-
VIDEO
Zjarr i madh në kodrat e Llogarasë, zjarrfikësit në vendngjarje! Nis shuarja e flakëve me helikopter në Palasë
Një zjarr i madh ka përfshirë në kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palasë të Vlorës. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se tymi ka përfshirë zonën ndërsa ka mbërritur dhe helikopteri për të bërë shuarjen e flakëve nga ajri.
-
VIDEO
Trafik në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për një aksident rrugor në Vorë
Pasditja e sotme është shoqëruar me një trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
-
VIDEO
Instalacion a strehim?! Stalini, Lenini e një Gaz69 në ballë të vilës së Mehmet Shehut, aktivistët: Në 23 gusht bota përkujton viktimat, Shqipëria diktatorët
Janë ekspozuar në ish-vilën e Mehmet Shehut, statujat e Leninit dhe Stalinit, të ruajtura më herët në Galerinë Kombëtare, tanimë në rikonstruksion. Dy shtatoret janë shkëputur nga Fondi që ruhet në Muzeun Historik, e janë ekspozuar duke ngjallur debate. Ministria nuk sqaron, ndërsa ekspozimi i tyre kontestohet nga qytetarët e thjeshtë dhe aktivistët
-
VIDEO
U shpall në kërkim, drejtori i AKU-së në Shkodër paraqitet vet në polici: Inkurajoj çdo hetim, të zbatohet ligji
Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.
‘Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale.’- u shpreh Sokoli.
-
VIDEO
‘Skifteri’ i familjes vodhi kasafortën e kunatës në Tiranë, thellohet tragjedia, e fejuara e 27 vjeçarit vret veten
Kristian Fusha para gjykatës 27-vjeçari që u arrestua mbrëmë i dyshuar për vjedhjen e dy kasafortave në Tiranë ka pranuar krimin, ndërsa rezulton se për vjedhje ai është proceduar edhe në vitin 2018.
-
VIDEO
Temperatura deri në 31 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare me reshje shiu në mesditë në zonat qendrore dhe zonat malore.
-
VIDEO
Radhimë, nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen me ‘Jetski’, gjobitet pronari
Refuzoi t’u paraqiste shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë, dokumentacionin e mjetit lundrues skaf që drejtonte, të cilin nuk e kishte në bord, ndëshkohet me masa administrative 50.000 dhe 10.000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues, si dhe i bllokohet mjeti lundrues për 30 ditë.
-
VIDEO
VIDEO/ Kreu manovra të rrezikshme në mes të rrugës, gjobitet shoferi 30-vjeçar Lezhë
Policia e Lezhës ndëshkoi me masë administrative gjobë një 30-vjeçar i cili kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës", në Shëngjin, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës
-
VIDEO
Shkodër, prodhonte vezë në pularinë e paregjistruar, në pranga 55-vjeçari! Nën hetim drejtori i AKU-së
Viktor Gjini 55-vjeç ka rënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi prodhonte dhe shiste vezë të pakontrolluara nën emërtimet e markave të tjera
-
VIDEO
Rama: Shqipëria i shpërblen sportistët më shumë se shumë vende të tjera
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka shpërblim financiar që e kompenson sfilitjen, lotin, gjakun e lodhjen e Luiza Gegës. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria i shpërblen sportistët shumë më mirë se shumë vende të tjera
-
VIDEO
Luiza Gega kampione Europe, Rama: Ftova ambasadoren e BE-së të marrë pjesë në festë, jo gjithmonë na ndodh të lëmë pas Gjermaninë
Kryeministri Edi Ram është prezantuar sot me ambasadoren e re të BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann, nga Gjermania. Rama tha se e ka ftuar ambasadoren që të marrë pjesë në festimet për Luiza Gegën, pasi ky është një rast i veçantë se jo gjithmonë i ndodh Shqipërisë të mund Gjermaninë.
-
VIDEO
Luiza Gega kampione Europe, Rama: Privilegj që të kemi mes nesh, kjo arritje të lë pa fjalë
Kryeministri Edi Rama ka uruar Luiza Gegën për fitoren.
“Privilegj që të kemi sot këtu mes nesh, në një përpjekje për të thënë faleminderit jo me të gjitha fjalët e nevojshme, edhe pse këtu u thanë shumë fjalë, kjo arritje të lë pa fjalë”, tha Rama.