-
VIDEO
Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 3 pacientë me djegie i dërguam në Tiranë, 2 te Trauma! Një vajzë në gjendje të rëndë
Nga personat e dëmtuar në zjarrin që përfshiu hotelin në Lungomare të Vlorës, gjashtë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, nga të cilët pesë prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Dy persona janë nisur drejt ‘Traumës’, tre në departamentin e djegieve në QSUT, ndërsa njëri prej të dëmtuarve po trajtohet në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës. Në gjendje të rëndë shëndetësore është një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit.
-
VIDEO
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova rrëfen ngjarjen: Ishim në gjumë, pamë tym në korridor! Kërcyem nga ballkoni
Një prej pushuesve nga Kosova që ndodhej në hotelin i cili mori flakë në orët e para të mëngjesit rrëfen nga barela ku ndodhet në spital momentin e parë që kuptuan se kishte rënë zjarr.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 4 në sallë operacioni, 3 dërgohen drejt Tiranës
Mësohet se gjashtë prej të dëmtuarve janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni. Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga dritaret, duke u hedhur prej tyre.
-
VIDEO
Sërish zjarr në Zidoll të Krujës, zjarrfikësit në aksion për shuarjen
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar këtë pasdite në Zidoll të Krujës.
Paraprakisht në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen dhe mospërhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarret, Nufi: Lura më problematikja, janë hapur korridore me fadroma për mospërhapjen e flakëve
Ministri i Mbrojtes, Ermal Nufi në një reagim për vatrat e zjarrit aktive shprehet se ajo në zonën e Lurës mbetet problematike.
-
VIDEO
Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta
Uniformat blu kanë reaguar pas atentatit të dështuar në një lokal në Elbasan.
Pas arrestimit të 52-vjeçarit blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit, pistoletë.
-
VIDEO
Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste qytetarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori
Një ngjarje fatmirësisht pa pasoja fatale ka ndodhur sot në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër person.
-
VIDEO
Manastiri i Apolonisë grumbullon besimtarët për Fjetjen e Shën Mërisë, Imzot Nikolla: Nuk jemi vetëm në sfidat tona
Festa e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari është kremtuar edhe në Manastirin e Apolonisë, ku kanë mbërritur besimtarë të shumtë. Mesha e shenjtë u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Nikolla, i cili e cilësoi këtë ditë si një festë të gëzueshme për mbarë besimtarët ortodoksë, të njohur ndryshe edhe si “Pashka e Verës”.
“Festa e Hyjlindëses është festë shumë e gëzueshme për mbarë botën e krishterë ortodokse. Quhet ndryshe edhe Pashka e Verës. Ajo na mbush me gëzim dhe shpresë se në sfidat dhe vështirësitë tona nuk jemi vetëm", tha Imzot Nikolla.
Gjatë liturgjisë u lut edhe për udhëheqësit e vendit, me thirrjen që ata të kenë urtësi dhe të veprojnë në të mirë të qytetarëve.
-
VIDEO
Pukë/ Zjarr në masivin pyjor të Tërbunit, era vështirëson neutralizimin
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor të Terbunit në Pukë. Zjarri i shfaqur në sipërfaqet pyjore të Tërbunit vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.
Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata
Rruga që lidh autostradën Tiranë -Durrës me Plepat e që shkon në plazhet e Durrësit, Kavajës e kryesisht në ato të jugut ka disa orë që është plot.
-
VIDEO
Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (EMRAT)
Tre persona janë arrestuar në Fier pasi u konstatuan me armë për arsye të ndryshme.
-
VIDEO
Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik
Një incident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan ku një automjet është përfshirë nga flakët. Nga pamjet, shihet që mjeti është plotësisht i shkrumbuar, por nuk raportohet për të lënduar.
Gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, autostrada ka qenë përplot me automjete të tjera, të cilat prisnin në trafik. Fatmirësisht, nuk janë lënduar e dëmtuar as përdoruesit e tjerë të rrugës.