Reuters raporton për zjarret në Shqipëri, çifti nga Kruja lufton flakët për të shpëtuar shtëpinë dhe bagëtitë

11 Gusht, 16:45 | Përditesimi: 11 Gusht, 16:45

Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një raportim situatës së zjarreve në Shqipëri, duke sjellë pamje nga zjarri i 2 ditwve mw parw nw Krujw, ku banorët iu bashkuan zjarrfikësve dhe forcave ushtarake në përpjekjet për të frenuar flakët që kërcënonin zonën.

Në qendër të raportimit është Shaban Hasani, i cili shihet duke përdorur degë pemësh për të larguar flakët që po i afroheshin pronës së tij, ndërsa helikopterët e ushtrisë hedhin ujë mbi masivin pyjor.

“Jam këtu për të mbrojtur pyllin sepse po digjet. Nuk e di si ka nisur zjarri, por tani ai po digjet dhe ne kemi dalë të mbrojmë shtëpitë tona, sepse rrezikohen”, tha Hasani për Reuters.

E.H/Shqiptarja.com