-
VIDEO
Trajleri përplas këmbësorin pranë kryqëzimit të ‘Shënkollit’! Një 62-vjeçar në gjendje të rëndë! I treti aksident në Lezhë brenda 24 orëve
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të “Shënkollit”.
-
VIDEO
Rama takon liderin e opozitës në Izrael, Benjamin Netanyahun
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka takuar liderin e opozitës izraelite Benjamin Netanyahun. Kryeministri Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale gjatë takimit me kreun e opozitës.
-
VIDEO
Rama kujton gjyshen në Izrael: Nuk shkoi kurrë në Universitet, por kishte mençuri të pakrahasueshme me shkencëtarët
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur gjyshen e tij gjatë fjalës në Izrael duke thënë se kishte mençuri të pakrahasueshme me shkencëtarët, ndonëse nuk shkoi kurrë në Universitet.
“Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitet, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që njoh në Shqipëri.
Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua… meqë ra fjala, isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë”, tha Rama.
-
VIDEO
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti i kriminalistikës: Momenti i autopsisë është filmuar! Efektivët duhet ta kishin çuar në spital, jo në komisariat
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa bëri me dije se momenti i autopsisë së Lear Kurtit është filmuar dhe do t’i vihen në dispozicion prokurorisë. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, u shpreh se prioritet është shëndeti i njeriut ndaj efektivët duhet ta kishin çuar në spital sapo kanë konstatuar gjendjen jo të mirë shëndetësore të 32-vjeçarit.
-
VIDEO
Vranë 34-vjeçarin në Fushë-Krujë dhe e hodhën në kanal, mbërrijnë në masa të rrepta sigurie në Gjykatë ky vëllezërit
FUSHË KRUJË- Dy vëllezërit Miri kanë mbërritur në masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Krujës për t’u njohur me vendimin.
-
VIDEO
Protesta e pedagogëve, Hafizi për Report Tv: Rritja me 15% është vetëm propagandë, do vijojmë bojkotin deri në plotësimin e kërkesave
Mimoza Hafizi thotë se rritja me 15% e pagave për pedagogët është një propagandë dhe se është e parealizueshme. Gjatë një intervistë për Report Tv, pedagogia e Shkencave të Natyrës, ish-deputete e PS-së, shtoi se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
‘Unë i kam mbështetur që në fillim dhe jam krejtësisht dakord i quaja krejt realizonte dhe i mbështes. Në protestë pati shumë folës nga mjedisi akademik që i qartësuan kërkesat tona dhe më bënë të ndihem krenare për mjedisin akademik ku bëj pjesë.
Në dijen time aty nuk ka asnjë rezervë, sepse të gjitha fondet e universitetit janë të konsumuara në gjithë komponentët e punës. Pra 15% është thjesht propagandë. Nuk është serioze që të propozohet nga qeveria 7%. Rritja e pagës me 15% është e parealizueshme.
Bojkoti është një nga masa e duhur. Unë nuk e ndjej vete se po politizohet. Marr pjesë me vullnetin tim më të lirë. Këtu janë njerëz të papolitizuar janë njerëz me integritet dhe moral dhe të pandikuar politikisht. Tek Shkencat e natyrës mungojnë laboratorët. Mungon financimi shkencor, mungon financimi për Shkencat e natyrës në përgjithësi. Unë them se bojkoti të zgjasë deri sa të realizohen protestat.’- u shpreh Hafizi.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Balla dhe Alibeaj takohen në Kryesinë e Kuvendit për të negociuar ndryshimet
Pavarësisht ndasive poitike, në shkurt të këtij viti parlamenti votoi njëzëri pro për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Muaj më vonë, PS dhe PD ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për një ndarje të re të hartës së vendit, duke sjellë një takim negociues ngha dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD.
-
VIDEO
Barcaleta në Izrael pas fjalës së Ramës: Anglezi vjen e ikën por s’thotë lamtumirë, hebreu s’largohet kurrë! E njëjta vlen dhe për folësit
Prezantuesi tregoi një batutë pas fjalës së Ramës në Jeruzalem pasi pati ovacione në sallë. Mesazhi që donte t’i jepte ishte se të pranishmit nuk largohen kur folësit nuk janë të mërzitshëm.
“Ka një barcaletë këtu në Izrael për dallimet midis një zotërie anglez dhe një hebre. Anglezi vjen e ikën pa thënë lamtumirë dhe hebreu duke thënë lamtumirë, por kurrë nuk largohet. Pra e njëjta gjë me folësit jo të mërzitshëm. Ne kemi zgjedhje brenda një jave dhe ka më shumë se 150 njerëz në sallën ku do të votojnë ambasadorët dhe nuk kemi asnjë ide për rezultatin dhe mund të kemi 300 opinione.
Ne kemi një gjë që na udhëzon që është Torahu, libri ynë dhe gjithashtu kur vijmë në sinagoga ka shumë debate. Por ne kemi një udhëheqës që e ka këtë gjë, quhet Yad dhe ai ndjek Torahun dhe papritmas të gjithë vihen në rresht. Mendoj se Adami dhe Valentina që janë në të dyja anët, do të donin t'i jepnin këtë dhuratë të veçantë për udhëheqje të fortë dhe edhe një herë ju falënderojmë për vendin tuaj”, tha prezantuesi.
-
VIDEO
Rama-izraelitëve: Nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri! Mund të mos mësoni shumë, por s'do mërziteni
Nga Izraeli, kryeministri Edi Rama i sugjeroi përfaqësuesve politikë që vitin e ardhshëm të mbajnë konferencën në Shqipëri. Pasi i tregoi se çfarë i thoshte gjyshja, i tha se këtu nuk do të mërziten.
Edhe më parë i bëri thirrje që të vizitojnë vendin tonë sepse do t’i shijojë shumë nga bukuritë natyrore që ka.
“Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë.
Unë mërzitesha me ta dhe ajo (gjyshja) më thoshte: Mos u shqetëso. Rri qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu që do të bësh gabime gjithë jetës sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.
Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t'ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj se nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë nga sa dini, por nuk do të mërziteni”, tha Rama.
-
VIDEO
U kap me 522 mijë € në autobusin që vinte nga Bari, flet Elidon Çela: Paratë janë kursime të familjes! Do t’i investoja në bujqësi për të mbjellë grurë
Elidon Çela ka deklaruar se paratë ishin të tijat dhe se i kishte vendosur në autobuz për të shmangur ndonjë grabitje. Ai ka treguar para hetuesve se këtë sasi parash nuk ia ka thënë asnjë personi dhe sipas tij i ka fituar nga të ardhurat e tij dhe të familjes që jetojnë dhe punojnë prej 27 vitesh në Itali
-
VIDEO
Rama në Jerusalem: Shqiptarët dhe hebrenjtë, një histori bashkëjetesë dhe shpëtimi, nga lashtësia në kohët moderne
Në vizitën në Izrael, Kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Lëvizja ‘Lufto Antisemitizmin’. Gjatë prezantimit të Ramës organizatorët e takimit ishin kujdes që të veçonin rolin e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
-
VIDEO
Vijon bojkoti i mësimit nga disa pedagogë në Tiranë, protestojnë para Korpusit! I dërgojnë letër presidentit: Rama të ndalojë intimidimin ndaj nesh
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi i ka dërguar një letër të hapur presidentit të vendit Bajram Begaj, ku e ka informuar në lidhje me problematikat dhe kërkesat e tyre