-
VIDEO
Presion nga Rama për të kaluar në Këshillin e Ministrave 17 procedurat që u miratuan brenda një dite? Agaçi: Vendimi është marrë në një mbledhje normale
Në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka mohuar se ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama për 17 procedura të kaluara brenda një dite në gjithë institucionet që duhet të jepnin një përgjigje, një ditë para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohej aty draft kontrata për inceneratorin e Elbasanit.
-
VIDEO
Zbulimi i "shtëpive të barit", Nano nga Vlora: Efektivët të bashkëpunojnë me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës
Policia të bashkëpunojë me OSHEE për të evidentuar laboratorët e drogës. Ky ishte mesazhi që kryepolici Gledis Nano dha nga Vlora gjatë takimit që zhvilloi me efektivët në fshatin Kote. Nano tha se problematike e kohëve të fundit është kultivimi i drogës me llapa përmes "shtëpive të barit" dhe për këtë efektivët duhet të punojnë si në zbulimin në terrin por edhe monitorimin e territorit me dronë e helikopterë.
-
VIDEO
Vijon mbledhja e komisionit hetimor të inceneratorëve, dëshmitar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ministrave
-
VIDEO
Veliaj nxjerr në Komision raportin e IFC, kur Basha ishte kryetar bashkie: Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës deri në 2015
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore i ka dorëzuar një raportin Lulzim Bashës, në atë kohë Kryetar Bashkia ku japin alarmin se venddepozitimi i Sharrës nëse nuk do të merren masa do të bllokohet deri në 2015.
Ishte Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai që bëri publike raportin që i është dorëzuar paraardhësit të tij Lulzim Basha, dhe ku kërkohej marrja urgjente e masave nga ana e Bashkisë për të gjetur një zgjidhje për plehrat e kryeqytetit.
“Në një raport që bën IFC. IFC i thotë Bashkisë tonë në atë kohë, 2013 administrata Basha. IFC thotë: “Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës parashikohet të përfundojë në vitet 013 maksimumi në vitin 2015. Pra, kur unë mbërrita në 2015 isha te afati i fundit që IFC thoshte që ky vend mund të mbajë venddepozitim”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë takim me homologun kroat: Memorandum bashkëpunimi për integrimin në BE dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor
Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo kroate kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të integrimit në fushën e drejtësisë si dhe në gjyqësor për çështjet penale dhe civile që do të sjelli harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së por edhe për modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor e promovimin e drejtësisë elektronike.
-
VIDEO
Tentativa për grabitje e bankës në Tiranë, autorët gërmuan për 3 muaj, u dëgjua zhurma e matrapikut
Janë dashur 3 muaj gërmime nga autorët ën tunelin e nëndheshme për të hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë. Ata kanë përdor matrapik dhe punto duke punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve. Aktualisht në tunel hetuesit po marrin provat biologjike.
-
VIDEO
Tentativa për të grabitur bankën në Tiranë, policia e Tiranës: Autorët kryen gërmime në tunel për të hyrë në bankë
Policia ka reaguar për tentativën e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
"Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin "Zogu I" po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.
Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" kryer në bashkëpunim."
-
VIDEO
Veliaj-Tabakut: Nuk të vjen turp, t'i çon pyetjet me mesazh Desada! Deputetja: Nikolla të reagojë, janë marrë kamerat e Kuvendit
Një tjetër debat i ashpër gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor mes kryebashkiakut Veliaj dhe deputetes Tabaku. Veliaj i tha Tabakut se anëtarja e zgjedhur e AMA-s, ish-këshilltarja mediatike e Bashës, Desada Metaj i ccon pyetjet në celular. Tabaku kërkoi reagimin e kryetares së Kuvendit që të japë shpjegim se si i mori pamjet e kamerave të Kuvendit.
Veliaj: Goc Samiu dhe t'i çon mesazhet Desada. Po nuk të vjen turp?
Tabaku: Kamerat e Kuvendit lexojnë celularët e deputetëve në Kuvend. I kërkoj kryetares së Kuvendit që të marrë masa menjëherë për kamerat e Kuvendit. Keni marrë kamerat e Kuvendit që lexojnë mesazhet. Kamerat e gazetarëve.
-
VIDEO
Erion Veliaj-Tabakut: O mavri, thërrisni Bashën këtu, jeni stan me lepuj! Deputetja: Po bën llaxore këtu
Debati mes Kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku dhe kreybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i ka kaluar shpesh kufijtë.
-
VIDEO
E divorcuar për shkak të dhunës në familje, Eglantina Murra nga Elbasani mbetet në rrugë me 2 fëmijë! 42-vjeçarja kërkon ndihmë: Jam sëmurë, pa shtëpi e me borxhe
Divorci që erdhi për shkak të dhunës në familje ka shkaktuar dramë për Eglantina Murrën e cila, po rrit e vetme dy vajzat, pa asnjë mbështetje. Përmes mikrofonit të Report Tv kërkon strehim nga Bashkia e Elbasanit, pasi është e sëmurë dhe nuk mundet të sigurojë as kushtet minimale të jetesës
-
VIDEO
8 policë u plagosën gjatë protestës te ‘5 Maji’, reagon Gledis Nano: Janë në gjendje të mirë shëndetësore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar në lidhje me plagosjen e 8 efektivëve të cilët u përplasën me banorët e ‘5 Majit’.
Nga, Vlora para mediave Gledis Nano tha se ato janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
‘Policët e lënduar gjatë shembjeve në 5 Maj janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin mjekimin në spitalin përkatës.’- tha Nano.
-
VIDEO
Jorida Tabaku: Janë dhënë 45 mln një monopoli për dherat për kocensionarin e Tiranës! Veliaj: Është marrëdhënie mes privatëve
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e akuzoi Veliajn se Bashkia Tiranë ka dhënë një tender një monopoli për dherat në konsecionarin e Tiranës.
"Erdhi drejtori i Agjencisë Kombëtare te Territorit dhe tha qe ka një monopol për dherat ne Tiranë. Ku e ke te bazuar i thamë ne? Ai tha “ma ka sjelle Bashkia e Tiranes me nje harte qe ne e kemi këtu. Dhe e kemi administruar si provë. E pyetem, sa leje ka dhënë Bashkia Tirane? Ai tha “Vetem nje”. Kjo pra është monopol.
Është dhënë një monopol për dherat dhënë për kocensioinarin e Tiranes, ne shtese te kontratës qe nuk është llogaritu ne kontrate, 45 mln euro, sipas librave te shitje-blerjes se kompanisë, qe ky komision e ka administruar si prove. Ne cilin vendim te Këshillit Bashkiak, cila germe mund t’i referoheni per kete vendim?", tha Tabaku.
Ndërsa Veliaj i është përgjigjur se kjo është marrëdhënie private dhe nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak kur marrëdhënia është private.
"Pyetja është njësoj sikur Belindi të shesë laptopin që ka, e ti thua vendim këshilli, është marrëdhënie mes privatit. Në këtë qytet ka vetëm me këshill kombëtar vetëm një vend. Ke fusha e Aviacionit, te pallatet që zonja me të drejtë thotë jemi familje ndërtuesish, e shumë mirë", tha ai.