-
VIDEO
12 viktima më pak nga aksidentet në 3 muajit e fundit! 14 të ‘arratisur’ nga vendngjarja por më pas pendohen! Shefi i sigurisë: Nuk është fenomen shqetësues
Në vetëm 3 muaj, 14 drejtues mjetesh braktisën vendin e ngjarjes pasi shkaktuan aksidente, por shumica pak orë më vonë telefonuan policinë. Shefi i Sigurisë Rrugore Skënder Ismaili, thotë për report Tv se në këto raste, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, i shtohet edhe akuza e largimit nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e ish-policit: Po me ndiqnin! Nxori armën nga një thes dhe qëlloi në drejtimin tim
Është zbardhur dëshmia e Orland Paplekajt, i cili i shpëtoi një atentati mesditën e sotme në rrugën dytësore në Shijak.
‘Isha në orar pune dhe po udhëtoja për të vazhduar transportin e bombolave që mbaja në kamionçinë. Mora kthesën në një nga rrugicat e rrugës Xhafzotaj-Shijak. Sapo u ktheva në një rrugë dytësore, dallova një automjet që më ndoqi rreth 10 metra. Në një moment manovruam dhe vura re që nga vendi i pasagjerit dikush nxorri një armë nga një thes. Hapi zjarr në drejtimin tim, por unë manovrova menjëherë dhe më pas humba kontrollin e makinës.’- thuhet në dëshminë e siguruar nga Report Tv, të Orland Paplekajt.
-
VIDEO
Arqipeshkvi Arjan Dodaj uron Pashkët katolike: Lufta e pandemia na treguan ta duam jetën! Imzot Massafra: Të fokusohemi ta bëjnë Shqipërinë një vend më të jetueshëm
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës duke uruar besimtarët katolikë për Pashkët. Edhe Imzot Angelo Massafra kërkoi nga shqiptarët të largojnë mllefin por të fokusohen ta bëjnë Shqipërinë një vend më të jetueshëm.
-
VIDEO
Fier, çelet ekspozita “Kujtesa” në Galerinë e Artit! Artisti nga Prishtina instalacion me 50 foto portretesh
Mbi 50 fotografi dedikuar ngjarjeve të luftës në Kosovë janë bërë pjesë e ekspozitës në Galerinë e Artit në Fier. Realizuar nga artisti fotograf nga Prishtina, Burim Myftiu portretet përcjellin mesazhet për lirinë dhe paqen
-
VIDEO
Përfundon investimi, 'Syri i Kaltër' bëhet me pedonale! Turistët e huaj: Transformim mahnitës i parkut
Syri i Kaltër në Sarandë ka ndryshuar rrënjësisht. Parku është kthyer në pedonale, ku nuk lejohet hyrja e automjeteve. Investimi sapo ka përfunduar, ndërsa kanë mbërritur turistët e parë të huaj, të cilët shprehen të impresionuar me bukuritë natyrore dhe resurset që ofron ky destinacion turistik
-
VIDEO
Atentat me armë zjarri djalit të efektivit të policisë në Durrës, qëllohet teksa po shpërndante bombola gazi me kamionçinën e tij! Shpëton pa lëndime
Orland Paplekaj, djali i policit të rendit në Durrës, Prel Paplekaj, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati mesditën e sotme në rrugën dytësore në Shijak. 31-vjeçari, i cili po udhëtonte me një kamionçine, është qëlluar nga një makinë tip ‘Golf’ dhe për pasojë ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike.
-
VIDEO
Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë
Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa shumë shpejt pritet që banorët e zonave të brezit kufitar të lëvizin lirshëm në të dy shtetet.
-
VIDEO
19-vjeçari ndërroi jetë pasi u aksidentua gjatë punës në Portin e Durrësit, arrestohen 3 persona
3 persona janë arrestuar në Durrës, pas vdekjes së një 19-vjeçari një ditë më parë teksa po punonte në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit
-
VIDEO
Kalonin mallra kontrabandë në Portin e Vlorës, kundrejt ryshfetit, 2 të arrestuar pas operacionit të SPAK! 2 doganierë shpallen në kërkim
Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi janë arrestuar pas operacionit që zhvilloi një ditë më parë SPAK në Portin e Vlorës. Sipas SPAK, dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë
-
VIDEO
Pashkët katolike, urimi i Imzot Angelo Massafra: Ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme pa ryshfet e korrupsion
Në fjalën që mbajti gjatë meshës në Shkodër, Mussafra kërkoi nga shqiptarët të largojnë mllefin dhe dëshirën për ryshfet dhe korrupsion, por të fokusohen në bërjen e transparencës për ta bërë Shqipërinë një vend më të jetueshëm.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 16 prill 2022/Në pjesën e dytë të ditës priten vranësira
Vendi ynë do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore
-
VIDEO
Të përçarë nën një çati/Beteja për PD. Alibeaj 'lë pezull' Berishën
Flamur Hoxha tha se ky proces nuk ka silluar për të bashkua demokratët, por për ti ndarë. Sipas Hoxhës, ndarja e PD-së në grupe i shërben përçarjes, ndërsa shtoi se 34 deputetë që ishin në mbledhjen e grupit parlamentar, nuk ka kanë marrë pjesë në proces.