-
VIDEO
Troket 2023 në Sarandë! Ja atmosfera
Edhe Saranda nuk mungonte në listën e qyteteve që dhuruan një spektakël fishekzjarrësh e ku nuk munguan urimet për një vit sa më të mbarë.
-
VIDEO
Lind bebja e parë për 2023! Është vajzë...vjen në jetë Promisa
Bebja e parë për 2023 është vajzë! Ajo quhet Promisa dhe është shëndosh e mirë. Ajo lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.
-
VIDEO
Festohet në Laç! Qytetarët presin 2023 pranë kishës së Shna Ndout
Ndërrimi i viteve u prit përmes një atmosfere të gëzueshme edhe në qytetin e Laçit. Qielli u ndriçua nga fishekzjarrët, ndërsa nuk munguan dhe ata që e priten vitin e ri pranë kishës së Shna Ndout, një vend i shenjtë ku njerëzit kanë shumë besim dhe shpresë.
-
VIDEO
Kryeqyteti i festave nuk zhgënjen! Korça dhuron super atmosferë në 00:00
Korça nuk ka zhgënjyer! Si kryeqyteti i festave që është quajtur këtë vit, dhuroi edhe një atmosferë shumë të bukur edhe kur akrepat e orës shënuan 00:00. Report Tv sjell pamjet në kohë reale nga spektakli i fishekzjarrëve.
-
VIDEO
Nata e ndërrimit të viteve, qielli në Berat ‘mbulohet’ nga fishekzjarret! Vijon festimet në baret e lokalet e qytetit
Qindra qytetarë beratas tejmbushin sheshin dhe rrugë e qytetit, në pritje të Vitit 2023.
Sapo ora shënoi 00:00, që përkon edhe ardhjen e vitit 2023,i gjithë qielli u mbulua nga fishekzjarrë të panumërta të hedhur jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qytetarët. Ishte një spektakël i vërtetë fishekzjarresh, që ndriçoi qiellin beratas për rreth 20 minuta. Qytetarët beratas u grumbulluan për të pritur ardhjen e Vitit 2023 rreth Pemës së madhe të Vitit të Ri, të vendosur këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë", duke uruar njëri-tjetrin "Gëzuar, nga mot gëzuar".
-
VIDEO
Atmosferë elektrizuese në Shkodër! Pas spektaklit të fishekzjarrëve, shkodranët drejt lokaleve, festa vazhdon
Një atmosferë elektrizuese u dhurua nga Shkodra në këtë natë të ndërrimit të viteve. Qindra qytetarë dolën në sheshin ‘Luigj Gurakuqi’ ku plasën fishekzjarrë e më pas u drejtuan lokaleve, ku festa vazhdon.
-
VIDEO
Elbasani mirëpret vitin e ri 2023! Urojnë qytetarët: Gëzuar vitin e ri të gjithë shqiptarëve
Elbasani mirëpret vitin e ri 2023! Qindra qytetarë në sheshin kryesore shijuan spektaklin e fishekzjarrëve.
“Uroj shqiptarët kudo qofshin”
“Gëzuar, 2023 qoftë një vit i lumtur”
“Gëzuar vitin e ri të gjithë shqiptarëve”, janë disa nga urimet që bëjnë qytetarët e Elbasani.
-
VIDEO
Gjirokastra mirëpret 2023! Atmosferë e ngrohtë në qytetin e gurtë
Në Gjirokastrën e gurtë, gjirokastritët festuan natën e ndërrimit të viteve. Kur akrepat shkuan 00:00, u dhurua një atmosferë e ngrohtë e ku nuk mungoi edhe shfaqja me fishekzjarrë.
-
VIDEO
Policia e Tiranës: 12 qytetarë të lënduar nga fishekzjarrët! 4 në spital
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 12 persona janë lënduar nga fishekzjarrët, 4 prej tyre në spital.
“Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.
-
VIDEO
Ora shënon 00:00! Fieri feston me super atmosferë
Nata e ndërrimit të viteve është festuar edhe në qytetin e Fierit me një spektakël fishekzjarrësh. Dhjetëra qytetare mbushën sheshin qendror të qytetit dhe kur ora shënoi 00:00 qielli u ndez nga fishekzjarrët. Në gatishmëri në sheshin e qytetit kanë qenë zjarrfikësja dhe patrulla policie.
-
VIDEO
Si asnjëherë tjetër! Super spektakël fishekzjarrësh në Tiranë! Qielli ‘ndrin’
Tirana, si asnjëherë tjetër ka dhuruar një spektakël fishekzjarresh! Organizimi ishte bërë në sheshin Skënderbej nga Bashkia e Tiranës, e ndërsa në këtë magji kanë kontribuar edhe vetë qytetarët që plasën fishekzjarrë nga shtëpitë e tyre, duke dhuruar një pamje fantastike.
-
VIDEO
Qielli në Vlorë ndrit nga fishekzjarrët shumëngjyrëshe! Ja atmosfera në qytetin bregdetar
Atmosfera festive nuk kishte si të mungonte edhe në Vlorë. Si asnjëherë tjetër, qielli i ndrit nga spektakli i fishekzjarrëve shumëngjyrësh.