-
VIDEO
Lezhë/ Arrestohet pas 3 muajsh arrati Besnik Pjetri, vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas pasi nuk e lejonin të takonte 2 vajzat
Besnik Pjetri, autori i vrasjes të babë e bir me të cilët ka pasur lidhje familjare është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.
-
VIDEO
Synon drejtimin e SPAK, Xholi: Deri më tani ka bërë punë të shkëlqyer! Ndarja e dosjeve për prokurorët duhet elektronikisht për më shumë besueshmëri
Adnan Xholi kandidat për të marrë drejtimin e SPAK, tha se ky institucion deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer.
“Ka arritur rezultate të suksesshme dhe ka qenë punë e shkëlqyer e kolegëve të mi në prokurori dhe ko kërkoj që të vijohet me të njëjtin ritëm edhe në vijim, por duke rritur shpejtësinë në kryerjen e hetimeve. Në lidhje me kompetencat që ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK, Krimet e Rënda ka pasur një vrull se të gjitha krimet e rënda janë transferuar aty. Shorti është manual dhe për publikun do duhet të kishte një short me pajisje elektronike që të mos jetë i manipulueshëm, për ne nuk ka asnjë problem.
Pika ime e fortë, i kam provuar të gjitha funskionet drejtuese. Bashkëpunimi im është mendoj një nga pikat e mia të forta. Nuk po shohim kalamajt tanë, por me kolegët kemi një bashkëpunim”, tha Adnan Xholi.
-
VIDEO
Gara për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi prezanton platformën: Nga eksperienca prej vitesh si drejtues tek hetimet për ngjarje e rënda të ‘97
Adnan Xholi kandidat për kreun e ri të SPAK, ka paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për të fituar këtë pozicion.
'Kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme sikurse është SPAK. Trupa e prokuroreve të SPAK është trupa më profesionale e prokuroreve të RSH dhe jam krenar që punoj me ta dhe që shkëmbej informacione në çdo moment. Trupa e prokurorëve të SPAK duhet të fillojë me hapa të tjera në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim për të fuqizoi punën e kësaj strukturë. Gjithmonë duhet të bazohemi në prova të pakundërshtueshme pranë gjykatës. Vij këtu si kandidati që kam 24 vite punë për prokurori eksperiencë pa shkëputje. Drejtuesi duhet të marrë përgjegjësitë duke vënë në eficencë të gjitha mekanizmat ligjore për të dhënë vëmendjen e duhur për çështjet e korrupsionit te zyrtarët e lartë dhe te krimi i organizuar.
Në çështje sensitive është detyre e drejtuesit të marrë për sipër që të përfaqësojë akuzën. Drejtuesi duhet të japë kontributin e tij pranë GJL. Drejtuesi ka rolin që të tërheqë të gjithë trupën në një betejë që është i vetëm në luftën kundër kriminalitetin. Çdo lloj prokurori do të ketë mbrojtjen time nëse sulmohet. Do vë në dispozicion bagazhin time dhe eksperiencën për 13 vite si drejtësi, eksperiencë në skuadra të përbashkëta hetimore, në fushën akademikë, në botime. Kam mbajtur peshën kryesore në ato çështje sensitive që kishin të bënim me vrasje dhe trafikimin e personave. Kam qenë pjesë e hetimit në ngjarje e rënda që kanë ndodhur si rrjedhojë e ngjarjeve kriminale në ’97. Kam qenë prokuror që kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në hetim. Kam qenë prokuror që kam përfaqësuar disa çështje me autoritetet huaj sa i përket trafikimit të lëndëve të forta narkotike.
Po bëj një vit që jam prokuror në SPAK dhe e kam të pamundur që të bëj para jush me dije ato çështje sionisteve që kam në hetim. Po bëj para jush prezent faktin se më jam prokurori që më ka rastisur të jem në hetimin me skuadrën mes Francës dhe Shqipërisë në kuadër të grupeve kriminale. Kam sjellë vendim të formës së prerë për subjekte që merrnin pjesë në vjedhje në shtete të ndryshme të Europës.
Eksperienca në drejtimin e një strukture
Mbi gjysmën e karrierës kam qenë në pozicione të ndryshme hetuese. Kam bërë të pamundurën që të bashkëpunoj mirë me stafin dhe me institucione vendase dhe ndërkombëtare. E thash dhe në fjalën hyrëse kam mbajtur peshën kryesore për shkak të edukimit duhet të isha unë drejtuesi që të përballesha me kriminelët. Kam dhënë mbi 44 akte, ku unë kam qenë vetë hartuesi dhe miratuesi pranë strukturave të ndryshme të Prokurorisë Shqiptare. Në lidhje me çështjet me interes të lartë publik. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas ’97.
Dy drejtorët e FBI më kanë dhënë vlerësime maksimale në luftën që kam dhënë kundër krimit të organizuar. Prokurorët nuk do të ndihen vetëm asnjëherë. Për ato muaj që unë jam pjesë e prokurorisë së posaçme do të vijoj që të jap një sinergji të re për prokurorinë gjyqësore. Të vihet në eficensë struktura e prokurorisë gjyqësore.
Tashmë format e krimit po ndryshojnë pjesë dërrmuese po përdorin teknologjinë e lartë të informacionit dhe do marrim hapat që të trajnojmë të gjithë OPGJ dhe oficerët e BKH-së. Do insistoj që të bëj të mundur blerjen e programeve përkatëse. Pa cënuar aspak pavarësinë e prokuroreve do të synojë një trupë e elitë e prokurorëve të marrë pjesë dhe të përfaqësojë prokurorinë parën Gjykatës së Lartë.
Të mundësohet bërja efektive e shortit elektronik. Do mbaj kontakte të vazhdueshme me ILD për mënyrën se si vijon inskenimi i aktivitetit të prokurorisë. Do mundësoj që aktet nënligjore të dalin në mënyrë permamente.’- tha Xholi.
-
VIDEO
Alibeaj kërkon seancë tjetër plenare më 19 dhjetor: Aktet dhe projektligjet s'duhen kaluar fshehurazi! Mazhoranca të reflektojë
Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që seanca e fundit plenare të jetë më 22 dhjetor. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve thotë se mund të ketë edhe një tjetër, të hënën, më 19 dhjetor në mënyrë që të mos kalojnë aktet dhe projektligjet pa u diskutuar në mënyrë të detajuar.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person
Personi, i cili ka mbetur i plagosur ishte duke udhëtuar me një motor, dhe nuk dihet nëse është përplasur nga një mjet tjetër apo ka humbur kontrollin. Mjeti me të cilin ai udhëtonte, sikurse mund të shihet nga pamjet ka rënë në anë të rrugës.
-
VIDEO
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK, 3 prokurorë në garë! Përfaqësues të SHBA në sallë, mungon 1 anëtar i KLP!
Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të SPAK. Tre prokurorë në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. KLP-ja, në zgjedhjen e kreut të SPAK, do të vlerësojë 7 kritere.
-
VIDEO
Porti i ri i Durrësit, ëndërr apo iluzion?
Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story” në Report tv, investitori Mohamed El Alabbar, zbulon se përreth 2 muaj do të nisin punimet e para për t’i dhënë jetë projektit të portit turistik të Durrësit. “Arkitekti” i Dubait thotë se ky projekt do të rrisë me 4.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa skeptikëve dhe presionit politik përgjigjen ia jep me besimin që qytetarët shprehën sapo nisën shitjet e para të apartamenteve.
-
VIDEO
'Vitin tjetër rishikojmë mundësinë e rritjes së pagave për pedagogët', Rama: Do jetë vetëm për ata që e meritojnë më shumë
Kryeministri, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se do të kishte një tjetër rishikim për rritjen e pagave të pedagogëve për vitin e ardhshëm. Por ai theksoi se kjo rritje nuk do ishte uniforme për të gjithë trupën akademike.
-
VIDEO
Erion Veliaj në konferencën 'E Ardhmja e Ndërtimit në Tiranë': Këta flasin pa baza
Erion Veliaj në konferencën për ndërtimet në Tirana ka folur edhe për akuzat e opozitës për burimin e parave të ndërtimeve në kryeqytet duke theksuar se këto akuza janë pa bazë.
-
VIDEO
Mbipopullim, 48 të dënuar mbi kapacitetin në burgun e Drenovës! Avokati: Shkak keqzbatimi i masave të sigurisë nga gjykatat
Burgu i Drenovës në Korçë përballet prej disa muajsh me mbipopullim të të burgosurve, edhe pse është një burg i sigurisë së lartë. Sipas avokatit Nevzat Tarelli kjo vjen për shkak të keqzbatimit të masave të sigurisë nga gjykatat.
-
VIDEO
VIDEO e rëndë/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi hedh përpjetë biçikletën! Lë të plagosurin në rrugë dhe largohet
Një aksident i rëndë u regjistrua tre ditë më parë në Pogradec. Report Tv sjell videon e rëndë ku duket se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi skëterrë, teksa duket edhe se si ka përplasur një 30-vjeçarin i cili po drejtonte biçikletën.
-
VIDEO
Virusi RSV, epidemiologia: Duhet kujdes i shtuar për fëmijët 0-6 muajsh, por dhe për moshuarit! Simptomat shfaqen vonë, jo si gripi normal
Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar.