-
VIDEO
Mashtronte subjektet në Korçë, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë! Mori 344 mijë euro, u premtoi se do merrnin fonde nga shteti për të ndërtuar bujtina
Një 39-vjeçare ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga nga policia dhe do të hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Viola Sterjo arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korcë dhe Pogradecë me premtimin se do të ushtronte ndikimin e saj që të përfitonin grante miliona euro nga AZHBR, kryesisht për të ngritur hotele e bujtina.
-
VIDEO
Veliaj e Baba Mondi shërbejnë drekën festive në qendrën sociale të Kombinatit: Mirënjohës për kontributin e kujtdo që është solidar me njerëzit në nevojë
Në këtë atmosferë festash edhe Qendra Komunitare “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat, ka shtruar një drekë festive për të gjithë frekuentuesit e saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shërbyen drekën festive për njerëzit në nevojë
-
VIDEO
Çollaku në Report Tv: Vuçiç po tenton të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria duhet të bëjë më shumë, të dalë urgjent nga Open Balkan
Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa prej 19 ditësh serbët kanë vendosur barrikadat. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku komentoi në Report Tv tensionet në veri, ndërsa tha se ky është plani i vjetër i Vuçiç, i cili në bashkëpunim me grupet kriminale do tentojë që të marrë veriun e Kosovës.
-
VIDEO
Akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për Ardian Çapjan
Është shtyrë seanca gjyqësore për Ardian Çapjan dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të një prej të pandehurve.
-
VIDEO
U rrahën me njëri-tjetrin për një vajzë, pezullohen nga detyra dy policët në Elbasan, nis hetimi ndaj tyre (EMRAT)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka miratuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy efektivëve Ervis Hasa dhe Redi Mato, 23 vjeç të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin jashtë orarit të shërbimit.
-
VIDEO
Goditi Sali Berishën, shqyrtohet sot në Apel kërkesa e Gert Shehut për të lënë qelinë
Ditën e sotme në gjykatën e Apelit do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën, për të lënë qelinë. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.
-
VIDEO
Tiranë/ Shkrumbohet gjatë natës lokal ‘Votra’ te ‘Brryli’
Është shkrumbuar gjatë natës lokal ‘Votra’ në zonën e Brrylit në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet, lokali është djegur krejtësisht
-
VIDEO
Moti i keq/ Korrespondenti i Report Tv në SHBA: Mes viktima, për fat të mirë s’ka shqiptar! Komuniteti ynë është organizuar mirë me njëri-tjetrin
Për fat të mirë, si rezultat i motit të keq në SHBA, komuniteti shqiptar nuk është prekur, që do të thotë nuk ka pasur humbje jetë apo edhe pasoja më të rënda.
-
VIDEO
Debate te forta në studio, Demalia: Berisha parti pa vulë. Burimi: PD është e djathta
-
VIDEO
Avokati i Popullit në ‘pikën zero’, Kuvendi do rihapë garën! PD ende pa vendim për emrat! Ligji e lejon për mandat të dytë, por Ballanca 'hesht'
Pas refuzimit të Ledio Brahos e Altin Goxhajt, zgjedhja e Avokatit të Popullit është sërish në pikën zero. Kuvendi pritet të rihapë garën e deri në zgjedhjen e emrin të ri, insitucionin do ta drejtojë Erinda Ballanca, me mandat të përfunduar. Avokati i Popullit vë sërish në sfidë opozitën, që në fazën e parë u shfaq e ndarë për emrat e propozuar.
-
VIDEO
Festat e fundvitit/ ‘Fluturojnë’ çmimet e gjelit të detit në Tiranë! Nga 1 mijë shkon në 1300 lekë! Fermeri: Jemi të detyruar t'i rrisim
Në ditët e fundit të këtij viti, mbreti i tryezës së festave të fundvitit po shitet gjithnjë e më shtrenjtë. Nga 1 mijë lekë, gjeli i detit do shitet në 1300 lekë, ndërsa pula do të shkojë në 1400 lekë. Paralajmërimet e fermerëve janë për rritje të mëtejshme për shkak të kostove
-
VIDEO
Pishkash dhe Skroskë, fshatrat ‘e harruar’ të Përrenjasit, prej vitesh pa asnjë investim! Banorët: Duam thjesht një asfaltim rruge
Në fshatrat malorë të Përrenjasit prej vitesh nuk është kryer asnjë investim në infrastrukturë. Banorët tregojnë për vështirësitë, sidomos për rrugën e pa asfaltuar, mungesën e shkollës, që po çojnë në shpopullim