-
VIDEO
Pollo në Report Tv: Apelimi i vendimit të gjykatës për Statutin, shërbimi i fundit i Alibeajt për Ramën! SHBA-të s’na e vendosin kryetarin, detyra jonë të bëjmë opozitën
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo e cilësoi apelimin e vendimit të gjykatës për ndryshimet e statutit, shërbimin e fundit të kryetarit të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeajt. Ai shtoi se veprimi i tij tregon se po mohon realitetin, duke mos pranuar se PD e vërtet sipas tij është me Kuvendin e “Rithemelimit”.
-
VIDEO
Gjendet një minë anti-tank në Mat, pritet ndërhyrja e forcave xheniere
Një minë anti-tank është konstatuar ditën e sotme në fshatin Baz në Mat pranë disa magazinave. Mina anti-tank është konstatuar fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar më pas autoritetet.
-
VIDEO
Rama me presidentin e Azerbajxhanit: Ura jonë lidhëse Turqia, presim të investoni te ne
Kryeministri Edi Rama pret që Azerbajxhani të investojë në Shqipëri siç ka bërë edhe me Malin e Zi. Rama gjatë bisedës së tij me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, tha se Shqipëria do t’i mbështesë gjithmonë.
“Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme me fqinjit tuaj Armeninë.
Ne kemi një urë shumë të fortë Turqinë! Pres me shumë padurim që të dëgjoj dhe të shoh prespektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona në sektorin e energjisë dhe të turizmit. Ne kemi të drejtë të jemi xheloz për Malin e Zi pasi keni bërë shumë investime aty, shpresojmë të bëni të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë. Ndërkohe që prisja që ju të vinit në vendin tonë, mendova të vija unë këtu. Presim me padurim të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë.”, tha ai.
-
VIDEO
I dërguari i SHBA për Ballkanin, Escobar: PD, në gjendje të trishtë! Shqiptarët ta refuzojnë Berishën, rikthen kohën kur Shqipëria shihej si më e korruptuara në rajon
Në Departamentin Amerikan të Shtetit çështja e ndarjes nga e kaluara në rajonin e Ballkanit, duke pasur si shembull gjithmonë Sali Berishën është një prioritet. Escobar ka thënë se rajoni duhet të anëytarësohet sa më shpejt në BE! Sipas tij SHBA-të i shqetëson ndikimi rus dhe ai kinez dhe jo roli i Turqisë.
-
VIDEO
Rama mbërrin në Azerbajxhan, pritet takim 'kokë më kokë' me presidentin! Të premten në Stamboll
Kryeministri Rama ka mbërritur në Azerbajxhanit ku do të zhvillojë takim ‘kokë më kokë’ me presidentin e vendit Ilham Aliyev. Rama do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova si edhe me kryeministrin Ali Asadov.
-
VIDEO
Rriten sërish temperaturat, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje.
-
VIDEO
Aksidentohet makina e policisë kufitare në Lezhë, përplaset me Mercedezin
Aksidentohet makina e policisë kufitare në Lezhë, përplaset me Mercedezin.
-
VIDEO
Raporti i DASH, ministrja e jashtme: Lexojmë me kujdes kritikat e partnerëve dhe i vlerësojmë ato! Vlerësohet mbështetjen që qeveria ka dhënë për procesin e vettingut
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tha gjatë fjalës së saj, duke ju referuar raportit të DASHA, se shqyrtohet me kujdes çdo vërejtje, për të përmirësuar aspekte të qeverisjes. Sipas Xhaçkës, DASH vlerëson mbështetjen që qeveria ka dhënë për procesin e vettingut, ndërsa vlerësohet kontributi ynë për reformimin e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Balla i drejtohet Shehajt: Thonë se ke blerë mandatin tek Basha në 2017, kallëzoje penalisht kolegun nëse gënjen
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, duke ju drejtuar deputetit të PD-së, Agron Shehaj, i cili akuzoi qeverinë për blerje votash, iu kthye duke i rikujtuar një deklaratë se edhe për të kanë thënë se ka blerë mandatin në 2017 tek Basha. Deputeti Balla tha, se ai nëse gënjen le ta kallëzoj penalisht.
-
VIDEO
Kreu i KLP për Report Tv: Harta e re gjyqësore s’mund të jetë me një Apel! Reforma e bëri prokurorinë të pavarur dhe më të besueshme! Mungojnë 170 prokurorë në sistem
Kreu i KLP-së, Alfred Balla ka folur për hartën e re gjyqësore, ku tha se ajo është gati por duhet rishikuar pjesa që vendi të ketë vetëm një Apel. Në një intervistë për Report Tv , Balla tha se një Gjykatë Apeli është jashtë realitetit dhe se harta e re gjyqësore ka një afat implementimi 3-6 muaj.
-
VIDEO
VIDEO/ Skemë kontrabandë me shitjet online, dalin sot para gjykatës të arrestuarit! Akuzohen për evazion fiskal miliona euro
Të favorizuar nga periudha e pandemisë covid-19, 22 persona kanë krijuar skemën e tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore. Prokuroria ka lëshuar 22 urdhër arreste 16 prej të cilave janë ekzekutuar nga Policia e Tiranës, 9 prej të cilave, gra.
-
VIDEO
I arrestuar 4 muaj më parë, SPAK merr në pyetje për herë të parë ish ministri Lefter Koka për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit
I arrestuar 4 muaj më parë, ish ministri Lefter Koka do të merret në pyetje nesër për herë të parë për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Ai akuzohet se ka ka përfituar rreth 5 mln euro nga të dy inceneratorët.