-
VIDEO
Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit ish-kryeministrit Italian, Romano Prodi: Keni gjithë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot ish-kryeministrin Italian, Romano Prodi, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje dhe respekti Kullën e Sahatit. Në bisedën që zhvilloi me ish kryeministrin Prodi, Veliaj kujtoi kohën e vështirë të viteve 1997-‘98, kur ai vizitoi Shqipërinë dhe tha se sot është një nder që kthehet sërish në kryeqytetin shqiptar.
-
VIDEO
Teknologjia, forma e re e trafikimit të qenieve njerëzore! OSBE zbuloi 300 faqe online ku ofroheshin shërbime seksuale e trafikim i qenieve njerëzore
Trafikantët dhe kriminelët përherë e më shumë po përdorin teknologjinë për të kryer veprimtarinë e tyre në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe në afrimin e shërbimeve seksuale në Shqipëri
-
VIDEO
Planifikonte sulm terrorist në kampin e muxhahedinëve, GJKKO dënon me 15 vite burg iranianin e arrestuar! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag të arrestuar për terrorizëm.
-
VIDEO
Gjirokastër, përfshihet nga flakët makina! Zjarrfikësit në vendngjarje
Një makinë është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pas kalasë së qytetit , në rrugën që të çon drejt lagjes Manalat.
-
VIDEO
Tragjedia në La Mansh, mediat e huaja publikojnë pamjet nga momenti kur shpëtohen emigrantët
Mediat e huaja kanë vijuar të publikojnë pamje nga momenti kur u shpëtuan 42 emigrantë nga barka e fundosur në La Mansh.
-
VIDEO
Shpërndante kanabis afër disa shkollave në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari! Nën hetim motra e tij, tentoi të fshihte drogën kur polica kontrolli banesën
Një 30-vjeçar me iniciale A.K., ka rënën në prangat e bluve të kryeqytetit pasi shpërndante kanabis në doza në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.
-
VIDEO
U hiqen pagesat e paketës higjeno-sanitare, invalidë e familjarë nisin grevë urie në Elbasan e kërcënojnë se do të vetëflijohen: T’i kthejnë sytë te ne! Jemi të pa shpresë
ELBASAN- Pjesëtarë të shoqatës së Invalidëve të Punës ne Elbasan, kanë filluar sot grevë urie në qyteti pasi thonë se i është hequr paketa higjeno-sanitare prej 16 mijë lekësh.
-
VIDEO
I përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të kanabisit, GJKKO e dënon me 13 vite burg ish truprojën e Saimir Tahirit! Përfiton gjykim të shkurtuar
GJKKO ka vendosur dënim me 13 vite burg për Hekuran Markun, që përfiton me gjykim të shkurtuar. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 8 vite e 8 muaj. Ish truproja i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Marku u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Tensionet në veri/ Ministri serb viziton xhandarmërinë jo shumë larg kufirit me Kosovën, flet për gatishmëri luftarake
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç, ka vizituar vonë në mbrëmje Detashmentin e Xhandarmërisë në Kralevë, duke nxitur kështu dyshime për një lëvizje të mundshme drejt Kosovës.
Kraleva është qytet jo shumë larg pikës kufitare, Jarinjë, në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas njoftimit të MPB-së serbe, Gashic “me këtë vizitë është bindur për gatishmërinë luftarake dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj njësie”, transmeton Demokracia.com.
“Ministri vuri në dukje se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e Xhandarmërisë janë të gatshëm të përmbushin çdo detyrë që u vihet nga udhëheqja e Republikës së Serbisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Po ashtu në këtë njoftim, thuhet se gjatë kësaj vizite, Gashic në një bashkëbisedim me pjesëtarët e këtij Detashmenti theksoi përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.
-
VIDEO
Farmacitë me laboratorë të certifikuar për përgatitjen e preparateve diskutohen te 'Integrimi'! Ahmetaj: Spektakolare! Tabaku: Hap shtigje korrupsioni
Ligji i ri për “Barnat dhe shërbimin farmaceutik”, që po shqyrtohet në Kuvend, detyron farmacitë që duan të përgatisin preparate mjekësore të kenë laboratorë të certifikuar. Kjo është çështja për të cilën u diskutua në Komisionin e Integrimit.
-
VIDEO
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, mesazhi i Kim: Pa frikë e favor do luftojë korrupsionin e krimin! Drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh për kreun e ri të SPAK që të luftojë korrupsionin e krimin pa u frikësuar dhe pa u ndikuar nga favoret. Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit dhe institucionet duhet të jenë të pavarura.
Po ashtu shkruan se SHBA mbështet reformën në drejtësi ndaj do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK që do të mbahet më 16 dhjetor. Kim thekson se nuk do të ndryshojë zbatimi i reformës në drejtësi, që sipas saj nuk është vetëm kërkesë për anëtarësimin në BE por kërkesa e drejtë e popullit shqiptar.
-
VIDEO
Kim: Takova një e nga një prokurorët për rëndësinë e procesit! Rama-KLP: Mos u ndikoni nga askush, kreun e ri të SPAK e zgjidhni ju, jo qeveria e as ambasada
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave, duke thënë se kreu i ri i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që është një organ i ri drejtësisë krejtësisht i pavarur.