-
VIDEO
Merr flakë mjeti në ecje në aksin Vlorë-Llogara
Merr flakë duke ecur në aksin Vlorë Llogora një automjet j llojit BMW x5. Automjeti ka marr flakë në ecje si rrjedhojë e defektit teknik nuk raportohen të lënduar.
-
VIDEO
Tensionet në veri, Salianji kritika te 'Siguria': S'kemi bërë asnjë diskutim, prisni të reagojë Rama! Po si qëndruam pranë Kosovës, kemi institucione koti
Qëndrimin e Shqipërisë ndaj tensioneve në veri të Kosovës, për deputetin demokrat Salianji është i gabuar. Sipas tij, institucionet e Shqipërisë janë "shterp" për aq kohë sa nuk i qëndrojnë këto kohë të vështira pranë Kosovës.
-
VIDEO
Betohet në Presidencë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese: Do i qëndroj besnik Kushtetutës
TIRANË-Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi është betuar ditën e sotme. Me dorën në Kushtetutë Gjyqtari Ibrahimi u betua para presidentit Bajram Begaj.
-
VIDEO
Bumçi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua
Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax-in që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime.
-
VIDEO
Atentati i dështuar në Shijak ndaj Dashamir Gjokës në 2017, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë 37-vjeçari
37-vjeçari Enkel Kërtalli është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai ishte në burgun e Spanjës pasi së bashku me vëllanë e tij Morel Kërtalli tentuan të kryenin një vrasje ndaj Dashmir Gjokën në vitin 2017
-
VIDEO
Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron nga burgu Davide Pecorellin 2 ditë pas arrestimit
Biznesmeni italian, Davide Pecorrelli i cili inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit të kaluar në Pukë, është liruar nga autoritetet italiane vetëm dy ditë pasi u arrestua për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.
-
VIDEO
Vettingu e shkarkoi në 2019, Antoneta Sevdari fiton në Strasburg! Shqipëria duhet t’i paguajë ish-prokurores 24, 600 €
Në vendimin e Gjykatës thuhet se shkarkimi i Sevdarit ka shkelje proceduriale dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Për pasojë, shtetit shqiptar do duhet ta dëmshpërblejë 24, 600 euro. Më konkretisht, përveç dëmshpërblimit për shkarkimin e padrejtë në vlerën e 13.600 eurove, Sevdari ka fituar edhe 6 mijë euro për dëmin moral të shkaktuar nga procesi si dhe mbulimin e shpenzimeve të aplikimit në Strasburg në shumën 5 mijë euro.
-
VIDEO
Hetimet për tragjedinë e Gërdecit, ish-ministri i qeverisë së Berishës, Aldo Bumçi merret në pyetje nga SPAK
Ish ministri i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka mbërritur në SPAK. Mësohet se Bumçi do të pyetet si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Bumçi po merret në pyetje pasi SPAK vendosi të rihapë çështjen e Gërdecit. Përveç tij, pritet të merret në pyetje edhe ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu.
-
VIDEO
Reforma në Drejtësi, Sokol Sadushi: Asistenca e ndërkombëtarëve e mirëpritur dhe e nevojshme për të çuar deri në fund misionin e saj
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, u shpreh se gjatë këtyre tri viteve Gjykata e Lartë ka bërë një punë voluminoze. Gjykata e Lartë tha Sadushir, ka 15 gjyqtarë, 24 këshilltarë ligjorë, një staf që plotësohet vazhdimisht, por edhe shumë dosje, ritmi i shqyrtimit të të cilave nuk duket aq pa shpresë sa 3 vjet më parë. Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Këshillin e Lartë Gjyqësore tha se asistenca e partnerëve ndërkombëtare është jo vetëm e mirëpritur por edhe e nevojshme.
-
VIDEO
Yuri Kim: SHBA po investon në reformën në drejtësi, e dimë që ndonjëherë nuk iu pëlqen, por do ta çojmë përpara këtë proces
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi. Në një takim të organizuar nga KLGJ, Kim i dha një mesazh të drejtpërdrejtë politikës shqiptare, duke thënë se reformën në drejtësi do ta çojnë përpara ndonëse nuk iu pëlqen.
“Shqipëria që është si pjesë tjetër e Europës, që është Europë, kjo është ajo që ne duam për ju. Kjo është arsyeja përse investojmë në drejtësi, e di që ndonjëherë nuk iu pëlqen, është e pakëndshme ndonjëherë, do kishit dashur të kishim qenë të heshtur. Ne jemi miqtë tuaj. Ne duam që të jeni partnerët tanë të aftë të fuqishëm. Një vend që vendet e tjera do ta shohin dhe do të thonë, ëau ia dolën mbanë pavarësisht sfidës të të qenit të vogël. Ky është çasti, momenti, kemi bërë progres së bashku. Tani nuk është koha për të pushuar. Nuk është koha për të thënë mjaft. Tani është koha për të thënë në do të shtyjmë përpara se brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanë, europianëve i ka sytë te ju. Le të përveshim mëngët së bashku, të rinagazhohemi.
Le të trajtojmë çështjet e prapambetura, të vendosen gjyqtarët. Ne nuk kund të shkojmë prapa. Kjo është koha për të lëvizur përpara. Çdo institucion, çdo anëtar, ju e keni bërë punën tuaj. Të mendojmë se ku duhet të shkojmë në vitin 2023", tha Kim.
-
VIDEO
'Enver Hoxha po rrotullohet në varr', Yuri Kim: S’është koha për t’u kthyer pas
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.
“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi., Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë.
Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë. Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju.
Të përveshim mëngët së bashku , të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt të ardhmes që nuk do të na ngecin diku.
Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëni përpara drejt të ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, ka thënë më tej ajo.
-
VIDEO
Braçe paralajmëron se do të lërë punën si deputet: As nuk e kërkova si honor, as për pasuri! Nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë, skutha politik
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të largohet nga puna si deputet. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit dhe se vendimmarrja në kuvend është “e kapur”.