-
VIDEO
Dy aksidente me vdekje në Divjakë! Makinat dalin nga rruga, ndërron jetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja! 5 të plagosur në spital
Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në Divjakë
-
VIDEO
Lëshohen në hapësirë satelitët Albania1 dhe Albania 2, Rama publikon pamjet: U tha, u bë
Janë lëshuar në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2
-
VIDEO
‘Ura e zogut’, sfida e 2023, a do ta shpëtojnë ministritë? Kallfani: Është ngritur grupi punës, po studiohet terreni
Me një këmbë thuajse të ceduar, gërryerje të shtratit, amortizim, degradimi i Urës 95-vjeçare me harqe që lidh dy ekstremet e lumit “Mat” ka prekur ekstremin. Shirat e dendura kanë përkeqësuar situatën, e nëse nuk merren masa mund ta çojnë drejt zhytjes. Viti 2023, sa i përket monumenteve në rrezik, nis me sfidën e rimëkëmbjes së kësaj ure historike të ideuar nga Mbreti Zog.
-
VIDEO
Ballsh, zjarr në një klasë në shkollën 9-vjeçare '5-Shkurti', digjen materiale mësimore
Ballsh, zjarr në një klasë në shkollën 9-vjeçare '5-Shkurti', digjen materiale mësimore
-
VIDEO
Meta e nis vitin e ri me mushkën: Me simbolin e punës, fuqisë dhe fisnikërisë
“Me simbolin e punës, fuqisë dhe fisnikërisë ju uroj një ditë të mbarë!” Shkruan Ilir Meta krahas videos së shkurtër të publikuar në Facebook.
-
VIDEO
Ndryshoi fytyrën? Eksperti Softa : Ervis Martinaj është gjallë
Fatjon Softa, eksperti i sigurisë ka ndarë në Report Tv konkluzionet e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në vitin 2022 dhe ka parashikuar dhe analizuar situatën në vitin 2023. Ai thotë se në krahasim me vitin 2021, statistikisht ka pasur më vrasje, por mënyra se si kanë ndodhur kanë qenë makabër. Ai thotë se vrasjet kanë kaluar në një tjetër stad, gati të pamundura nga ana e policisë për t’i zgjidhur, kjo sepse vrasjet kryhen nga njerëz profesionist, nga njerëz që i përkasin rrethit të forcave policore. I pyetur për lajmin më të bujshëm të vitit 2022, atë të Ervis Martinaj, eksperti i sigurisë mendon se Martinaj është ende gjallë “Kjo është një nga ngjarjet që ka pasur edhe reagimin e kryeministrit pasi i vuri edhe 100 ditë strukturave të policisë. Si mund i japësh 100 ditë, sepse ka hallka që kanë qenë në mbështetje të grupeve kriminale. Kjo është shumë e ndërlikuar pasi përfshin edhe aktivitetin kriminal, por edhe drejtues të institucioneve ligjzbatuese dhe polici. Ngjarje e vështirë për tu zbardhur. Analiza që ne bëjmë të çon në një gjykim që është gjallë. Arritit t’i shpëtoj shumë atentateve ka pasur eskorta dhe infrastrukturë policore, ka qenë i kudo ndodhur dhe duke pasur pasuri të madhe kishte mundësi të mbronte veten. Mund të jetë edhe rasti i improvizimit të vdekjes, të kryej operacione plastike etj ", përfundoi ekperti i sigurisë, Fatjon Softa
Ai (Ervis Martinaj) ka një pasuri goxha të madhe që arrite të korruptonte. Unë e quaj si rasti i Pecorellit (biznesmenit italian) që inskenoi vdekjen e tij (në Pukë), por më pas u gjet në Itali dhe u arrestua.
Mundësia për t’u fshehur në Shqipëri apo Kosovë, apo për të bërë operacione plastike ekzistojnë” tha Fatjon Softa.
-
VIDEO
Akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosjen e shokut të tij, policia bastis lokalin në pronësi të autorit, gjenden 3 gëzhoja plumbash
Policia e Kosovës ka bastisur lokalin ‘Kobra City’ në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxhaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjes së 27 vjeçarit Rufgen Shehu pas një konflikti që kishte pasur me këta dy të fundit.
-
VIDEO
Fier/ Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet për drift 24-vjeçari
Një 24-vjeçar ka marrë masë administrative nga policia e Fierit pasi bëntë manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondon e staconit të autobusëve.
-
VIDEO
‘Plas’ sherri në Durrës! Plagoset me çifte 28-vjeçari, autori arrestohet pas një ore ndjekje nga policia (EMRAT)
DURRËS- Një 28-vjeçar është plagosur me çifte mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, e ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar nga policia pas arratisjes së tij që zgjati vetëm një orë.
-
VIDEO
E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau 31-vjeçarin nga Kukësi! Pëlqen jetën e luksit dhe mban pllakë floriri në qafë
Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.
Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.
-
VIDEO
Kush është 30-vjeçari nga Përmeti që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës dhe e ekzekutoi me 9 plumba
Report Tv ka siguruar fotografinë e 30-vjeçarit Albano Velo, lindur në Këlcyrë Përmet që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës dhe e ekzekutoi me 9 plumba në Tiranë. Velo rezulton shok me Aleksandër Sadikajn, i vrarë më 11 qershor të vitit 2022.
-
VIDEO
Hakmarrje për vrasjen e shokut pas 6 muajsh, organizoi atentatin dhe ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari! Në kërkim autori tjetër
6 muaj i është dashur Albano Velos që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj. 30-vjeçari është vënë në pranga organizoi atentatin dhe kreu ekzekutimin e Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Në kërkim është shpallur bashkëautori tjetër.