-
VIDEO
U përplas nga një makinë në rrugën Korçë-Devoll, humb jetën këmbësori 50-vjeçar
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku mbeti pa shenja jete një 50-vjeçar, pasi u përplas nga një automjet në rrugën nacionale Korçë-Devoll. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Progit”.
-
VIDEO
Trafikantët e drogës taktikë të re, kultivimi në shtëpi bari! Nga janari deri në prill 19 laboratorë droge të zbuluara! Kruja, ‘Londra’ e Shqipërisë
Trafikantët e kultivimit të kanabisit kanë ndryshuar strategji këtë vit, duke e fokusuar aktivtetin e tyre të paligjshëm në shtëpitë e barit. Jo pak por 19 shtëpi bari ka zbuluar policia që nga fillimi i këtij viti, ku poseduesit kishin investuar mijëra euro. Në qarkun e Durrësit, janë zbuluar rastet më të shumta, por në Tiranë një shtëpi bari u gjet në mes të qytetit.
-
VIDEO
Prodhonte detergjentë të paligjshme dhe të dëmshëm për shëndetin, nis hetimi ndaj një 54-vjeçari
Hetimi ka nisur ndaj Besnik Kopshti, pronarit të një subjekti në Shkodër, pasi prodhonte detergjent në mënyrë të paligjshme dhe i hidhte në treg.
-
VIDEO
I droguar në timon, policia vë në pranga 21-vjeçarin në Tiranë! I pezullohet patenta për 1 vit dhe gjobitet me 15 mijë lekë
I riu me inicialet S. D., u kap në rrugën "Xhanfize Keko", ndërsa po ashtu është gjobitu me 15 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 12 muaj dhe i janë hequr 10 pikë nga leja e drejtimit.
-
VIDEO
Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër, u kap me armë zjarri, kapsolla detonatore dhe lëndë narkotike
Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri pa leje, municion luftarak e lëndë narkotike.
Forcat blu morën informacione se qarkullonte me armë zjarri me vete, ndaj nisën operacionin dhe vunë në pranga 49-vjeçarin e identifikuar si Ardian Gjergji, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.
-
VIDEO
'Mbyllet' ILDKP në drejtimin e Evgjeni Basharit, vetëm 16 zyrtarë të kallëzuar për pasurinë në 2021 nga 72 në 2020 kur kryetar ishte Ganaj
ILDKP dështim spektakolar në drejtimin e Evgjeni Basharit, kallëzimet ndaj pushtetarëve për fshehje pasurie dhe pastrim parash ranë nga 72 në 16, dështim edhe me zbatimin e ligjit të sinjalizimit të korrupsionit
-
VIDEO
Vodhi 100 mijë lekë në market, Gjykata e Tiranës lë në burg Elis Suçin, i dyshuar si vrasës me pagesë! Pritet t'i komunikohet masa edhe për vjedhjen e postës së Kamzës
Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t'i komunikoj edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz.
-
VIDEO
Moti i keq me erë të fortë, 150 mijë lekë dëm në serat me luleshtrydhe në fshatin Kafaraj të Fierit! Fermerët: Nuk mbajmë shpresë, shteti po na gënjen
Moti i keq me erë të fortë ka shkaktuar dëme në të mbjellat e fermerëve në Kafaraj, Fier. Fermerët ankohen se është hequr plastamasi në sera duke krijuar probleme të luleshtrydhes në ciklin e tyre të pjekjes.
-
VIDEO
Ministrja e Arsimit shpall thirrjen për drejtorin e Sistemit Parauniversitar, paralajmërimi për ndryshime në maturën shtetërore për vitet e ardhshme
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar takim me drejtues të institucioneve arsimore nga e gjithë Shqipëria duke shpallur thirrjen për vendin vakant të drejtorit të përgjithshëm pas dorëheqjes së Selman Hodajt.
-
VIDEO
Iu vu tritoli në dyqani, vëllai i efektivit të policisë: Autorët mbështeten diku meqë janë kaq trima, ne nuk kemi vrarë e rrahur njeri
Vëllai i efektivit të policisë Hysen Gashi, dyqanit të të cilit iu vu tritoli mbrëmjen e djeshme në Durrës ka folur para mediave duke thënë se ngjarja mund të ketë ardhur vetëm prej detyrës pasi nuk kanë pasur konflikte me askënd.
"Nuk kemi vrarë as kemi rrahur kënd. Kjo vetëm për shkak të detyrës, s’ma merr mendja për gjë tjetër.
Kohët e fundit e ka përdorur si magazinë ndërsa më parë e ka pasur dyqan. Ka shitur rroba. Bënte gruaja tregti. Policia ka ardhur menjëherë, ka qenë ora rreth 10:30. Zona nuk ka qenë e ndriçuar. Kamera sigurie i ka vendosur por nuk i ka në funksion. Tek lokali i ka marrë policia, kurse këta nuk kanë pasur kamera sigurie.
Kjo është rrugë, nuk mund t’i vendosësh gishtin askujt po nuk pe gjë. Kjo punë ka ardhur vetëm se është polic, ka ndonjë që i ka ngelur hatri, cfarë t’i bësh. Pasi nuk është bërë dëm në njerëz, dëmeve materiale nuk kemi cfarë t’i bëjmë. Ishalla bëhet drejtësi, por kam frikë se këta që i bëjnë këta punë, mbështeten diku që janë kaq trima se unë për veten time nuk i bëj keq njeriu.
Nuk ka pasur njeri tek shtëpia fare. Hyseni ka qenë në punë, ka 30 vjet që është polic në Durrës me Shqiponjat. Gruaja ka qenë tek vajza për darkë në Rrushbull. Kjo punë ka ndodhur rreth orës 10:20, Hyseni ka qenë duke u kthyer nga puna.
Unë e pyeta Hysenin, i thashë ke ndonjë ngatërresë kohët e fundit, tha policë jemi, në qafë nuk i kapim njerëzit", tha vëllai i Hysen Gashit.
-
VIDEO
Shpërthen tritol në derën e jashtme të një dyqani në Durrës, vetëm dëme materiale, ende s'dihen rrethanat
Një sasi tritol është vënë mbrëmjen e sotme në derën e një dyqani në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri. Mësohet se një lëndë e vogël plasëse është vendosur në qepenin e jashtëm të derës së dyqanit.
-
VIDEO
Shpërndante drogë në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Iu gjet me vete 1 kg kanabis
Bëhet me dije se është arrestuar Hermes Hasani, i cili, sipas policisë, shpërndante kanabis me doza në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit në kryeqytet.