-
VIDEO
Zhvatën mijëra euro përmes mashtrimeve me bursa, dalin EMRAT, ja kush janë tre të arrestuarit
Report Tv ka mësuar emrat e tre të arrestuarve për mashtrimin përmes bursave. Të arrestuarit janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilbert Pushani. Ky i fundit rezulton se kishte një biznes bar kafe, ndërsa Valbona Abedinaj kishte kompani për mbledhje të dhënash.
-
VIDEO
'Vendoret', Meta takim me Berishën në PD: Fusim kandidatët tanë në primare! I propozova kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e mirëpriti
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillojnë ditën e sotme një takim. Report Tv mëson se takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa në fokus të tij janë zgjedhjet vendore 2023.
-
VIDEO
Mashtrimi me bursa online, prokurorët: Serveri ishte në sistemin 'Aruba'! Nga hetimet, nuk rezultojnë të përfshirë italianë
Prokurori italian ka bërë me dije serveri që u përdor për skemën e mashtrimit online për investim në bursa u gjet në sistemin Aruba. Hetimet kanë zgjatur rreth 1 vit ndërsa aktiviteti për mashtrim ka nisur prej vitit 2019.
“Serveri u gjet në sistemin Aruba, italianë nuk rezultojnë të jenë të përfshirë, edhe pse ka mundësi që mund të jenë. Sepse bisedimet bëheshin në italisht dhe ka mundësi që një pjesë e tyre të jenë italianë. Por kemi besim se do t’i zbulojmë. Edhe pse është shumë e vështirë nga ana informatika. Deri tani ka qenë një super sukses falë agjentëve të policisë postale që gjetën fiks vendin fizik ku ata qëndronin”, tha Raffaele Tito.
Ndër të tjera u shpreh se ka një numër vendesh të përfshirë pasi llogaritë janë në vendet e lindjes. Prokurorët shpjegojnë se është e vështirë të gjendet ku kanë shkuar këto para pasi funksionojnë me skemën ‘non banking’.
“Ka një numër vendesh. Problemi nuk është në emër të kujt është numri i llogarisë por kush i përdor. Nëpërmjet ‘non banking’ unë mund të hap llogari në emër të personave të tjerë ndërkohë që është tjetër kush që i përdor. Bankat jo gjithmonë i dinë. Shumë nga këto llogari janë nga vendet e lindjes ku kontrollet janë më të vogla. Ka emra për shembull shtetas ukrainas që jetonin në Izrael, por a janë ata me të vërtetë personat që i lëviznin paratë?” thanë prokurorët.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në autostradën Fier–Lushnjë! Motoçikleta përplaset nga mjeti buqësor! Humb jetën 60-vjeçari
Një aksident i rënë ka ndodhur në autostradën Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Bishtqethëm ku një 60-vjeçar i identifikuar si Qemal Shala ka humbur jetën, pasi motorçikleta me të cilën po lëvizte u përplas me një mjet bujqësor.
-
VIDEO
Mashtrimi me bursa online, prokurori italian: Viktimat arrijnë në 1200! E vështirë të rikuperojmë paratë përmes Bitcoin
Prokurori italian Raffaele Tito ka bërë me dije se janë 1200 viktima italianë që kanë rënë pre e mashtrimit online për investim në bursa. Tito bën me dije se nuk është bërë e mundur rikuperimi i parave pasi është e vështirë të arrihet.
-
VIDEO
Meta: I propozova Berishës kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është superpolitikan
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se i ka propozuar Sali Berishës një kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk ka bërë me dije emrin.
“S’kam patur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primares, i kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillt Bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm Tiranës do jetë më i rëndësishëm deri në institucionin e ri të parlamentit të Shqipërisë
Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak, do jetë 24 orë live duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Nënë liza s’do rrijë më rrugë, por do falsë aty. Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta pas takimit me Berishën: Do fusim kandidatët tanë në primaret e Berishës, jemi në sintoni për ‘vendoret’ 2023
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha zbuloi detaje se për çfarë është diskutuar. Meta tha se janë në sinkron sa i takon zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se respektojnë primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.
“Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, së opozitës që do triumfojë dhje kryetari i ë këshillit të bashkisë do bëjnë spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. PL respekton primaret, risi e jashtëzakonshme,. Kemi kërkuar që të realizohet sa më shpejt ky proces kudo ku kemi kandidatë ët cilët premtojnë për kom e tyre do ti përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës, e rënd që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe se cildo shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër të përjashtohet nga gara”, tha Meta.
-
VIDEO
U kallëzua për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK i komunikon akuzën ish-drejtoreshës së ARRSH, Sonila Qato për shpërdorim detyre
Pasi u thirr në SPAK për hetimet lidhur me aksin Kardhiq-Delvinë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtoreshës së ARRSH Sonila Qatos.
-
VIDEO
Mashtrimi me bursa, Autoritetet italiane dhe SPAK arrestojnë 3 persona, 5 në kërkim në Shqipëri! U përgjuan 42 mijë telefonata, zhvatën mijëra euro! Sekuestrohen 2 Call Center në Tiranë
Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Autoriteteve italiane dhe SPAK, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim në Shqipëri pasi kishin zhvatur miliona euro nga mashtrimet online përmes bursave.
-
VIDEO
Temperatura deri në 27 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme
Në mëngjes mjegulla ka qenë e pranishme në verilindje, gjatë ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta zonën verilindore.
-
VIDEO
RAI3 në Shqipëri për sulmin kibernetik! Rama: Ishte si një akt lufte! Bollino: Kopja e database shmangu katastrofën
Një reportazh në emisionin "Presa Diretta" mbrëmë në Rai3 solli intervista dhe fakte mbi sulmet kibernetike në mbarë botën, përfshi dhe Shqipërinë. I intervistuar kryeministri Edi Rama. Rai Tre bisedë dhe me Carlo Bollino në redaksinë e Report TV
-
VIDEO
Plumbi e kapi në derën e pasme, Report Tv sjell foton, gjurmët që la plumbi te ‘ML-ja’
Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shikohet se plumbat kanë kapur edhe ‘ML’ e parkuar në lagjen ‘Prek Cali’ në Shkodër. Objektiv ka qenë 'Touareg' i zi.