-
VIDEO
Merret peng dhe dhunohet 31-vjeçari në Tiranë, 2 të arrestuar, 1 në kërkim! Nuk u kishte kthyer borxhin prej 20 mijë eurosh që u kishte marrë për kurim
Për shkak të një borxhi prej 20 mijë eurosh që u kishte marrë për t'u kuruar, Ermil Sorra, 31-vjeç, është marrë peng dhe dhunuar fizikisht nga 2 persona në Kashar, Tiranë. Shkëlqim Koçeku dhe Denalda Çezma janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim Sulltan Picari
-
VIDEO
Goditja më e madhe e SPAK, shteti konfiskon 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Apeli shton edhe 18 vite burg për fajtorët, mes tyre vëllai e motra e ish-deputetit Ndoka
SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar përfundimisht një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit.
-
VIDEO
2 aksidente brenda ditës në punë! Humb jetën punëtori 19-vjeçar në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, bie për vdekje nga lartësia 57-vjeçari në Tiranë
Një punëtor 19-vjeçar i terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa po punonte. Jetën ka humbur edhe një 57-vjeçar, pasi ra nga lartësia, teksa po punonte mbi një objekt.
-
VIDEO
SPAK operacion në Vlorë, favorizuan kontrabandën në Port, 3 të arrestuar, një prej tyre doganier
Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka zhvilluar një aksion ditën e sotme në Portin e Vlorës, ku janë vënë në pranga 4 persona, 1 prej tyre doganier. Burime bëjnë me dije se ato kanë favorizuar mallrat kontrabandë
-
VIDEO
Berisha: Basha ka një seri drekash dhe darkash me Aqif Rakipin
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka komentuar sërish vendimin e SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi, por ka pasur një akuzë për Bashën.
“Nuk jam futur shumë në hollësi, se po të futesha, më dilnin një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar njëherë në jetën time. Në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje të votës. Nuk jam ndalur te personi, se po të flisja, më dilte Basha, më dilte seriali i drekave të Lulzim Bashës me të,” tha Berisha.
-
VIDEO
Tiranë, bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, arrestohet për herë të 3-të përmbaruesi Fatos Alimadhi, vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi
Arrestohet vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat. Përmbaruesi Fatos Alimadhi ka bllokuar llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë. Fatos Alimadhi është arrestuar edhe në 2015 dhe 2018 për mashtrim duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
-
VIDEO
Meta: E ardhmja e opozitarizmit do të jetë shumë më ndryshe nga deri tani! S'do ketë pseudo-opozitë që u ikën betejave
Në prag të përfundimit të mandatit të Presidenit, Ilir Meta duket se synon të marrë në dorë 'frerët' e opozitës në vend. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se nuk do të ketë më pseudo-opozitë që u ikën betejave.
-
VIDEO
Aqif Rakipi ‘Non grata’? Ilir Meta: Çështje e sovranitetit të SHBA
Aqif Rakipi ‘Non grata’? Ilir Meta: Çështje e sovranitetit të SHBA
Për Presidentin Ilir Meta, çështja e shpalljes non grata të ish deputetit Aqif Rakipi i takon sovranitetit të një vendi tjetër.
‘Nuk ka asnjë koment të bëj për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendeve të tjera. Për mua e rëndësishëm është që të mësohemi me respektimin e Kushtetutës sonë, duke filluar nga Presidenti i republikës. Themelet e politikës janë tronditur seriozisht”, tha Meta.
-
VIDEO
Mbytet një grua në Durrës, çanta dhe sende personale i gjenden në breg
Mbytet një grua në Durrës. Është gjetur në det, pranë shëtitores Taulantia, trupi i pajete i një gruaje.
Mendohet që të jetë mbytur pasi deri më tani nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Sakaq ambulanca ka shkuar menjëherë në zonë dhe është bërë marrja e trupit. Vazhdojnë hetimet.
-
VIDEO
Afera 4.9 mln euro me inceneratorët, pas Bllakos, Lefter Koka dëshmon në SPAK
Ish-ministri Lefter Koka po merret për herë të parë në pyetje nga SPAK ditën e sotme, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Prokurorët që po e marrin në pyetje janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Koka është shoqëruar sot në orën 10.00 në SPAK.
-
VIDEO
Arrestohet trafikanti shqiptar, ‘koka’ e drogës në Spanjë! Policia shkatërron dy banda kriminale, sekuestrohen 10 ton hashash
Policia spanjolle ka shkatërruar dy banda kriminale të drogës, duke sekuestruar 10 ton kanabis në brigjet e Katalonjës. Nga ky megaoperacion policor janë arrestuar 10 trafikantë dhe 51 të tjerë.
-
VIDEO
Spahia e shkarkoi se mbështeti kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ më 6 mars në Shkodër, përgjigjet administratori Shabaj: Kjo nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së PD, do ndjek rrugët ligjore
Për administratorin e Postribës Altin Shabaj, shkarkimi i tij nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia, nuk i shërben bashkimit i cili është edhe qëllimi i demokratëve këto momente, po përçarjes së PD. Ai këmbënguli se shkarkimi është anti-ligjor dhe nuk do ë ngurojë të ndjekë rrugën e drejtësisë mbi këtë vendim