-
VIDEO
Të shtënat me breshëri armësh për rreth 1 km mes dy grupeve në Mamurras tmerruan banorët: Është shkëputur energjia nga shkëmbimi i zjarrit
Një konflikt që dyshohet se nisi për ngacmimin e një vajze përfundoi në përplasje të armatosur mes dy grupeve në Mamurras te Kurbinit. Gentian Diva dhe Alban Skonja, 40 dhe 39 vjeç mbetën të plagosur në këtë ngjarje të shënuar rreth mesnatës. Ata po udhëtonin në një makinë kur u qëlluan nga kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj. Sulmit të dy kushërinjtë Lleshaj i është përgjigjur me armë nipi i Gentian Divës, 19-vjeçarin Andi Diva, i cili e shoqëronte. Konflikti mësohet se nisi në Mamurras, ndërsa shkëmbimi i zjarrit nga dy makinat ka vijuar për rreth 1 km! Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi.
-
VIDEO
Tabaku-Veliajt: Ke dërguar shkresë pa vendim Këshilli! Kryebashkiaku: Mos bëj si histerike
Debati në Komisionin Hetimor është shumë i nxehtë mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut.
Tabaku: Nuk ke pasur buxhet. Pse keni autorizuar një angazhim kontraktor për miratimin e Këshillit Bashkiaj?
Veliaj: Qetësohu, pse bën si histerike? Unë nuk flas në emër të Këshillit Bashkiak. Kam thënë që jam paramisht dakord. Ndërkohë që kolegët e PD-së, Sakja dhe Ismaili, thonë vetë që jemi plotësisht dakord.
Tabaku: Gënjen në këtë komision, trego pse gënjen në këtë komision!
-
VIDEO
'Dëgjoni Monikën në TV dhe bëheni gaz i botës', Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: As ndihmën ekonomike nuk miraton dot pa Këshillin Bashkiak, për inceneratorët vendose vetëm
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e përmendi gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Përmes një video Kryemadhi i kujton Veliajt se si deklaronte se nuk merr dot asnjë vendim pa këshillin bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!
-
VIDEO
Erion Veliaj zbulon shkresën e kryebashkiakut të PD në Kavajë, Isa Sakja: Jam pro inceneratorit, marr përsipër gjithë detyrimet çfarë duhet
Kryetarët e zgjedhur nga PD kanë shprehur pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky është pretendimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili në dëshminë sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët tha se Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja i zgjedhur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, ka bërë edhe një shkresë ku jep pëlqimin për inceneratorin dhe merr përsipër çdo detyrim. Ai shkon edhe më tej, ku jo vetëm jep pëlqimin, por shpreh gatishmërinë për të plotësuar ccdo nevojë dhe paguar cdo kosto me qëllim realizimin e kësaj kontrate.
-
VIDEO
Veliaj-Tabakut: Je dënuar për shpifje, të kam mundur në gjyq! Kryetarja e Komisionit: Më lexo vendimin e Këshillit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kujtuar deputetes së PD Jorida Tabakut, në debatin në komision se të jetë për përballjet mes të dyve, ai ka fituar në gjyq ndaj saj. Kryetarja e Komisionit i ka thënë që të lexojë vendimin e Këshillit Bashkiak.
Pjesë e debatit:
Tabaku: Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak.
Veliaj: Ti mund të bësh pyetjet, por jo përgjigjet e mia. Është e pandershme kjo që po bën. E fton tjetrin të dëshmojë. Po të jetë për përballljet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar sistematikisht për shpifje. (Tabaku i mbyll mikrofonin)
Tabaku: Zoti Veliaj më cito vendimin e Këshillit Bashkiak.
Veliaj: Mos ma hiq mikrofonin sepse je dënuar për shpifje. (Tabaku mbyll mikrofonin)
-
VIDEO
Shoqata e Transportit ka paralajmëruar ndërprerje të shërbimit, reagon ministrja e Financave: Do të ketë një vendimarrje
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një komunikimi me gazetarët tha se do të ulen në në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit, e cila ka paralajmëruar ndërprerje të shërbimit nga 1 Marsi, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
-
VIDEO
Do shkaktonte një rritje tjetër të çmimeve, Ministria e Financave: Koncesionari i pompave të naftës kërkon tarifë më të lartë, po e shqyrtojmë
Koncesionari i pompave të naftës ka bëre kërkesë për të rritur tarifën. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur se për këtë kërkesë është ngritur një grup pune dhe pasi ta vlerësojë kërkesën do të dalë në një rezultat përfundimtar.
-
VIDEO
Komisioni hetimor për inceneratorët, politikanët do japin 'llogari' në një tjetër seancë maratonë
Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të zhvillojë sot një tjetër seancë maratone me dëshmitë e politikanëve.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët ‘Mercedes-i’ i parkuar në Vlorë, dëmtohet edhe automjeti përpara
Një automjet është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar, Vlorën.
-
VIDEO
Arrestohet kryeinspektorja e IMT-së në Sarandë, në kërkim pronari! Sekuestrohet pallati 7-katësh i ndërtuar pa leje
Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, është arrestuar nga policia për ‘Shpërdorim detyre’
-
VIDEO
Ahmetaj-PD: Çmimi 29 euro për ton të mbetjeve nuk do të ndryshojë për 30 vite! Qeveria juaj ka bërë 2 përpjekje më të shtrenjta dhe në fund e pastruam ne Tiranën
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se inceneratori i Tiranës do të marrë deri në përfundim të kontratës 29 euro për ton, teksa solli edhe një shembull se si kjo shifër do të mbetet e pandryshuar deri në 2052. Ai tha se ky çmim pra 29 euro për ton do të mbetet stabël, pavarësisht inflacionit që mund të ndryshojë përgjatë këtyre viteve. Ahmetaj tha se në qeverinë e demokratëve kostot kanë qenë më të shtrenjta.
-
VIDEO
Ahmetaj: Nuk ka si të ketë incenerator te Tirana para 2025, siç shkruhet në kontratë! Gënjeshtër si ajo e 430 mln eurove
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se në Landfillin e Tiranës nuk ka incenerator dhe nuk ka si të ketë deri në vitin 2025 sepse kështu është parashikuar në kontratë. Ai tha se deklarata "nuk ka Tirana incenerator" është e pavërtetë nga ana e opozitës.
"Nuk prezupozohet që të ketë deri në 2025, është si e vërteta e 430 mln eurove. E ka bërë Xhelal Mziu dhe ai nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore dhe nuk është Ministria e Financave që koordinon koncesionet", tha Ahmetaj.