-
VIDEO
Shembet dhe del jashtë shtrati kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik
Uji e dheu kanë dalë nga kodrat në rrugë.
-
VIDEO
Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga
Policia e Shkodrës u vu në ndjekje të një furgoni nga Hajmeli deri në Vaun e Dejës, prej dyshimeve lidhur me ngarkesën. Gjatë kontrollit, policia kuti kartoni me 2500 fidanë kanabisi, ndërsa arrestoi 2 të rinjtë që i transportonin.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë
Flakët janë shkaktuar për shkak të impiantit të gazit.
-
VIDEO
Transportonin armë zjarri nga Kosova, 2 në pranga në Maminas! Sekuestrohen 3 pistoleta
Policia e Durrësit ka goditur një rast trafiku armësh nga Kosova duke arrestuar një 34-vjeçar që po i transportonte. Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare nga Kosova për moskallëzim krimi.
-
VIDEO
Kruja ende në flakë, banorët djegin mbeturina
Banorët e Krujës duket se e kanë harruar zjarrin e pak ditëve më parë që kërcënoi banesat, vatrat e të cilit vijojnë ende të djegin pjesë të qytetit.
Në lagjen Kasme, banorët kanë djegur mbeturina në qiell të hapur. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
-
VIDEO
8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt aktivizohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë
Në Dajt 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e vatrës mbi tunelet e Qafë-Mollës, por s’ka rrezik për zonat e banuara. Edhe në Priskë e Farkë zjarri është nën kontroll.
-
VIDEO
Zjarret në Dibër, Manja paralajmëron prokurorët: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, do i drejtohemi ILD-së për të verifikuar veprimtarinë tuaj!
Manja kërkon një hetim të plotë dhe objektiv, duke argumentuar se nuk mjafton vetëm procedimi i zyrtarëve të pyjeve, por sipas tij, duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara drejtësisë edhe personat që kanë shkaktuar zjarret.
-
VIDEO
Stuhia bllokon tre vajza në det me kanoe në Palasë, Policia Kufitare ndërhyn me skaf për t'i shpëtuar
Tre vajza përjetuan momente paniku në detin e Palasës, pasi u bllokuan me kanoe nga stuhia dhe reshjet e dendura të shiut. Për nxjerrjen e tyre në breg u desh ndërhyrja e Policisë Kufitare me skaf
-
VIDEO
Zjarr në një apartament pranë stadiumit 'Selman Stërmasi', ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen
Një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë është përfshirë nga flakët, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes në pjesët e tjera të banesës.
-
VIDEO
Zjarret në vend, ministri Nufi: S’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve! Flakët nën kontroll edhe në Dibër
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka evidentuar edhe vatrat më problematike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se nga zjarret në vend, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara apo për jetët e qytetarëve.
Nufi ka njoftuar gjithashtu se situata më problematike aktualisht paraqitet në Lurë dhe Bulqizë të Dibrës, Dajt të Tiranës dhe Abaze të Krujës.
-
VIDEO
Tre ditë në luftë me flakët, Zjarrfikësit e Tiranës rrëfejnë betejën 72-orëshe në Priskë-Lundër: Misioni nuk përfundon kur lodhesh, por kur zjarri shuhet!
Pamjet flasin më shumë se fjalët. Flakë që përpijnë kodrat, tym i dendur dhe zjarrfikës që ngjiten në terren të vështirë për të frenuar përhapjen e zjarrit. Këto janë momentet e operacionit 72-orësh në Priskë-Lundër, të publikuara nga Zjarrfikësja e Tiranës.
-
VIDEO
Zjarri në parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje! Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit brenda parkut kombëtar të Lurës në Dibër.
Prej 4 ditësh zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh dhe kullota.
Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë.
Edhe ditën e sotme janë mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencave civile, zjarrfikës dhe rreth 40 ushtarë në terren, por ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve.
Për 3 ditë në ndihmë të tyre kanë qenë 2 avionë dhe 2 helikopterë, por pa mundur t’i shuajnë flakët