• VIDEO

    Kërkesat e pedagogëve/ Rama u bën thirrje: Mund të çojmë procesin edhe në kontrollin e pasurisë siç bën gjithë bota

    Kryeministri Edi Rama foli edhe për kërkesat e pedagoëve ku tha se askush nuk mund të gënjejë sy për sy se akademikët të jenë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason. Rama u bëri thirrje pedagogëve se nëse ka një mospërputhje mes pagës së deklaruar, procesi do të shkojë në një kontroll pasurie.

    Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universiteteve.

    E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në universitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt. Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave.

    Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.'- tha Rama 

  • VIDEO

    U dënua me 7 vite e gjysmë burg për tentativë vrasjeje por prokuroria kërkoi më shumë, Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën

    Bardhok Noka, i dënuar më parë 7 vite e gjashtë muaj burgim për tentativë vrasjeje, është shpallur i pafajshëm nha Gjykata e Apelit në Tiranë.

  • VIDEO

    Janë bllokuar nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje, Prokuroria nis ekzaminimet për 3 objektet në Tiranë! I kërkohen dokumentet IKMT-së

    3 janë objektet e sekuestruara deri më tani në Kryeqytet në vijim të operacionit pas Aktit Normativ për bllokimin e ndërtimeve pa leje. Prokuroria e Tiranë është duke zhvilluar hetimet për pallatin e Lul Morinës te Liqeni i Thatë, pallatin në rrugën  ‘Myslym Shyri si dhe ‘Syrin i Tiranës’.

  • VIDEO

    Vijon mësimi normalisht në universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë! Pedagogët nuk i bashkohen protestave

    Vijon normalisht mësimi në audiorët e universitetit Ismail Qemali të Vlorës. Deri më tani pedagogët e Vlorës nuk i janë bashkuar protestës së pedagogëve të universiteteve të tjera.

    Ata kanë qëndruar në heshtje duke shmangur edhe deklaratat për faktin që nuk iu bashkuan protestave. Ndërkohë, studentët pranojnë që mësimi vijon normalisht këto dy ditë.

    Ndërkohë referuar regjistrimeve Matematikë, Fizikë, Kimi dhë degë të mesuesisë. Dhe italisht programet e studimit që rrezikojnë të mbyllen ne universitetin Ismail Qemali të Vlorës. Megjithatë shifrat do te konfirmohen më datë 3 nëntor kur edhe përfundon procesi i regjistrimit për të gjithë nivelet.  

  • VIDEO

    Dita e dytë e bojkotimit të mësimit në Korçë, pedagogia: Do jemi këtu deri në plotësimin e kërkesave tona! Pak studentë na janë bashkuar

    Ditën e sotme një grup pedagogësh nga Universiteti i Korçës po protestojnë duke bojkotuar leksionet nga ora 10-12.

    Kërkesat e tyre mbeten te sintetizuara me universitetet e tjera, protesta po zhvillohet përpara fakultetit të bujqësisë ne UNIKO

    ‘Situata ja ne jemi këtu përballë fakulteteve, në orarin e lajmëruar të protestës 10-12 kaq veta sa jemi. Ne kaq sa do jemi në kërkim të kërkesave tona në masën e duhur.

     Kjo është deri diku e vërtetë por pedagogët janë njoftuar dhe në bazë të njoftimeve duhet të ishin këtu. Ne jemi në një linjë me sindikatën e pedagogëve. Sipas udhëzimeve të kësaj të fundit ne do të jemi këtu 10-12 për të plotësuar kërkesat tona. Pak studentë na janë bashkuar dhe shpresojmë në vijim të kemi një ndryshim të situatës.’- tha pedagogia.

  • VIDEO

    Rama: Do bindim BE për të ardhmen e arsimit! Duhet të krijojmë kushtet që të bëhemi tërheqës për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar

    Bashkimi Evropian do të mbështesë universitetet e Shqipërisë pavarësisht se ende nukjemi anëtarë të saj, kështu u shpreh kreu i qeverisë duke garantuar se do të bindim BE me cilësinë e universiteteve tona.

