-
VIDEO
Tabaku i përmend vazhdimisht Lefter Kokën, Rama: Mos ardhtë dita të shkoni dhe ju aty
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj përmendjes pa pushim të emrit të Lefter Kokës nga Jorida Tabakut.
"Mos ju ardhtë dita të shkoni aty ku është Lefter Koka. Një njëri që ka bërë atë gabim le ta paguaj deri në fund por ju nuk mund ta merrni në gojë. Se këto e bënin prokurorët e partisë, dhe ata ë bënin me seriozitet jo kështu si ju", tha Rama
-
VIDEO
Skemë mashtrimi me TVSH e pastrim parash, 17 vite burg për Francesco Becchettin! Aksionet e kompanive të tij i kalojnë shtetit
Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
-
VIDEO
Becchettin dënohet me 17 vite burg, prokurori holandez për Report Tv: Drejtësia u bë
Gjykata e Tiranës dënoi sot me 17 vite burg Francesco Becchettin, proces që u ndoq edhe nga prokurori holandez Ben Sëagerman, i cili ka asistuar në këtë çështje.
-
VIDEO
Tabaku i kujton Tahirin, Rama: Çfarë ka bërë jashtë punëve me mua është përgjegjësi personale edhe pse e dhimbshme! I kam hedhur të gjithë? Ju hodhët Kreshnikun Sali
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i kujtoi Ramës gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor dënimin e Saimir Tahiri. Rama konfirmoi krenarinë e punës që ka bërë me të ndërsa shkeljet jashtë punës tha janë përgjegjësi personale. Ndërkohë që pati edhe një 'përplasje' me deputeten Dhurata Çupi.
-
VIDEO
Rama: Si mund të ketë aferë kur Sekretari i Përgjithshëm i 'Financave' nisi inspektim financiar? Si mund ta lejonte ky 'grupi i strukturuar'! Procesi ka qenë model
Kryeministri Edi Rama tha se nëse qeveria e tij do të ishte "një grup i strukturuar" siç pretendon opozita atëherë nuk do të kishte asnjë mundësi që Ministria e Financave të niste inspektimin për inceneratorët. Rama tha se në qeverinë e tij, të gjithë punojnë në mënyrë të pavarura dhe kjo tregon procesin model që është kryer.
-
VIDEO
Inceneratorët u ngritën nga të njëjtin persona, Rama: Nuk merrem me procedurat, s'ma dikton as ligji dhe as e kam pasion
Kryeministri Edi Rama tha se nuk merret me proceduat se kush i ndërton inceneratorët apo kush kompani i ndjek procedurat për pasi nuk është detyra e tij, por atij i intereson puna.
-
VIDEO
Rama-debat me Tabakun: Më kërko falje, me the që dikush me thotë përgjigjet! Kryetarja e Komisionit: Ndjesë nëse ju cenua dinjiteti
Një koment i kryetares së Komisionit Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e ka bërë Kryeministrin Rama që t'i kërkojë Tabakut që ajo t'i kërkojë falje.
Debati më poshtë:
Tabaku: 100 milionë euro të paguar deri më sot për 3 djegësit e mbetjeve, 35 mln euro në formën e transfertës së pakushtëzuar, dhe të tjerat për Elbasanin dhe Fierin.
Rama:Jam shumë i keqardhur për t'ju mos përgjigjur lutjes suaj pa zgjidhur një herë hallin tim. Ky është halli i dëshmitarit tani. Ose më respektoni si dëshmitar dhe nuk do t'i komentoni më fare atë që flas unë dhe nuk do më ndërprisni më do të rrimë këtu deri më 6 mars. Do të mbetemi pa fushatë.
Dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël sepse i thatë që nuk po thotë mendimin e vet por po thotë çfarë i kanë thënë të tjerët. Duhet më jepni një ndjesë të vogël që të lehtësohet dëshmitari. Pastaj më thatë edhe për atë çështjen e formimit. Unë jam vetëm me bachelor.
Tabaku: Z. Dëshmitar mos na mbani peng këtë komision. Në asnjë moment nuk aludova që dikush ju thotë diçka juve.
Rama: Zonja tabaku do ju lutesha edhe një herë që si dëshmitar të garantoni dinjitetin dhe integritetin e qenies time, duhet të më kërkoni ndjesë se përgjigja ime nuk ishte e mija por ma thënë të tjetër, duhet ta bëni këtë , më kërko ndjesë.
Tabaku: Zoti dwshmitar mos mbani peng këtë komision, fokusohemi në çështjet që është ngritur ky komision. Mos na nxirrini nga objekti, Çfarë është ligji për ju?
-
VIDEO
Rama-Tabakut: Mos shtrembëro fjalët e mia, BE nuk ishte kundër, por nuk ishte zgjedhja e preferuar
Kryeministri Edi Rama tha se BE nuk është shprehur kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve, por ka shprehur shqetësimin për menaxhimin e tyre, ku flet për nivel të ulët riciklimi dhe mbrojtjen mjedisit, por jo kundër impianteve.
Pjesë nga debati
Tabaku: A është e vërtetë që BE është shprehur kundër aferës së inceneratorëve?
Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në fund të fjalisë. përshtypjet tuaja janë pa interes për mua zonja Tabaku, kur flas mos më ndërprisni. Publiku na shikon dhe dëgjon, le të vendos vetë. Unë thash është individuale se kush rri me kë, por nuk iu shmanga asnjë pyetje për vendim qeverie. Jo BE nuk është kundër inceneratorëve.
Tabaku: BE ka ngritur shqetësim për menaxhimin e mbetjeve
Rama: Këtu ishit e saktë, në pyetjen e parë thatë se BE është shprehur kundër, tani thatë atë qqë ka thënë BE. Është e vërtetë që ka shprehur shqetësim , pasi nuk është zgjedhja më e preferuar. Çfarë është zgjedhja më e preferuar? BE flet për nivelin e ulët të riciklimit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë që incenrojnë mbetjet, por që nuk është kjo parësorja. inceneratorët janë impiante të viteve 70-80 që e digjni komplet produktin dhe nuk prodhonin energji, sa për shpjegim teknik, është e vërtetë që nuk është zgjedhje preferuar e BE pasi ai sot riciklon masivish dhe ndan burim, edhe në vendet me standardet më të larta mjedisore, impiantet e prodhimit të energjisë përmes mbetjeve janë aty dhe ndërtohen ende.
Tabaku: Dhe ju ishit të qartë se këtu nuk ndodh asnjë incenerim
Rama: Unë nuk thash këtë, hiqni dorë nga citimi i shtrembërimit të fjalëve të mia.
-
VIDEO
Marrëdhënie miqësore të Ahmetajt me pronarët e inceneratorëve? Rama: Nuk është në kompetencat e mia kushtetuese thashethemet
E pyetur për lidhjet miqësore të z. Ahmetaj sipas Tabakut me personat që kanë marrë inceneratorët, Kryeministri Rama me ironi i tha se:
"Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë të madhe por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë dhe kush zgjohet më kë nuk janë në dispozitat kushtetuese të Kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem dhe të studioj miqësitë të secilit prej jush. Jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerërt pasi kam refuzuar të jap llogari se ç'bëj vetë në jetën private".
Të njëjtin pyetje Tabaku ia bëri edhe për Gjiknurin se a është ai pronar përfitues.
"Më keni bërë pyetje sikur jemi mbledhur këtu për thashetheme. Këto nuk janë temë e këtij komisioni hetimor në këndvështrimin tim. Doni të përqendroheni tek çështje, jo tek 'afera' që është çështje juaj? Mund ta përsëritni kudo përveçse përballë meje si dëshmitar. Afera është opinion", tha Rama, duke bërë thirrje për përqendrim tek çështja.
-
VIDEO
A është Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfitues i kontratave koncesionare? Rama: Po shkelni ligjin, opinionet mbaji për vete shënoji në raport, flasim me fakte
Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur në komision të flasë për fakte dhe jo për opinione e spekulime politike të opozitës.
Debati
Rama: Ju sapo e shkelë ligjin pasi folët për aferë, unë nuk ka ardhur për të zbardhur ndonjë aferë, pasi ajo është në opizionin tuaj që e keni shprehur ne Kuvend, Tv, por këtu nuk mund ta shprehni, pasi këtu jeni anëtarë ë një komisioni që ka thirrur një dëshmitarë. ju bëni pyetje, opinionet shprehini në një raport, unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë.
Tabaku: A është Lefter Koka një nga pronarët përfitues të kontratës të koncesionarëve?
Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë lefter Kokën e njoh si ministër të mjedisit dhe jo pronar përfitues të diçkaje.
Tabaku: A është Alqi Bllako përfitues?
Rama: Më duhet të them se shkelët ligjin dhe nuk dua asnjë opinion tuaj dhe mbajeni për vete dhe shkruajeni në raport, faktet këtu janë ata që kemi ardhur për tu ballafaquar me dokumente dhe jo mbi spekulime .
-
VIDEO
Rama nis dëshminë në komision, mesazh Tabakut: Unë dua që ky komision të zbardhë të vërtetën e plotë! Ju respektoni ligjin
Në nisje të dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, Kryeministri Edi Rama i kërkoi Tabakut që të respektojë ligjin.
"Në ligjin për komisione hetimore kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar. kjo është përsëritur shumë shpesh. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t'ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni", tha Kryeministri.
"Është në interesin e këtij komisioni që të zbardhet e vërteta dhe unë jam e sigurt që ju nuk do të silleni si dëshmitarët e tjerë", iu përgjigj Tabaku.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Rama dëshmon sot në 12:00 në komisionin hetimor
Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Vetë kryeministri Rama dje nga Durrësi, tha se me këtë komision u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë