• VIDEO

    Zjarri në fabrikën e sfungjerit, Ahmetaj: Punëtorët bënë izolimin e flakëve me fikëse dore

    Arjan Ahmetaj specialist për parandalimin e zjarreve, u shpreh për Report Tv se punëtorët bënë të mundur izolimin e flakëve në fabrikën e sfungjerit me anë të fikësve të dorës. Ahmetaj tha se po hetohen shkaqet e rënies zë zjarrit, ndërsa shtoi se zjarrfikëset arritën në kohë.

    •  
  • VIDEO

    Vodhën donacionet nga Gjermania, Gjykata e Pogradecit lë në burg 4 punonjës të bashkisë

    Sot rreth orës 13:00 është mbajtur seanca gjyqësore për masën e sigurimit personal, për katër punonjësit e bashkisë Pogradec të cilët u arrestuan në flagrancë për vjedhje dhe shpërdorim detyre për ndihmat e siguruara nga Gjermania, për Spitalin, Maternitetin, shkollat dhe çerdhet e qytetit.

  • VIDEO

    Turistët e huaj në Durrës, kryeministri Rama poston videon e grupit të të rinjve nga Pisa në Kepin e Rodonit

    Këtë vit ka pasur rritje të pushuesve të huaj në Shqipëri, gjë që kryeministri Rama e shfaq me postime të shpeshta në rrjete sociale. Në Facebook, këtë herë kryeministri Rama postoi një video me pushues në plazhet e Durrësit.

  • VIDEO

    Zjarri në fabrikën e sfungjerit në ‘Misto Name’ asfiksohet një punëtor

    Një punëtor është asfiksuar pas zjarrit të rënë në fabrikën e sfungjerit në Kombinat. Report Tv ka siguruar momentet kur nxirret nga fabrika me barrelë një nga punëtorët e asfiksuar. Burime bëjnë me dije se nuk ka probleme të rënda shëndetësore.

    •  
  • VIDEO

    Drejt medaljes olimpike, kreu i federatës shqiptare zbulon në Report Tv: Si e bindëm italianen Lara Colturi të garonte për kombëtaren shqiptare

    TIRANË- Lara Colturi është skiatorja italiane, me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine. Ky lajm i bëri të gjithë krenarë, por të gjithëve iu lindi pyetje? Pse dhe si Lara u bë pjesë e kombëtares shqiptare. Përgjigjen e kësaj pyetjeve e jep Elvis Toçi, presidenti i Federatës së skive, i cili në intervistën në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj zbuloi negociatat e bëra me vajzën e kampiones, Daniella Cecarelli-t.

  • VIDEO

    Tiranë, merr flakë fabrika e sfungjerëve në Kombinat, nuk dihen shkaqet

    Tiranë, merr flakë fabrika e sfungjerëve në Kombinat, nuk dihen shkaqet

  • VIDEO

    Droni zbulon shkelësit në Tiranë!

    Një ndër objektivat e “????Dronit edukues????” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor.

  • VIDEO

    Rikthimi i NASA në hapësirë, Hafizi për Report Tv: Ka ardhur momenti që ta bëjmë hënën të shfrytëzueshme për interesat e njerëzimit

    TIRANË- Fizikantja Mimoza Hafizi në studion e Report Tv ka folur lidhur me misionin e ‘Artemis 1’, ku tha se ky është momenti i duhurpër ta kthyer hënën në një objekt të shfrytëzueshëm për interesat e njerëzimit. Në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj, Hafizi tha se rikthimi i njerëzimit në hënë është një lajm  mirë drejt asaj që ka qenë dëshira më e madhe, pushtimi i hapësirës.

  • VIDEO

    Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Faruk Ozer

    Janë publikuar pamjet nga momenti ia rrestimit të Faruk Ozer. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.

    •  
  • VIDEO

    U arratis me 2 mld $ nga Turqia, i vihen prangat në Palasë bosit të kriptomonedhave turke Faruk Ozer! Në pranga edhe nipi Armando Dukës që e ndihmoi të fshihej

    Pas 16 muajve në arrati, u arrestua në Himarë, bosi turk i kriptomonedhave që mashtroi duke u vjedhur 2 miliardë dollarë klientëve të kompanisë që 28-vjeçari themeloi në Turqi. Faruk Ozer u kap në Himarë bashkë me nipin e Armand Dukës  të FSHF-së, Edevaldo Haxhiu që autoritetet vendase e akuzojnë se e ka ndihmuar të fshihet kundrejt rryshfeti

    • VIDEO

      I vodhi automjetin një gruaje vihet në pranga 34-vjeçari dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

      Durrës / Punë intensive hetimore dhe policore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Finalizohet operacioni policor i koduar "Bared”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh. I vodhi automjetin një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacioni e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Bared”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: - V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    • VIDEO

      Babë e bir u vranë nga ish-dhëndri, flasin fqinjët: Prej 20 vitesh jetonin në Itali. mbrëm ishin kthyer

      Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre kanë folur për Report Tv. Ato kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.

      ‘Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm.’- u shpreh një fqinje.

      ‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv