-
VIDEO
Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Prishtinë, kush janë VIP-at e pranishëm në protestën në Tiranë
Pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, ku u abuzua seksualisht një 11-vjeçare, janë ngritur qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Tiranë. Pasditen e sotme, në protestën e thirrur nga Fifi kanë marrë pjesë disa emra publik, mes tyre Beatrix Ramosaj, e cila shfaqet shpesh herë e mërzitur, Monika Lubonja, Zhaklin Lekatari dhe Anxhela Peristeri.
-
VIDEO
Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, brohorasin njëherësh: Unë bërtita joooo
Pasi dhanë mesazhet e tyre për 11-vjecaren e dhunuar seksualisht nga 5 persona në Prishtinë, protestuesit në Tiranë kanë marshuar drejt kryeministrisë ndërsa mbanin në dorë një pankartë të madhe ku shkruhej “Unë bërtita. Joooo”. Duke brohoritur me këtë frazë kanë vijuar edhe marshimin e tyre të qetë.
-
VIDEO
Protesta për abuzimin seksual ndaj 11-vjeçares në Prishtinë, gazetari Peçi: Duartrokitje në kor për të miturën! Nuk është vetëm
Mes emrave të pranishëm në protestën për 11-vjeçaren që u abuzua nga 5 persona në Prishtinë ishte dhe gazetari Ermal Peçi, i cili kërkoi duartrokitje për të treguar mbështetje për të miturën.
“Ky vend është kaq i bukur falë ush dhe mendoj që të gjithë të bëhemi burra, t’i përulemi grave e vajzave. Për horrat që janë në burg e mos dalshin kurrë dhe që fatkeqësisht do të dalin, një duartrokitje në kor për atë vajzë që është dashuria jonë e përbashkët, është një shenjë që nuk është vetëm. Ti je me ne. Ne të duam shumë”, tha Ermal Peçi.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Vogëlushja në protestën në Tiranë: Dua të dal në park pa frikë
“Dua të dal në park pa frikë”, tha një vogëlushe në protestën që u zhvillua në Tiranë për abuzimin seksual ndaj 11-vjecares nga 5 persona në Prishtinë.
-
VIDEO
Solidaritet me Prishtinën, Tirana ‘ngrihet në këmbë’ për abuzimin e së miturës! Dhjetëra qytetarë mblidhen në shesh
Të solidarizuar me Prishtinën, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë për vogëlushen e cila përjetoi tmerrin nga 5 abuzuesit seksual. Mes tyre janë edhe personazh publikë.
-
VIDEO
Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja
Pavarësisht rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit në tregjet e huaja, zhvillimi i sektorit në vend nuk kanë të ndalur, duke regjistruar rekorde të reja. Vetëm në gjashtë muajit e parë të këtij viti, INSTAT raporton se janë miratuar 736 leje ndërtimi, ose 138 leje ndërtimi më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i lejeve të dhëna këtë vit në gjashtëmujor janë më të lartat që prej vitit 2006, ku për periudhën janar-qershor në atë kohë u dhanë 860 leje për ndërtime të reja.
-
VIDEO
Vrasja e 2-fishtë në Tiranë/ Viktima kishte kërkuar urdhërmbrotje, biznesmeni me 2 gra e vrau pasi i erdhi fletëthirrja në gjyq: E meritonin! Fshehu armën në kasafortë
Alban Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje katër ditë para se të vritej bashkë me të shoqen nga i vëllai, Albani, i cili i ekzekutoi në biznesin e tyre sapo i erdhi fletëthirrja nga gjykata. Familjarët kishin konflikte të hershme pronësie që kurrë nuk ishin zgjidhur. Arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit të Albanit.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’: Rama do rrisë çmimin e energjisë, e ka marrë vendimin, thjeshtë justifikohet
Partia Demokratike e Sali Berishës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndonëse shprehet ndryshe, ai e ka marrë vendimin për të rritur energjinë elektrike.
-
VIDEO
I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari! I dënuar dhe më parë për të njëjtin krim
Një 32-vjeçar me iniciale M.K., ka rënë në pranga pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floriri një gruaje ditën e djeshme në afërsi të terminalit të autobusëve.
-
VIDEO
Rikthimi i basteve online? Drejtori i lojërave të fatit tregon si parashikohet të funskionojnë
Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online. Nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.
“Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat të dyfshohen nga kjo fushë. Cdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln euro që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln euro”, tha Çakuli.
-
VIDEO
Arrestimi i bosit turk të kriptomonedhave/ Ozer u ndoq 5 javë nga SHISH dhe policia! E tradhtuan gjurmët e gishtave ku rrinte në plazh luksoz e Palase! Dyshime për dekonspirim
Pas përgjimeve nga Prokurpria e Elbasanit të cilat identifikuan shqiptarët që kishin marrë një apartament lagjen ‘5 maji’ dhe se aty strehohej një turk, u vu dhe ndjeka me agjent.
-
VIDEO
Vrau vëllanë dhe kunatën, biznesmeni s’pendohet: E meritonin
Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare ndaj Arsen Muskurtit, dënim i cili parashikon dënim për jetë. Mësohet se ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë duke thënë se e meritonin.