-
VIDEO
Zjarri në Tiranë, banori: Ishte 100 metra larg shtëpive! U larguam, u rikthyem kur erdhën zjarrfikësit
Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.
-
VIDEO
Mirditë, vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa fshatra
Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë. Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.
-
VIDEO
Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve!
Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit, por flakët janë rreth 70 metra larg banesave. Megjithatë, janë marrë masat që të mos depërtojë. Ndërkohë është shfaqur dhe rreziku i gurëve që bien nga mal
-
VIDEO
Zjarret në Krujë, banori shpreh mirënjohje për zjarrfikësit dhe policinë: Nuk kanë të paguar
Pas disa vatrave që kanë rënë në rrethin e Krujës, banorët shprehen mirënjohës për punën e palodhur të zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë.
-
VIDEO
Me brinjë të dëmtuara e ilaçe në xhep, zjarrfikësi në Krujë s’e braktis detyrën: Do ta bëjmë me zemër
I lodhur, i sëmurë dhe ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi tregon për Report Tv një foto nga celulari, ku shihet grafia e kraharorit me dëmtimet në brinjë. Nga xhepi nxjerr ilaçet duke thënë se këtë punë e bën me zemër.
-
VIDEO
Në luftë me 'flakët', zjarrfikësi në Krujë: Nuk kam hequr këpucët prej disa ditësh
Zjarrfikësit në Krujë pavarësisht se prej disa ditësh kanë qenë në ‘luftë me flakët thonë se nuk do ta ndalin punën e tyre deri në shuarjen e plotë të flakëve.
-
VIDEO
Komandanti i Zjarrfikëses në Krujë: 5 ditë pa gjumë, do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit
Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten.
-
VIDEO
Pamjet me dron/ Si paraqitet situata pas zjarrit në Lundër e Priskë
Report Tv ka siguruar pamje me dron që pasqyrojnë situatën e mëngjesit të sotëm pas zjarrit të pasdites së djeshme në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.
-
VIDEO
Zjarri në Tiranë/ Përmirësohet situata në Daias, ndërhyrja vijon nga toka dhe ajri.
Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse nga terreni dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen. Zjarrfikësit janë përqendruar më shumë pranë zonave të banuara, kurse helikopteri po vepron në ato që janë më të vështira për t'u depërtuar.
-
VIDEO
‘Largohu!’ Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali
Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin. Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve.
-
VIDEO
Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri!
Vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras. Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit, por flakët janë rreth 70 metra larg banesave. Megjithatë, janë marrë masat që të mos depërtojë.
-
VIDEO
Mallakastër/ 70 forca punojnë për vatrat e zjarreve në Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare
Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.