arma nuk funksionoi në momentin e sulmit.
-
VIDEO
Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
Shpërthimi me lëndë plasëse në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë u zbulua vetëm paraditen e së dielës, pasi policia u njoftua nga gruaja e tij, e cila ndodhej në Itali. Nga shpërthimi u dogj edhe automjeti i 49-vjeçarit, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe pistën që lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Zalla.
-
VIDEO
Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë KRONIKE
6 pushues të moshave nga 20 deri në 30 vjeç, 5 nga Kosova dhe një nga Rrësheni, mbetën të lënduar pasi një zjarr përfshiu hotelin ku ata qëndronin në zonën e Lungomares në Vlorë. 5 të plagosur u transportuan në Tiranë, ndërsa një vajzë paraqitet në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Masivi pyjor i Tërbunit vijon të digjet, zjarrfikësit përballen të vetëm me flakët, era vështirëson situatën
Masivi I pyjore i Terbunit në Pukë po digjet prej tre ditësh . Flakët të ndihmuara nga era po zgjerojne perimetrin ndërsa të vetmit që përballen me situaten në malin e lartë janë zjarrfikësit e Pukës dhe pak punonjës të Shërbimit pyjor.
-
VIDEO
Zjarr në Novoselë, era e fortë vështirëson betejën me flakët! Digjet ullishtja
Një sipërfaqe me ullinj po shkrumbohet nga flakët në fshatin Trevllazër, në Novoselë.