-
VIDEO
Negociatat, Zhupa në Report Tv: Opozita të ketë propozimet e saj për President! Halim Kosova do të ishte emri i duhur! I pranueshëm edhe për mazhorancën
Deputetja Ina Zhupa e ftuar në Report Tv tha se Halim Kosova do të ishte një figurë e gjithëpranuar nga palët politike për president i ri i vendit. Sipas Zhupës opozita duhet të bëhet pjesë e procesit
-
VIDEO
Rama në Lezhë, vizitë në një sipërmarrje familjare që merret me agroturizëm: Duhet bashkim dhe investime cilësore
Prodhimet artizanale bio dhe zhvillimi i agroturizmit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në vitet e fundit. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një sipërmarrje familjare në Lezhë, konkretisht në familje e Alfred Markut, një prej mjeshtrave të restoranteve të spikakur në Lezhë ‘Rapsodisë’ në Krajnë të Lezhës
-
VIDEO
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
Ish shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg! Ai akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Sokol Bode është dënuar në mungesë pas së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila janë në arrati.
-
VIDEO
Dënimi me 3 vite e 4 muaj, Saimir Tahiri kërkon pezullimin në Gjykatë të Lartë: Jam i rrezikuar nga subjektet e krimit
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.
-
VIDEO
Kërkoi pezullim dënimi se është i sëmurë, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Adriatik Llallës! SPAK: Sëmundja se pengoi të kryente funksione të larta
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Ekstradimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm mbetet pezull, teksa Gjykata në Itali i ka marrë pasaportën!
-
VIDEO
Përfundon takimin me drejtorin e Policisë, Ministri i Brendshëm: Tolerancë ‘zero’ ndaj kultivimit të kanabisit
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se policia do të ketë tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit.
‘Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit dhe besoj se policia i ka të gjitha mundësitë, mënyrat për ta minimizuar në maksimume historike këtë fenomen negativ. Ishte një takim pune i zakonshëm. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm, nuk ka të bëjë fare me kultivimin e kanabisit për arsye industriale.’- tha Çuçi
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm mbledh drejtorët e 5 qarqeve, në fokus diskutimet për 'luftën' kundër kanabisit
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori Gledis Nano kanë mbledhur në takim drejtorët e policisë së Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit dhe Korçës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për rritjen e kontrollit për 'luftën' kundër kanabisit.
Takimi ka në fokus diskutime për çështjet e kanabisit, për rritjen e kontrolleve në territor për zbulimin e paligjshmërisë. Në fokus është informimi i popullatës për dallimin mes kanabisit mjekësor dhe atij të paligjshëm, në mënyrë që legalizimi i kanabisit mjekësor të mos krijojë idenë që të nisë prodhimi masiv, ndaj do të ketë më shumë kontrolle në sera dhe ara.
Në ndihmë të kontrolleve nga ajri edhe këtë vit është Guardia di Finanza. Ndërkohë policia e Shtetit do të vijojë edhe kontrollet brenda banesave për laboratore kanabisi.
-
VIDEO
Mark Gjini arrestohet pas 8 muajsh! Theu masën e 'arrestit në shtëpi', akuzohet për kultivim të bimëve narkotike
Mark Gjini, një 57-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Matit pasi kishte thyer masën e 'arrestit në shtëpi'.
Ai u shpall në kërkim në shtator të vitit 2021 pasi kishte thyer masën e sigurisë dhe si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni policor i koduar "Often" dhe u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Gjini u arrestua nga policia edhe në vitin 2020, ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve, sot votohet për kreun e PD në Dibër! Ja kandidatët
Komisioni i Rithemelimit vijon procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve ndërsa sot do të votohet për kreun e degës së PD në Dibër.
1200 anëtarë do t'i drejtohen kutive të votimit ndërsa kandidatë janë Ilir Krosi, ish kryetar i Bashkisë Peshkopi dhe Hamza Leshi, ish kryetar i komunës Kastriot.
-
VIDEO
Moti i keq me erë të fortë në Vlorë, rrëzohen disa pisha në pyllin e Sodës! Pa energji elektrike Dukati, Orikumi dhe Radhima
Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë Vlorën mëngjesin e kësaj të premte ka sjellë problemet e para.
Për pasojë janë rrëzuar disa pisha në pyllin e Sodës në Vlorë që kanë bllokuar edhe një nga segmentet rrugore. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për zhbllokimin e rrugës.
-
VIDEO
FNSH blindon Krujën, kontrolle antidrogë, sekuestrohen 400 fidanë kanabis! Kontrolle në 250 sera e në 56 shtëpi të braktisura
FNSH po zhvillon kontrolle antidrogë në zonën e Krujës, ndërsa janë sekuestruara 400 kubikë të kultivuar me kanabis
10 grupe të FNSH kontrolle në 3 ditët e fundit në 250 sera, 56 shtëpi të braktisura dhe tunele.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 22 prill 2022/ Pritet të ketë reshje shiu
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.