    ‘Do të bindim BE-në që ta hedhë këtë hap themelor për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera. Fjala vjen një tjetër element shumë i thjeshtë për të rritur ankimin, pasja e një numri të shumtë universitetesh në një ombrellë. Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda mjekësinë. Këto janë dy universitete të ndara. Po prek mjekësisë pasi është një nga krenaritë në sistemin akademik. Për të mos krijuar një terren polemike duke sjellë universitete të tjera si shembull.

    Duke shtuar mediokritetin dhe duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselencë. Po humbasim kohë dhe vite në pritje të diçkaje që nuk do të ndodhë kurrë. Universitete janë të shtrënguara nga kushtet financiare dhe konjektura të brendshme.

    Pa i hequr asgjë askujt të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë duke u bërë shumë më tepër tërheqës qoftë për tregun e brendshëm qoftë për tregun ndërkombëtar. Në 90% të rasteve duhet të përballemi me pyetjen se pse ky universitet bën gjithë këto gjëra.

    Kështu siç është ky sistem nuk na çon larg. Por i bën gjithmonë dhe më pak tërheqëse degë dhe dyer të caktuar universitetesh të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Edi Paloka mbërrin në takimin me Bardhin, ‘thumbon’ gazetarët: Të gjurmoni tenderat e qeverisë sa na ndiqni ne, bravo ju qoftë

    Mirëpo, paralelisht me tentativat për të shmangur skenarin e 6 marsit, dy kampet brenda PD po punojnë edhe për planin B, atë të daljes me kandidatët e tyre. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht rrugën e tij. Takimet tashmë kanë nisur dhe primaret në qytetet kryesore do të nisin shpejt, pa pritur pafundësisht rezultatin e negociatave Paloka-Bardhi.

  • VIDEO

    Takimi me rektorët, Rama: Krahasuar me të kaluarën jemi si nata me ditën, por rankimet e universiteteve janë të papranushme

    Kryeministri Edi Rama u shpreh se pavarësisht se universitetet e vendit nuk janë në të njëjtën linjë me universititet evropaine pasi këto të fundit kanë akses të plotë nga fondet e BE, gjithsesi Univiersiteti i Tiranës ka patur përparim. Megjithatë, ky përparim nuk është shfaqur në ranimet e universiteteve në hartën globale. Rama e cilësoi rankimin e universiteteve të papranueshëm.

  • VIDEO

    Larg 'syrit' të mediave, nis takimi ‘ballë për ballë’ Paloka-Bardhi për bashkimin e PD-së

    Edi Paloka (nga grupi Berisha) dhe Gazmend Bardhi (nga grupi Alibeaj) janë takuar sot në një kafe pranë Kuvendit, larg 'syrit' të mediave, për të biseduar mbi gjetjen e gjuhës së përbashkët sesi PD-ja do të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023

  • VIDEO

    Ministrja e Arsimit: Universitetet të shfrytëzojnë ligjin për Arsimin e Lartë dhe jo të mjaftohen vetëm më tarifat e studentëve

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri thirrje stafeve akademike që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jep ligji për arsimin e lartë dhe të rrisin të ardhurat e tyre duke mos u mjaftuar vetëm me tarifat e studentëve. ‘Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi.

  • VIDEO

    Protesta e pedagogëve, Rama takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike

    Kryeministri Rama do të zhvillojë sot një takim me Universitetet Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

  • VIDEO

    Situata e vështirë për shkak të luftës, Veliaj: Përgjysmojmë tarifën e konviktit për studentët dhe japim abonetë falas

    Godinat e reja të konvikteve janë një kartolinë mirë se ardhjeje për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kodër Kamzë. Ato janë transformuar në ambiente me kushte shumë herë më të mira, ku përfshihen dhoma komode, biblioteka, terrene rekreative etj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv