-
VIDEO
Kontroll pasurive të pedagogëve, Kovaçi i përgjigjet Ramës: Shantazh ndaj nesh! E pabesueshme kjo ide e tij
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për kontrollin e pasurisë së pedagogëve duke thënë se po bën shantazh ndaj stafeve akademike.
-
VIDEO
S’ka bojkot masiv në Korçë, kryetarja e sindikatës: Disa kanë frikë, të tjerë janë dyshues
Në Korçë, nuk ka pasur një bojkot masiv të mësimit. Disa pedagogë kanë vijuar që të shkojnë në leksione e seminare dhe për kryetaren e sindikatës. Alba Kreka kjo nuk është një tregues se pedagogët janë të përçarë. Ajo shprehet se disa prej tyre kanë frikë, të tjerë janë dyshues, por ka theksuar se kjo është lënë në ndërgjegjen e gjithësecilit.
-
VIDEO
Tiranë, tritol në derën e jashtme të një dyqani në ish-Bllok
Në rrugën "Sami Frashëri" afër sheshit Willson, në derën e jashtme të një dyqani rrobash dyshohet se është hedhur lëndë plasese.
-
VIDEO
Kërkesat e të verbërve, Hysi: Ka shumë të arsimuar, por janë të pa punë! Kemi fëmijë për të rritur, pagesat që marrim nuk mjaftojnë
Të trajtohen ndryshe, ashtu sikurse ju takon e t’u dedikohen kushte më të mira infrastrukturore, pagesa më të larta nga ndihma e posaçme si dhe semaforë akustikë, janë disa nga kërkesat themelore të verbërve për një jetesë normale dhe për të përmbushur nevojat e tyre, si një kategori shoqërore që meriton përkushtim të veçantë.
-
VIDEO
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Gjykata e Kurbinit dënon me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj dhe 33 vite burg për Ilir Xhepajn
Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.
-
VIDEO
U kap me kanabis në Turqi, efektivi i rrugores nuk e kishte lëndën narkotike kur udhëtoi nga Rinasi! Policia letërporosi autoriteteve turke për hetimet
Efektivi i Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, nuk kishte lëndë narkotike me vete në momentin që udhëtoi nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Stambollit, në datën 5 tetor, moment kur la tokën shqiptare.
-
VIDEO
Shkodër/ Kishte përshtatur një dhomë të banesës për kultivim kanabisi, vihet në pranga 32-vjeçari! Shkon në 34 numri i të arrestuarve nga operacioni 'Qarku'
Marçel Shpijati, 32-vjeç ka rënë në pranga pasi u zbulua se në banesën e tij kultivonte kanabis.
-
VIDEO
Rama: Mbështetje pa përjashtim çdo projekti për agroturizëm, emigrantët të investojnë këtu! Ndaj po bëjmë edhe amnistinë fiskale
Çdo projekt për agro-turizëm do të mbështetet premtoi sot Kryeministri Rama në një takim në Përmet.
“Do të nxisim agroturizmin pa asnjë diskutim, pa asnjë përjashtim. Kemi njerëz që janë kthyer për të ardhur këtu. Kanë kuptuar se fitohet më shumë, jetohet më me pak stres. Me kursimet e tyre nxjerrin më shumë se sa nxirrnin kur punonin për dikë tjetër në emigracion. Ndaj u bëj dhe një herë thirrje emigrantëve. Për këtë po e bëjmë edhe amnistinë fiskalë. Është e papranueshme që na tregojnë kriminelët”, tha Rama.
-
VIDEO
Mik i ‘të fortëve’ dhe ‘ushtar’ i Ervis Martinajt, flet për Report Tv nëna e 29-vjeçarit që u zhduk nga banesa në Kamëz: Ulviun ma rrëmbyen
Pesë muaj i zhdukur, 29-vjeçari Ulvi Skana është përmendur edhe si lidhje shoqërore e Can Karriqit, i vrarë në dhjetor të vitit 2021. Vrasje kjo që u pasua nga sëri të tjera fund vitin e shkuar dhe këtë fillim viti. Në dosjet e policisë disa emra në lidhje me njëri tjetrin dhe me viktimat e ekzekutimeve, ende rezulojnë të humbur apo të zhdukur, siç është edhe i riu Skana, i cili doli nga shtëpia e tij në Kamëz ditën e 17 majit dhe nuk u kthye më. Që ditën kur humbi gjurmët, prindërit thonë se policia nuk u ka dhënë asnjë informacion për fatin e djalit të tyre.
-
VIDEO
Dumani dha fakte të tjera, SPAK tërheq nga gjykimi çështjen ndaj Erion Alibejt: Do kryhen hetime! Porositi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
Prej 4 shkurtit të këtij vitit Erion Alibej ishte marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Por kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj SPAK ka tërhequr kërkesën duke kërkuar tashmë më shumë kohë për më shumë hetime.
-
VIDEO
Ministrja e Arsimit për pagat e mësuesve: Jemi të angazhuar që brenda mandatit ta rrisim pagën me 40%
Ministrja Evis Kushi në Komisionin e Edukimit u shpreh se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32%, në mandatin e ri angazhimi është për minimalisht 40%. Ajo shtoi se këtë vit u rritën 6% dhe vitin e ardhshëm 7%
-
VIDEO
Rama në Përmet: Se kemi provokuar ne krizën energjitike e jo më ta sjellim! Po bëjmë të pamundurën për të mbrojtur familjarët dhe bizneset
Kryeministri Edi Rama në një takim në terren me qytetarët e Përmetit u shpreh edhe njëherë se qeveria është krah qytre dhe bizneseve ndaj luftës energjitike. Teksa një kluftë me bimba dhe dronë ka mbërritur në dyert e Evropës, një luftë edhe më e madhe do të jetë kalimi me sukses i një dimri të ashpër, më i ashpri që prej peridhës së dytë botërore. Rama foli edhe për pretendimet e opozitës së gjithçka ka shkuar për keq vitet e fundit, duke thënë se buxheti i vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me atë të vitit 2013. Dhe ky dyfishim nuk mund të bëhej kurrë nëse do shkonte gjithçka për keq.