-
VIDEO
U kapën 143 kg kokainë në kontejnerin me banane, si u lirua nga burgu pronari i kompanisë 'Masabi Fruits'! SPAK ktheu dosjen, gjyqtarja e Durrësit e la të lirë për mungesë provash
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e Shkallës së Parë e kishte dërguar në SPAK për moskopetencë disa kohë më parë. SPAKU e ktheu mbrapsht në Shkallën e Parë dhe më pas gjyqtarja Shpëtime Pitaku e ka liruar për mungesë provash. Klajdi Xibraku do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë
-
VIDEO
Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren në Lezhë, dënohet me 7 vite burg ish-polici Kol Kola! E mori në makinë dhe kreu veprime të turpshme
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
-
VIDEO
Kurbin/ Dhunuan pronarin dhe i grabitën 150 mijë lekë në banesë, arrestohet një nga autorët, dy në kërkim
Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e 12 janar 2022 kur ishte në shtëpinë e tij. 3 grabitës me maska kanë shkuar në banesën e A.L. duke e dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku ka qenë vetë pronari i dhunuar që ka denoncuar në polici.
-
VIDEO
Aksident në Radhimë, disa persona bllokohen në makinë! Momenti kur zjarrfikësja niset drejt vendngjarjes
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk bëhen me dije ndërsa forcat zjarrfikëse po shkojnë drejt vendngjarjes.
-
VIDEO
U dekretua nga presidenti për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko te Komisioni Ekonomisë: Prioritet inflacioni dhe çmimet
Gent Sejko, i cili u dekretua nga presidenti Ilir Meta për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, ka folur sot në Komisionin e Ekonomisë, përballë deputetëve ku edhe ka shpalosur objektivat e tij në lidhje me prioritet që do të ketë BSH
-
VIDEO
Reshjet e dëborës përfshijë qarkun e Korçës gjatë natës! Trashësia deri në 10 cm! Ja si paraqitet situata në akset nacionale dhe turistike
Rrugët janë të kalueshme ndërsa po punohet për pastrimin dhe kirposjen. Temperatura mesatare është -1 gradë. Trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetër.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 23 shkurt 2022 Temperatura nga -4°C deri në 13°C
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 - 5 ballë.
-
VIDEO
Kush e fitoi debatin politik për inceneratorët, PD apo PS?
Emisioni Repolitix trajtoi debatin politik përsa i përket komisionit hetimor për inceneratorët. Cfarë prodhoi debati politik mes palëve dhe kush e fitoi atë PD apo PS ? Të ftuar në studio Përparim Çaça, Idajet Beqiri, Leonard Karaj dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Muça në ‘Repolitix’: Ëngjëll Agaçi i dha sot goditjen më të fortë retorikës së PD-së
Gazetari Flogert Muça ka komentuar dëshminë e sekretarit të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçit. Muça thotë se Agaçi i ka bërë dëmin më të madh retorikës së PD-së pasi iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve duke cituar ligjet.
-
VIDEO
A ka lobuar Arben Ahmetaj për Inceneratorin e Elbasanit? Ëngjëll Agaçi: Jo asnjëherë
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka mohuar që zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj të ketë lobuar tek ai për Inceneratorin e Elbasanit. I pyetur nga kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët mbi këtë, Agaçi tha prerë: Jo asnjëherë!
-
VIDEO
Autogol i Jorida Tabakut: Në 2020 ministria urdhëroi inspektimin financiar për inceneratorin e Elbasanit! Përgjigjet Denaj: Kjo tregon korrektësinë e institucioneve
Kryetarja e komisionit parlamentar për inceneratorët nxori në mënyrë të papritur gjatë marrjes në pyetje te Engjëll Agaçit një urdhër të ministrisë së Financave për të hetuar kontratën koncesionare për dyshime korrupsioni. Por dokumenti u shfrytëzua nga anëtarët socialistë për të treguar transparencën dhe korrektësinë e institucioneve.
-
VIDEO
Ju po të respektoni njerëz si Korrado do të fitoni edhe zgjedhjet, po keni hallin e ndërtuesve', kush është Korrado, punonjësi i pastrimit të Tiranës që iu referua sot Veliaj në komision
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot në komision foli për Korradon, punonjës i pastrimit të Tiranës, që teksa bën punën e tij, edhe këndon dhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit.