-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Një makinë në lëvizje qëllon në drejtim të mjetit të parkuar
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.
-
VIDEO
Sali Berisha del sërish blof, poston videon e manipuluar për policët bashkiakë! Kush është ish-OPGJ-ja shoferi i Drejtorit të Policisë në kohën e PD
Sali Berisha ka postuar sot një video në Tik Tok, ku pretendon se drejtues të Policisë Bashkiake udhëzojnë dy punonjës që të vendosin gjoba në Tiranë
-
VIDEO
Durrës, vullnetarët sterilizojnë kafshët e rrugës
Qentë endacakë janë shpesh shqetësues për qytetarët, në Durrës numri i tyre është shtuar ndjeshëm, ndaj organizata për mbrojtjen e kafshëve ndërmori së fundmi një nismë për kastrimin dhe vaksinimin e tyre
-
VIDEO
Durrës/ Përshtatën lokalin për të shitur drogë, arrestohet pronari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, ishin shpallur në kërkim që në 2019-tën
3 persona kanë rënë në pranga pasi kishin përshtatur lokalin për të shitur drogë.
-
VIDEO
Negociatat për bashkimin e PD-së, Frrok Çupi: Asnjë nga palët nuk është e sinqertë në bisedime, Berishës s’i intereson të bëhen bashkë
Dy kampet e Partisë Demokratike janë larg bashkimit. Kështu shprehet analisti Frrok Çupi për Report Tv, i cili thotë se bisedimet mes grupit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt nuk janë të sinqerta nga asnjëra palë.
-
VIDEO
Hohmann nga Korça: Samiti që do të mbahet në Tiranë tregon rëndësinë e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka folur për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë duke thënë se tregon rëndësinë për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
‘Nata e Nderit’, organizuar për shqiptarët në Izrael! Rama: Shpëtimi i hebrenjve, pjesë e ‘thesarit’ tonë kombëtar, do ta bëjmë gjallë
Në mbyllje të vizitës së tij dyditore në Jerusalem, Kryeministri Rama mori pjesë në aktivitetin “Nata e Nderit”, organizuar në emër të të gjithë shqiptarëve, nga izraelitët. Rama tha se historia e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk ka nisur në Luftën e Dytë Botërore por është një histori që ka qenë e njëjtë ndër shekuj.
-
VIDEO
Hapja e dosjeve, Alibeaj: Akt patriotik i të gjithë deputetëve që e votuan! Do të sjellë paqe sociale
Për të folur për rëndësinë e miratimit të ligjit për dosjet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike kishin mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit një grup intelektualësh, kryesisht të spektrit të djathtë.
-
VIDEO
Aksident para shkollës në Çorovodë! Makina përplas 8-vjeçarin në vijat e bardha, thyen njërën këmbë
Një aksident i rëndë ka ndodhur para oborrit të shkollës 9-vjeçare ‘Zylyftar Veleshnja’ në qytetin e Çorovodës. Një fëmijë 8 vjeçar, i identifikuar si D.D., është përplasur nga makina dhe ka thyer këmbën.
-
VIDEO
Kisha 200-vjeçare në Fier rrezikon shembjen, rrëshqitja e dherave nxjerr në shesh eshtrat nga varreza e vjetër! Banorët: Rrezik sëmundjet, fëmijët i prekin
Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit te shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe. Kjo situatë vijon të mbetet e pandryshueshme prej vitesh duke shkaktuar indinjatën e banorëve të cilët shprehen se ky është një skandal i vërtetë teksa tregojnë se fëmijët luajnë çdo ditë me eshtrat.
-
VIDEO
Zhdukja e Martinajt, merret në pyetje Astrit Avdylaj: Nuk kam dijeni për të! S’kemi kontaktuar
Teksa fati i Ervis Martinajt mbetet mister, vijojnë hetimet për të shumëkërkuarin. Report Tv mëson se Astrit Avdylaj marrë në pyetje 2 javë më parë nga prokuroria e Kurbinit si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
-
VIDEO
Salianji për vdekjen e Lear Kurtit: Kishte nxitim për manipulim të ngjarjes! Policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë
Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Sigurisë pati debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti.
Deputeti i PD Ervin Salianji drejtoi gishtin nga drejtuesit e policisë duke thënë se s’duhet të vrasë qytetarët por t’i ruajë.
“Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të shtetit në paligjshmëri, në moszbatim të ligjit dhe në përfshirjen e manipulimeve kriminale. Nuk i bën mirë Policisë së Shtetit mbrojtja e paduhur.
Edhe në ngjarjen e fundit nëse nuk do kishte nxitim për manipulim të ngjarjes, pa diskutim që nuk do ishim këtu. Këtu ka një shqetësim, që policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë.
Ne mbështetjen e japim, por që ta kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe ky i fundit. Ore ju do distancohuni, punonjësit e policisë e ngrinin një qenie njerëzore sikur të ishte thes”, tha ndër të tjera Salianji.