-
VIDEO
A do t'i shtyhet mandati? Kim: Do të jem këtu për ca më gjatë! Mesazh politikës: SHBA do të mbështesë Reformën në Drejtësi, edhe pse s'ju pëlqen
Sipas Yuri Kim, frustrimi i popullit shqiptar për drejtësinë e vonuar është mëse i kuptueshëm dhe Kërkoi që të vendoset përparësi për çështjet më urgjente. Duke vlerësuar Reformën në Drejtësi, diplomatja amerikane tha se SHBA pret që gjyqtarët që janë trajnuar të jenë të gatshëm të japin drejtësi, jo hakmarrje personale, por në shërbim të popullit shqiptar
-
VIDEO
Kryetarja e KLGJ-së: Në 4 vite i janë shtuar trupës gjyqësore 80 gjyqtarë! Në shkurt do shohim rezultatet e hartës gjyqësore, krijohet gjykata e Apelit
Kryetarja e KLGJ-së, Nureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj.
‘KLGJ ka punuar në mënyrë proaktive në përgjigje të kërkesës për burime njerëzore në sistem. Në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj, të parët që kanë kaluar me integritet testin e pasurisë dhe integritetit. Krahas gjyqtarëve, KLGJ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe administratës gjyqësore. Rritja e numrit të administratës gjyqësore është pasuar edhe me një rritje të shërbimit në gjykata. Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të jenë dorë më dorë së bashku.- u shpreh Llagami.
Më tej Llagami tha s enë shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.
‘Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë.’- tha Llagami.
-
VIDEO
Bie borë në Malësinë e Krujës, trashësia 7 cm! Qafshtama ‘vishet me të bardha’
Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Malësinë e Krujës. Gjatë natës, si pasojë e uljes së temperaturave në fshatrat Shkretë dhe në kampin e Qafshtamës ka rënë dëborë, trashësia e së cilës ka shkuar në 7 cm. Deri më tani nuk raportohet për probleme apo rrugë të bllokuara.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 13 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga kurthi elektoral që Sali Berisha i ngriti opozitës te guximi i Vuçiç është guxim rus e deri tek sot Argjentinë-Kroaci Modriç "kunj" Messit.
-
VIDEO
Sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt, që u vra në grabitjen e Rinasit! Apartament në Tiranë e Sarandë, 2 garazhe dhe tokë
Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Kjo pasuri është në pronësi të A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
-
VIDEO
Elbasan/ Ra aksidentalisht në përrua, mbytet 59-vjeçari në Gjinar, u gjet i pajetë nga fqinjët
Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në një përrua në fshatin Pashtresh në Gjinar. 59-vjeçari u gjet i pajetë nga fqinjët
-
VIDEO
Përfshihet nga mjegulla aksi rrugor Milot-Fushë Krujë, krijohet vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Zona e Krujës dhe e Kurbinit është mbuluar mbrëmjen e sotme nga mjegulla e dendur. Situata ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë aksit rrugor Milot-Fushë Krujë.
-
VIDEO
Me kaçavidë në dorë, një person tenton të grabisë dyqanin e kozmetikës në Vlorë! Policia sekuestron kamerat për të kapur autorin
Një person ka tentuar të grabisë një dyqan mallrash kozmetike në qytetin e Vlorës.
-
VIDEO
Moti i keq shkakton probleme me furnizimin me energji elektrike, banorët e Levanit protestojnë para prefekturës në Fier! Kërkojnë zgjidhje
Moti i keq me reshje ka krijuar probleme në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike në fshatin Boçove të njësisë administrative Levan, dhe kjo ka bërë që banorët e këtij fshati të dalin në protestë sot para Prefekturës së Fierit
-
VIDEO
Shqiptarët zgjedhin rajonin për festat e fundvitit, bie ‘zbarkimi’ drejt Evropës! Operatori turistik: Shkak, rritja e çmimeve
Prenotimet për udhëtime jashtë vendit për festat e fundvitit kanë filluar që në ditët e para të Dhjetorit. Për Besnik Vathin, operator turistik, preferencat janë rajoni për çmime ekonomike dhe ata që duan t’i bëjnë qejfin vetes duke mos u kursyer, kanë zgjedhur Dubain dhe Egjiptin.
-
VIDEO
Durrës/Iu gjetën arsenal armësh të fshehura brenda 'Land Roverit', burg pa afat për 53-vjeçarin nga Kosova
Gjykata e shkallës se parë Durrës ka vendosur masën “arrest me burg" për Selman Lajçin, 53-vjeçari nga Kosova që u arrestua në Portin e Durrësit pasi iu gjetën të fshehura në mjetin e tij disa armë që tentonte t’i fuste në Shqipëri.
-
VIDEO
Delvinë/ Banorët prej 1 muaji e gjysmë rrezikojnë jetën në urën e shembur, nis çmontimi i saj! Prefekti Mamaj: Vendoset për 20 ditë
Forcat gjeniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh. Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, por çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjas 20 ditë.