-
VIDEO
Çelet për herë të parë në muzeun Shkodrës ekspozita me veshje antike liturgjike, organizatorët: Qëllimi është ungjillëzimi përmes kulturës
Për herë të parë në muzeun e dioqezës së Shkodrës çelet një pavion me veshje antike liturgjike. E veçanta qëndron në faktin se këto veshje kanë qenë sekuestruar nga sistemi komunist, por janë mbledhur me kujdes gjatë viteve të demokracisë dhe tashmë shfaqen për publikun
-
VIDEO
Ekzekutimi i Edmond Papës, një grup hetuesisht shqiptarë nisen drejt Athinës, dyshohet se urdhri erdhi nga i burgosuri, Klodian Lekocaj
Autoritetet shqiptare po hetojnë në mënyrë intensive pistën e ekzekutimit të Edmond Papës për çështjet e prishjes së pazareve të drogës në Greqi, teksa gjithçka po lidhet me një porosi të mundshme nga vendi fqinj për vrasjen e 49-vjeçarit, duke lënë në hije pistën tjetër të konflikteve të mundshme të pronave.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, kalon për gjykim çështja ndaj Arbër Paplekajt dhe të akuzuarve të tjerë! Report Tv zbardh listën e 59 dëshmitarëve
Ka kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor procesi për hetimin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, ngjarje për të cilën është marrë i pandehur Arbër Paplekaj.
-
VIDEO
Disa ditë pas largimit të Helidon Bendos, shkon në Kryeministri drejtori i komanduar i SHISH Oljan Kanushi! Më herët në takim edhe Guvernatori Sejko
Zv/drejtori i SHISH, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Oljan Kanushi, është paraqitur sot në Kryeministri. Ai është fotografuar të futet në godinë, pak ditë pas largimit përfundimisht nga detyra të ish drejtorit Helidon Bendo, i cili tashmë do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë: Qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë
Në një kohë kur bëhen 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Tiranë para ambasadës së Serbisë , në mbështetje të Kosovës
-
VIDEO
U dhunua nga dy të rinj, drejtori i Postës së Lezhës: Sulm politik! Policia: Dyshohet të ketë ndodhur për motive personale, autorët ende në arrati
Drejtori i Filalit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku ka deklaruar se arsyeja e sulmit me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.
-
VIDEO
Gjeti arsenal armësh në shtëpitë e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij, policia asnjë të shoqëruar pas operacionit të djeshëm
Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak të hënën në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt, në kontrollet që zgjatën për rreth 5 orë
-
VIDEO
Fati i Ervis Martinajt, eksperti i kriminalistikës: Në lojë dinjiteti i shtetit! Të caktohet një fond i posaçëm për grup elitar hetuesish për të zbardhur zhdukjen e tij
Eksperti kriminalist, Artan Rexhepi ka deklaruar se kontrollet e policisë në vilën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj ishin të vonuara dhe se në njëfarë mënyre tregonin sikur ai është eleminuar dhe se autoritetet po merren më shumë me klanin e viktimës sesa me autorin.
-
VIDEO
Digjet orët e para të mëngjesit makina luksoze në Vlorë! Dyshohet e qëllimshme
Një makinë tip ‘Porche’ është përfshirë nga flakët në lagjen 24 Maji orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
-
VIDEO
PD e zhytur në kaos, por a ka krizë edhe në PS?
PD e zhytur në kaos, por a ka krizë edhe në PS? Për këtë u diskutua në Report Tv, ku ishte i ftuar deputeti i PS, Petro Koçi që tha se partia në pushtet ka treguar në këto 10 vite se i ka përballuar mirë sfidat. Duke bërë një analizë të krizës në PD, analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Kontrast” nga Denis Minga se nëse Edi Rama do zgjidhte të mos shkonte në punë një ditë, do kishte kaos në PS.
-
VIDEO
Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë së 5 invalidëve në Elbasan! Arrihet marrëveshja me Ministrinë për paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë
Pas 3 ditësh në grevë urie, është arritur marrëveshja e invalidëve në Elbasan me Ministrinë e Shëndetësisë për heqjen e pagesës 16 mijë lekë në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare nga CMAP epror. Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes por pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.
-
VIDEO
Tentoi t’i kapte gruan,vrau kushëririn/Pas 19 viteve burg vjen në’Pa Gjurmë’:Gruaja më priti, por...
Nga ’rubrika e letrave’ lexohet historia e Pjetër Nikollës nga Puka, 59-vjeçari kreu 18 vite burg pasi vrau kushëririn e tij. Në letër ai shkruan: “Më shitën motrën, më poshtëruan gruan”. I ftuar në studio Pjetër Nikolla një 59-vjeçar i braktisur nga familjarët rrëfen sesi për nderin e familjes është në hasmëri me familjen e kushëririt të tij. Pasi kreu 18 vite burg sot jeton i vetëm, në një shtëpi të braktisur. Ai kërkon nga ’Pa Gjurmë’ të rilidh kontaktet me dy fëmijët e tij të rritur, me të cilët nuk ka kontakte prej shumë vitesh. Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura. “Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan. Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur. Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai.