• VIDEO

    Në Elbasan pedagogët e përçarë, disa bojkotojnë mësimin: Rëndësi ka kauza, jo numri i protestuesve

    Në qytetin e Elbasanit, pedagogët janë të përçarë në nisjen e vitit të ri akademik, për sa i përket bojkotit të mësimit. Kështu ka deklaruar gjatë një prononcimi për mediat pedagogu Eljro Vila.

    ‘Rëndësi ka kauza për të cilën protestojmë jo numri i pedagogëve në protestë. Kemi edhe studentët që mbështesin protestën e pedagogëve. Kërkesat e pedagogëve nuk janë për luks, por janë për të vendosur dinjitetin. Jemi këtu në respekt të sindikatës.’- u shpreh ai.

  • VIDEO

    Dosja 'Babale'/ Salianji rrezikon burgimin sot, pritet vendimi i Apelit! PD 'bashkohet', deputetët demokratë pranë kolegut të tyre

    Në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritet sot vendimi për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjit, për dosjen Babale. Disa deputetë demokratë të të dyja palëve në ‘luftën’ brenda PD janë mbledhur për të qenë bashkë dhe pranë kolegut të tyre, i cili rrezikon burgun.

  • VIDEO

    Martina Pajollari lihet në burg, avokati i kushërinjve Mollaj: Vajza di diçka, është influencuar nga dikush

    Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.

    Nevzat Tarelli, avokati i kushërinjve Edlir dhe Valter Mollaj ka dhënë një deklaratë lidhur me seancën e sotme.

    Sipas deklarimit të avokatit ditën e sotme vajza është deklaruar para gjykatës dhe nuk dihet qartësisht nëse arrestimi i saj është kryer për shkak të kërkesës sigurim prove apo nëse prokuroria ka siguruar fakte të tjera të cilat e implikojnë vajzën me rol aktiv në krim.

    Avokati ka hedhur hije dyshimin në influencimin e deklarimeve të të pandehurve Angjo dhe Pajollari, pasi sipas tij deklarata është ndryshuar 2 herë dhe në të dyja herët të pandehurit kanë deklaruar njësoj.

    Ndërkohë sipas burimeve, gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta.

  • VIDEO

    Veliaj uron vitin e ri akadademik me një student të ardhur në Tiranë nga Shkodra, 'kunja' për Belind Këlliçin

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Në një video ku shfaqet bashkë me një djalë të ri nga Shkodra që ka ardhur në Tiranë, Veliaj uron të gjithë të rinjtë.

     “Mirëmëngjes dhe suksese për Jursi Temali dhe gjithë studentët që sot nisin vitin akademik! Bekime dhe përqafime”, shkruan Veliaj krahas fotos.

    Jursi ka vetëm një muaj që ka ardhur në kryeqytet dhe ka nisur punën e tij të parë.

    “Jam me Jusi Temalin, është me origjinë nga Shkodra, ka vetëm një muaj në Tiranë, si i ri dhe sot ishte dita e parë e punës, por po ta dëgjoje si fliste te stenda e vet këtu te Korpusi universitar ku janë të gjithë bizneset, dukej sikur kishte nja 10 vjet që merrej me marketing apo thua se ishte biznesi i vet. Si i thonë, “ kush është shkodran, tana i ban”. Mirë se të vini. 

    Veliaj e ka pasur këtë urim edhe si një mesazh për deputetin demokrat Belind Këlliçi, i cili në tentativë për të thënë që nuk e ka shok Veliajn tha se 'nuk është i ardhru në Tiranë'. 

    •  
  • VIDEO

    Nis viti i ri akademik në rrethe, paralajmërim për bojkot vetëm në Shkodër

    Studentët e rretheve të universiteteve të Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës kanë nisur rregullisht vitin e ri akademik, ku ora 9:00 i ka gjetur në auditore. Ndërkohë në Universitetin e Shkodrës është paralajmëruar për bojkot të mësimit.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja e Martin Çeços, del sot para gjykatës vajza që e nxori në pritë

    Mbahet sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për Martina Pajollarin, e cila dyshohet se është e  përfshirë në vrasjen e Martin Çeços. Lidhur me këtë ngjarje më herët janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

  • VIDEO

    Rama nga zyra e tij në PS, publikon pamjet me 2 breshkat: Nisim rrugën drejt fitores së zgjedhjeve vendore

    Sot Partia Socialiste do të nisë një dialog me bashkitë dhe komunitetit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore në 2023. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të pazakonte nga zyra e tij në Partinë Socialiste, teksa u ‘uron mirëmëngjes dy breshkave’ të tij që mban brenda në zyrë, kryesocialisti paralajmëron nisjen e një rruge të re drejt fitores së zgjedhjeve

  • VIDEO

    Përshihet nga flakët magazina në fshatin Vërdovë të Pogradecit

    Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një magazinë në fshatin Vërdovë  rreth orës 22:10.  Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vendi ku ka rënë zjarri, është në një magazinë të vogël në pronësi të një personi me iniciale P.S., 15 metër larg një banese në qendër të fshatit Vërdovë në afërsi të xhamisë së fshatit.

  • VIDEO

    Fundjava me diell, fëmijë, të rinj e të moshuar ‘mbushin’ Parkun e Liqenit në Tiranë: Kalojmë shumë mirë, ka ajër të pastër

    TIRANË- Hapësira e gjelbër te Kodrat e Liqenit ka qenë zgjedhja e shumë fëmijëve, të rinj, të rejave , gjyshërve dhe prindërve të cilët kanë populluar ‘mushkrinë e Tiranës’ për të kaluar këtë fundjavë.

  • VIDEO

    Shkodër/ Kultivonin e shisnin kanabis, 7 persona në pranga 5 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 77 kg kanabis, doza kokaine dhe armë

    7 persona janë arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor ‘Qarku’ pasi u zbulua se kultivonin e shisnin  kanabis. 5 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar 77 kg kanabis, kokainë e ndarë në doza si dhe armë.

  • VIDEO

    Analisti i Kosovës për Report Tv: Rama në KiE bëri performancë të shkëlqyeshme! Iu tregoi se ku kanë gabuar me shqiptarët

    TIRANË- Agim Krasniqi, analisti nga Kosova e ka cilësuar si një performancë të jashtëzakonshme fjalimin e kryeministri Edi Rama në KiE. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Krasniqi tha se Rama ia vuri në dukje gabimet që ka bërë ky institucion ndërkombëtar me shqiptarët.

  • VIDEO

    Shqipëria renditet e 8-ta në Europë për shërbimet online! Rama: Kush flet përçart për sulmin kibernetik harron 2 faktet e thjeshta

    Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike online! Kështu thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital. Kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelat dhe iu përgjigjet të gjithë kritikëve që sipas tij hedhin baltë dhe nxijnë çdo ditë shërbimet online.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv