• VIDEO

    Dibër, disa banorë protestë kundër HEC-it të Skavicës: Do përmbyten 32 fshatra

    Dhjetëra banorë u ngritën në protestë në Fushë-Alie të Dibrës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Ata e quajnë projektin "genocid" pasi me mijëra banorë do të jenë të detyruar të shpërngulen nga tokat e tyre.

  • VIDEO

    U shkarkua si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano letër ‘lamtumire’: Më e rëndësishmja në jetë është të guxosh, më e ndërlikuara të kesh frikë

    E mbajti vetëm për 10 muaj postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por nuk e ka kursyer një letër të gjatë falenderuese për kolegët, drejtuesit dhe ekspertët e organizmave partnere ndërkombëtare, përfaqësuesit e mediave dhe anëtarët e komunitetit.

    • VIDEO

      Familjarët e viktimave: Arsen Muskurti i kërcënoi me armë 4 ditë para krimit! Çuan menjëherë në komisariat pamjet e kamerave të biznesit

      Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti jashtë kamerave e konsiderojnë vrasjen e dyfishtë si të paralajmëruar dhe nuk është parandaluar nga policia. Ata thanë se ditën e premte, katër ditë para vrasjes autori Arsen Muskurti ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armë të cilën e kishte me leje kunatën Nora Muskurti.

      Pasi ka dal nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë prej 38-vjeçarit. Familjarët e viktimave pohuan se paraqitën si prova kamerat e biznesit ku është filmuar e gjithë skena e kërcënimit. Po ashtu familjarët shprehen se pavarësisht kallëzimit, policia nuk reagoi për të arrestuar Arsen Muskurtin, i cili pasditen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë. Banesat e dy vëllezërve në rrugën "Luçie Miloti" janë ngjitur me njëra-tjetrën. Në njërën prej tyre është e hapur dera e mortit, ndërsa shtëpia e autorit është e kyçur, gratë e tij dhe fëmijët nuk janë aty. 

    • VIDEO

      Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti! Avokati: Merrte mjekime për shëndetin mendor, armën e kishte me leje

      Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është lënë në burg. Ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën. Sipas avokatit, autori merrte mjekime për probleme të shëndetit mendor, ndërsa armën e kishte me leje.

      • VIDEO

        Avokati i Arsen Muskurtit: U dorëzua vetë në komisariat, nuk e arrestoi policia! Ishte në gjendje të rënduar psikologjike, armën e kishte me leje

        Avokati i Arsen Muskurtit foli për mediat sapo u dha masa e sigurisë duke thënë se autori nuk u arrestua nga policia, por u vetëdorëzua në komisariat. Sipas tij, autori ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka bërë 7 kallëzime penale ndaj viktimave por pretendon se Policia e Shtetit nuk ka marrë masa.

        Kështu avokati kërkon të hedhë poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se autori u prangos vetëm pak orë pas ngjarjes nga policia dhe forcat RENEA.

        “Është dorëzuar vetë, kam parë shumë trillime nga mediat, më ka dërguar mua personalisht që ta dorëzoj, kemi shkuar vetë në ambientet e komisariatit që ta bëjmë dorëzimin. Ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Merrte dhe mjekime. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe ndjerës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë. Kallëzimet janë sekret hetimor, nuk mund t’i nxjerrim. Por nuk është arratisur, jua bëj me dije. Që në vitin 2018, ka pasur probleme e merrte mjekime. Armën e ka pasur me leje dhe kemi paraqitur çdo lloj dokumentacioni të nevojshëm”, tha avokati.

      • VIDEO

        Vrau vëllanë dhe kunatën brenda agjencisë në Tiranë, sot njihet me masën e sigurisë Arsen Muskurti

        Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë do të dalë sot në orën 10:00 para Gjykatës Penale për tu njohur me masën e sigurisë.

      • VIDEO

        Protesta për abuzimin ndaj 11-vjeçares! Tirana 'një' me Prishtinën, dhjetëra qytetarë dhe vogëlushe ‘ngrihen në këmbë’: Dua të dal në park pa frikë

        Tirana dhe Prishtina u bënë 'një', për të përcjellë revoltën e britmës së një vogëlusheje që nuk u dëgjua për 7 orë rresht teksa përjetonte traumën më të madhe të jetës së saj, jo nga një, por nga 5 abuzues. E mitura 11-vjeçare mblodhi në sheshin ‘Nënë Tereza’ ashtu siç ishte paralajmëruar, aktivistë, mjekë, njerëz të ekranit, këngëtarë, gazetarë por edhe bashkëmoshatarë të saj, të cilat ende pa kapërcyer disa stade të jetës, ndjejnë frikë.

