-
VIDEO
Vrau të riun nga Kukësi për faturën prej 400 eurosh, prokuroria e Prizrenit kërkon lënien në burg të 'Kobrës' dhe 5 personave të tjerë
Prokuroria e Prizrenit ka depozituar në gjykatë kërkesën për paraburgimin e Dibran Hoxhaj i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufgen Shehu.
-
VIDEO
Dy satelitët e Shqipërisë, ish deputeti i PS: Mund të ngrihet qendër kontrolli në ministri! Kultivuesit e drogës do mendohen mirë para se ta mbjellin
Ish deputeti i PS, Arben Çuko ka deklaruar se lëshimi në hapësirë i dy satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ është një lajm shumë i mirë për vendin dhe një veprim që duhej të ishte ndërmarrë kohë më parë. Ai theksoi se për monitorimin e tyre, mund të krijohet një qendër kontrolli në ministrinë e Brendshme.
-
VIDEO
Tiranë/ Rama mbledh ministrat për takim në ‘Vilën 31’ në ish-Bllok
Kryeministri Edi Rama ka nisur vitin 2023 me një takim me ministrat te ‘Vila 31’ në ish Bllok. Ende nuk dihen arsyet e takimit.
-
VIDEO
Ashpërsimi i dënimeve në Britani, avokati Hasani: 4 vite burg për emigrantët e paligjshëm, 25 vite deri në burg përjetë për trafikantët
Ashtu siç kishte paralajmëruar, qeveria britanike ka ashpërsuar rregullat për shqiptarët që shkojnë në mënyrë të paligjshme në Britani. Avokati i shqiptarëve në Londër, Naim Hasani foli për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke thënë se do të nisi procedurat e përshpejtuara për emigrantët e paligjshëm. Dënimet me burg nuk do të mungojnë pasi emigrimi dhe trafikimi do të konsiderohen si vepra penale.
-
VIDEO
Për 10 ditë erdhën për festa nga Porti i Durrësit 30 mijë emigrantë! Nis largimi, fluks në pikat kufitare në vend
Festat e fundvitit sollën në atdhe mijëra shqiptarë, të cilët tashmë po largohen drejt vendeve të tyre të punës. Këtë të mërkurë nga Porti i Durrësit do të nisen 4 tragete me afërsisht 6 mijë udhëtarë.
-
VIDEO
Punonjëset e fasonerisë në Devoll ngrihen në protestë, drejtuesja e sindikatës: Më pushuan nga puna se kërkova llogari për uljen e rrogës së 5 grave
Ditën e sotme në Devoll, punonjëset e një fasonerie (Robaqepsia Toni Oil) janë ngritur në protestë. Shkak i kësaj proteste është bërë ulja e pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie, që sipas punëdhënësit të tyre, nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Ndërkohë tjetër shkak i kësaj proteste ishte pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla, sipas saj ajo kishte kërkuar lejen e zakonshme të punës, por menjhërë ka marrë nga punëdhënësi njoftimin për pushim nga puna.
-
VIDEO
Rikthimi i basteve online, zv.ministri i Arsimit: Të ardhurat do i kalojnë sportit! Buxhetet aktuale, të pamjaftueshme
Zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha e ka cilësuar të rëndësishëm vendimin për hapjen e basteve online pasi të ardhurat do t’i japin frymëmarrje sportit.
-
VIDEO
Vrasja e kuksianit nga ‘Kobra’ në Prizren, gazetari nga Kosova: Policia në Morinë nuk vuri re që makina ishte qëlluar me plumba dhe kishte të plagosur brenda
Gazetari Flamur Gajtani nga Kosova ka deklaruar se ajo që është më e rëndë në vrasjen e Visart Cengut në Prizren është se Policia Kufitare në Morinë, nuk e ka vënë re që makina ku po udhëtonte Cengu me shokët e tij kishte shenja plumbash dhe të plagosur brenda.
-
VIDEO
Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë! Nuk u ndal para kolegëve, i shau e u largua me makinën me xhama të zinj! U kap me kanabis
Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.
-
VIDEO
Numër më i lartë i daljeve nga vendi në pikën kufitare të Kapshticës, emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas festave
Emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendet ku punojnë. Për datën 3 janar në Kapshticë kanë hyrë 2591 persona ndërsa kanë dalë 5192.
-
VIDEO
Rehabilitimi i përroit të Lushnjes, Balla: Punimet përfundojnë brenda 2023! Arterie kryesore për të shkuar nga jugu në veri
Punimet për rehabilitimin e përroit të Lushnjes, një projekt shumë i rëndësishëm për këtë qytet, do të përfundojnë brenda 2023. Ka qenë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla që ka bërë të ditur lajmin, teksa inspektoi punimet së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa. Balla u shpreh se ky projekt është një arterie kryesore për Lushnjen për të shkuar nga jugu në veri.
-
VIDEO
Tjetër aksident me vdekje në Divjakë, mjeti del nga rruga ndërron jetë pasagjerja
Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë, ku ka ndërruar jetë një person.
‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë", shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.