-
VIDEO
Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni 'Air Tractor' aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)
Vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras. Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me avionin ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit. Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku janë aktivizuar rreth 70 forca zjarrfikëse.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Lurë, aktivizohet avioni ‘Air Tractor’ për shuarjen
Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar.
-
VIDEO
Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, u afrohen banesave
Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Situata rrezikon të kthehet përsëri në kritike, ndaj ata bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.
-
VIDEO
Zjarret në Tiranë, prefekti Shkëlqim Hajdari për Report Tv: Evakuuam 10 familje! Rrezikohet Gurra e Madhe, Farka e Priska! Flakët po favorizohen nga era e fortë, prioritet jeta e banorëve
Prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar për situatën e zjarreve në Tiranë, ku flakët kanë ‘mbërthyer’ zonën mes Lundrës e Priskës.
-
VIDEO
Vijon lufta me zjarret mes Lundrës e Priskës! Situatë ‘alarmante’ digjen disa shtëpi
Mbi 530 forca operacionale dhe efektivë të ushtrisë, 3 helikopterë dhe dy avionë Air Tractor, janë angazhuar këtë të mërkurë në gjashtë zona të ndryshme të vendit, për t’u përballuar me 10 vatra aktive zjarri. Zjarri në kufirin mes Lundrës e Priskës në Tiranë ka marrë përmasa 'apokaliptike' në mbrëmje, duke djegur edhe disa shtëpi të pabanuara.
-
VIDEO
Fier/ Përparon zjarri në Drenie të Patosit, forcat zjarrfikëse po punojnë për garantimin e një perimetri sigurie pranë banesave
-
VIDEO
RENEA zbarkon në Vlorë, aksion në dy banesa! Dyshohet për persona me rrezikshmëri të lartë
-
VIDEO
‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ në Lundër! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit
Situata e zjarreve paraqitet mjaft e rrezikshme në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ku rrezikohen edhe banesat. Aty është ndërhyrë gjatë ditës së sotme me 2 avionë Air Tractor për shuarjen e flakëve. Edhe në Drenie të Patosit situata paraqitet e rrezikshme, pas riaktivizimit të vatrës së zjarrit.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha pranë Lundrës në Tiranë, 2 helikopterë në 'luftë' me flakët! Në Krujë, banorët largojnë fëmijët dhe të moshuarit nga zonat e rrezikuara (VIDEO)
Situata e zjarreve paraqitet mjaft e rrezikshme në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ku rrezikohen edhe banesat. Aty po ndërhyjnë 2 avionë Air Tractor për shuarjen e flakëve. Edhe në Drenie të Patosit situata paraqitet e rrezikshme, pas riaktivizimit të vatrës së zjarrit.
-
VIDEO
Vlorë/ IKMT shemb ‘beach bar-in’ pa leje në Karaburun, arrestohet ndërtuesi dhe shpallet në kërkim ortaku i tij! Në operacion të pranishëm edhe Hita e Qendro
Ndërtuesit ishin proceduar penalisht më herët dhe nuk ndërmorën hapa për prishjen vullnetare të objektit, pas paralajmërimit. Aksioni vjen pas operacionit për shembjen e një godine pa lejë pak ditë më parë në Himarë, që çoi në shkrirjen e IMT Himarë dhe pezullimin e zinxhirit drejtues të Policisë Himarë, që ishin në detyrë gjatë kohës së ndërtimit të objektit.
-
VIDEO
Era e fortë përhap zjarrin drejt banesave në Krujë, banorët largojnë fëmijët dhe të moshuarit, presin pemët për t'i penguar flakët
Situata në Krujë raportohet e nderë teksa banorët e lagjes abaze, banorët e së cilës ndodhen më pranë njërës prej vatrave të zjarrit, po marrin masa të largojnë fëmijët, të moshuarit dhe sendet me vlerë. Era po fryn me intensitet në zonë, çka përbën një faktor nxitës për përhapjen e flakëve. Banorët po presin pemë për të penguar përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Era e fortë favorizon zjarret në Krujë, tre vatra aktive! Ndërhyrje me mjete dhe njerëz nga toka
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Krujë, në lagjet Abaze dhe Boje, si dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.
Në lagjen Abaze, zjarri vijon në zonën e Kroit të Madh. Helikopterët janë larguar, ndërsa situata nuk duket e mirë për shkak të erës së fortë që po favorizon përhapjen e zjarrit gjatë natës.