      • VIDEO

        Protesta në Tiranë, Alfred Muharremi nuk mbajti dot lotët: Nga akti makabër vuajnë nënat! Unë e humba timen pasi më lindi

        Ish kandidati për deputet i PS Alfred Muharremi ishte mes protestuesve në Tiranë, ku u përlot teksa fliste për ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku u dhunua seksualisht një 11-vjeçare. Muharremi, i cili familjen e vetme e kishte në fshatin SOS derisa krijoi familjen e tij rrëfeu me lot në sy se nga kjo ngjarje vuajnë nënat. Ai kujtoi se nëna e tij ndërroi jetë pasi e lindi, ndaj nuk është histori që nuk mund ta kapërdijë lehtë.

         
      • VIDEO

        Protesta për abuzimin ndaj 11-vjeçares! Tirana 'një' me Prishtinën, dhjetëra qytetarë dhe vogëlushe ‘ngrihen në këmbë’: Dua të dal në park pa frikë

        Tirana dhe Prishtina u bënë 'një', për të përcjellë revoltën e britmës së një vogëlusheje që nuk u dëgjua për 7 orë rresht teksa përjetonte traumën më të madhe të jetës së saj, jo nga një, por nga 5 abuzues. E mitura 11-vjeçare mblodhi në sheshin ‘Nënë Tereza’ ashtu siç ishte paralajmëruar, aktivistë, mjekë, njerëz të ekranit, këngëtarë, gazetarë por edhe bashkëmoshatarë të saj, të cilat ende pa kapërcyer disa stade të jetës, ndjejnë frikë.

      • VIDEO

        Protesta në Tiranë, vajzat për Report Tv: Kemi të drejtë të veshim çfarë të duam! Të edukohen djemtë

        Edhe disa vajza të vogla ishin mes protestuesve që u mblodhën në Tiranë për 11-vjeçaren që u abuzua seksualisht nga 5 djem në Prishtinë. Të pyetura nga Report Tv se për çfarë protestojnë, ato të treja thanë:

        “Ne kemi të drejtë të veshim çfarë të duam dhe të edukohen djemtë që të mos bëjnë asgjë.

        Jam 9 vjeçe. Unë po protestoj se nuk ndihem e sigurt në këtë vend dhe kam shpresën që gjërat do të rregullohen.

      • VIDEO

        Përdhunimi i vogëlushes në Prishtinë, mjeku psikiatër: Djemtë janë të rritur keq

        Teksa në sheshin “Nënë Tereza” po mbahet një protestë në shenjë solidarizimi për ngjarjen tragjike në Prishtinë mjeku psikiatër Neli Demi nga protesta tha se në Shqipëri djemtë janë të rritur keq.

        “Jam Neli Demi, jam bashkëshort, djalë, babai i dy djemve dhe e një vajze, jam mjek psikiatër. Është një çështje dashurie ndaj njerëzimit, kafshëve, planetit. Ata njerëz që sulmojnë gratë, përdhunojnë gratë, po ti shohim më thellë, do gjejmë këto mungesa. Në këtë specifikë, e kam shprehur dhe në media, le të fokusohemi këtu. Djemtë rriten keq fatkeqësisht me atë epopenë e një princi që do të bëhet mbret në të ardhmen, që ka të drejtë që bëjë ça të dojë. Këto janë farat e asaj gjëje që duhet të sjellë ndryshimin, protestat. Ky ndryshim në këtë realitet social, shpesh herë të bën pesimist. Kur dëgjojmë raste të tilla, ndihem keq.”, tha ai.

        •  
      • VIDEO

        Debati gjatë protestës në Tiranë/ Fifi acarohet: E kam organizuar unë! Aktivistja: Nuk po ndaj pronat

        Ishin mbledhur të gjithë për një kauzë, por nuk kanë munguar debatet. Në protestën për 11-vjeçaren që u abuzua seksualisht në Prishtinë, pati dhe një përplasje me një aktiviste të shoqërisë civile dhe Fifit.

        Ajo po falënderonte publikisht për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain, por këngëtarja e famshme Fifi ka ndërhyrë. Mes tonit të ashpër Fifi i pohoi aktivistes se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë.

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv