-
VIDEO
Në burg Aqif Bezati, strehonte Talo Çelën dhe në banesë iu gjet arsenal armësh
Gjykata e Elbasanit la në burg 60-vjeçarin Aqif Bezati, i arrestuar në operacionin e zhvilluar disa ditë më parë në kërkim të të shumëkërkuarit Talo Çela.
-
VIDEO
Mercenarë turq në Ukrainë? Putin vijon ‘betejën’ trupat luftarake, media ukrainase publikon pamjet
Prej kohësh ushtria ruse është duke u përballur me mungesa në trupa për luftën në Ukrainë. Edhe pse presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret për një mobilizim të pjesshëm që do të aktivizonte 300 mijë rezervistë, e vërteta është se mobilizimi është shumë larg kësaj shifre.
-
VIDEO
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, mandat arresti për italianin Davide Pecorelli! Prokuroria mbyll hetimet, mbi të rëndojnë 5 akuza
Davide Pecorelli, italiani që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë do të jetë në kërkim nga autoritet shqiptare. Pas kërkesës së prokurorisë gjykata ka miratuar mandat arresti.
-
VIDEO
‘Tina i pranoni akuzat’, 18-vjeçarja del me lot në sy e pranga në duar pas seancës gjyqësore
Martina Pajollari, 18-vjeçarja e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, me të cilin kishte një lidhje ka shpërthyer në lot pas përfundimit të seancës gjyqësore në Korçë. Në videon e siguruar nga Report Tv, 18-vjeçarja me pranga në duar del e përlotur nga ambientet e gjykatës.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Universitetet shqiptare në ditën më të vështirë, studentët e braktisur zgjedhin të largohen nga vendi
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se fillimi i vitit të ri akademik i gjen universitetet në një ditë mjaft të vështirë. Në një deklaratë për mediat, Xhixho u shpreh se studentët, duke u ndjerë të braktisur nga shteti zgjedhin që të largohen.
-
VIDEO
Mbyllet dega e Matematikës dhe Fizikës në Universitetin e Gjirokastrës
Në Universitetin e Gjirokastrës ka nisur sot viti i ri akademik. Për shkak se nuk ka studentë, është mbyllur dega e Matematikës dhe Fizikës. Një pjesë e pedagogëve kanë bojkotuar mësimin. Pedagogët e Universitetit "Eqrem Çabej" ndryshe nga rektorati kanë ngritur alarmin pasi universiteti është në krizë të thellë për studentë, ndërsa bëjnë me faj qeverinë.
-
VIDEO
Gjikondi: ‘Non grata’ e Berishës futi në lojë një personazh të kalbëzuar të politikës! SPAK nuk ndërmori hapa efektive
Për aktivisten e Shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi, shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës, pa hapat efektive të drejtësisë, ka rikthyer në lojë një personazh të kalbëzuar të politikës shqiptare, siç është sipas saj, ish-kryeministri.
-
VIDEO
Negociatat mes 2 grupeve të PD, Spaho-Spahia: Baza mezi e pret! Luan Baçi: I jap postin Alibeajt vetëm të vijë
Në Komisionin e Rithemelimit janë të gjithë të hapur për të mirëpritur grupin e Alibejat. Teksa hynin në mbledhjen që Berisha ka thirrur me drejtuesit e qarqeve, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe Luan Baçi i janë përgjigjur pyetjeve të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me negociatat për bashkim.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Berisha mbledh të deleguarit në qarqe! Negociatat për bashkim, Spaho-Spahia-Baçi: Baza mezi e pret
Në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur sot të deleguarit në qarqe për të diskutuar për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Masakroi me sende të forta 40-vjeçarin dy ditë më parë në Berat, Gjykata jep masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin
BERAT- 30-vjeçari Sokol Tabaku ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë. Dy ditë më parë Tabaku masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini, pas një konflikti. I plagosuri ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, me dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.
-
VIDEO
Sot nis viti akademik, Berisha: Qëndrimi arrogant dhe cinik i qeverisë bëri që universitetet të bojkotojnë mësimin
Ish kryeministri, Sali Berisha u shpreh se qëndrimet cinike dhe arrogante të qeverisë sindikata e pedagogëve ka vendosru të bojkotojë mësimin. Berisha u shpreh se vendimet e fundit të qeverisë kanë si qëllim të parandalojnë shuarjen e universiteteve.
‘Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.
Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Pedagogë, punonjës e studentë nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës’- tha Berisha.
-
VIDEO
Dështon seanca për Martina Pajollarin, shkak, mungesa e Blendi Angjos
Ka dështuar seanca e zhvilluar ditën e sotme për Martina Pajollarin e cila akuzohet se ka qenë e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeços. Shkak është bërë mos prezenca e Blenti Angjos , pasi nuk është thirrur nga gjykata.
“Duhet të jenë edhe trashëgimtarët e viktimës në këtë seancë pasi i takon gjykimit të themelit ndaj dëshmia merret me 3she gjyqtarësh dhe argumenti që ka përdorur gjykata është ndryshimi i cilësisë procedurale që ka Pajollari e cila është vendosur nën hetim”, ka thënë avokati Nevzat Tarelli.
Gjykata refuzoi të marrë dëshminë e saj. Sot ka pasur edhe një argument më shumë, ku Martina Pajollari ka mohuar totalisht deklarimet, ajo thotë se personat që janë të arrestuar janë të pa përfshirë në ngjarje