Nga ’rubrika e letrave’ lexohet historia e Pjetër Nikollës nga Puka, 59-vjeçari kreu 18 vite burg pasi vrau kushëririn e tij. Në letër ai shkruan: “Më shitën motrën, më poshtëruan gruan”. I ftuar në studio Pjetër Nikolla një 59-vjeçar i braktisur nga familjarët rrëfen sesi për nderin e familjes është në hasmëri me familjen e kushëririt të tij. Pasi kreu 18 vite burg sot jeton i vetëm, në një shtëpi të braktisur. Ai kërkon nga ’Pa Gjurmë’ të rilidh kontaktet me dy fëmijët e tij të rritur, me të cilët nuk ka kontakte prej shumë vitesh. Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura. “Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan. Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur. Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai.
Tentoi t’i kapte gruan,vrau kushëririn/Pas 19 viteve burg vjen në’Pa Gjurmë’:Gruaja më priti, por...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
