-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë!
Zjarri që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, është vënë nën kontroll, pas ndërhyrjes me forca të shumta si dhe 2 helikopterë që 'luftuan' disa orë me flakët. Ndonëse nuk ka një bilanc, sipërfaqe të mëdha me bimësi, janë kthyer në hi.
-
VIDEO
Goditi gruan me thikë në kokë, lëndohet edhe vetë 43-vjeçari në Durrës/ Të dy përfundojnë në spital
Burri dyshohet se e goditi në kokë gjatë konfliktit në familje. Të dy përfunduan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Sherr në lokalin në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë 51-vjeçarin! 6 në pranga, 3 me precedent penalë për drogë
Një sherr me sende të forta u shënua në një lokal të Divjakës, me dy të lënduar. Teksa policia hetonte të zbulonte të gjithë të përfshirët, njëri prej tyre, një 22-vjeçar me precedentë për drogë në Shqipëri dhe Belgjikë, u rikthye disa orë më pas në lokal dhe tentoi të vriste me një pistoletë me silenciator, personin me të cilin u konfliktua. Nga hetimet, u arrestuan në total, 6 persona.
-
VIDEO
Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës
Zjarri që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, është ende aktiv, dhe forca të shumta si dhe 2 helikopterë po luftojnë ende me flakët. Ndonëse nuk ka një bilanc, sipërfaqe të mëdha me bimësi, janë mbuluar me hi.
-
VIDEO
Administrativja nuk shqyrtoi emërimin e Ols Dados, Veliaj e Bashkia ankimojnë vendimin në Apel: Asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin
Kryebashkiaku Erjon Veliajn ankimoi në Apelin e Administratives, refuzimin e shqyrtimit të padisë së tij, për t'u shprehur nëse prokurori Ols Dado mund të jetë në detyrë kur është emëruar sipas tij në kundërshtim me kriteret ligjore.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Lugaxhi të Elbasanit, i afrohet zonave të banuara
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, duke avancuar drejt zonës së banuar.
-
VIDEO
Rrezikoi masivin pyjor me pisha, vendoset nën kontroll vatra në Fushë-Arrëz
Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditën e kësaj të enjte në masivin pyjor në Fushë Arrëz. Vatra e zjarrit e shfaqur në afërsi të fshatit Orosh dhe rrezikonte të hynte në pyjet me pisha. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vendosjen nën kontroll.
-
VIDEO
Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës Bashkia Vlorë dhe Policia Bashkiake në aksion për eliminimin e çdo pengese që cenon rrjedhën e ujërave
Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion për prishjen e disa objekteve dhe mureve të ndërtuara përgjatë Kanalit të Naunkës, të cilat pengojnë funksionimin normal të tij.
-
VIDEO
Zjarri në Priskë, Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet dhe dilni në terren
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte në Priskë të Madhe, për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarret që kanë shkrumbuar shumë hektarë me ullishte, pemë frutore e prona private.
-
VIDEO
Zjarret në Tiranë, prefekti Hajdari për Report Tv: 5 vatra në kryeqytet, dyshohen të qëllimshëm! Kemi një përmirësim
Shkëlqim Hajdari, preferkti i qarkut të Tiranës një intervistë për Report Tv nuk e përjashtoi mundësinë që vatrat e zjarrit në kryeqytet të jenë të qëllimshëm.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë/ Kamioni përplaset me barrierat, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt
Dërrasat janë shpërndarë në të dyja anët e rrugës, duke krijuar vështirësi për qarkullimin dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.
-
VIDEO
Fluksi në urgjencën e Vlorës, 120 vizita në 24 orë! Turistë e qytetarë me të vjella, diarre, temperaturë
Mbipopullimi i qytetit turistik ka sjellë dhe rritje të numrit të pacientëve në Urgjencën e Vlorës. Rreth 120 qytetarë dhe turistë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore. Pjesa më e madhe kanë viroza, infeksione të bajameve dhe probleme të aparatit tretës. Pas vizitës mjekësore trajtohen në banesë.