-
VIDEO
Nisin gjobat e para për protestën, 16 ndëshkime me 50 € për bllokimin e rrugës! Ja sa burg rrezikohet për tentativë vrasje ndaj policëve (VIDEO)
Hyrja në fuqi e Aktit Normativ në ligjin për tubimet, ka sjellë efektet e para të gjobave në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, gjatë të cilave për ditë të tëra nuk u kursyen policët, institucionet, bizneset dhe prona publike. Zyrtarisht, Policia e Tiranës njofton vendosjen e 16 gjobave të para me vlerë 5 mijë lekë, secila për bllokimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
-
VIDEO
Zjarr në bodrumin e një banese në Fier, shmanget përhapja e flakëve! Shkaqet ende të paqarta
Zjarri është konstatuar nga vetë pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar në kohë, duke penguar përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të banesës.
-
VIDEO
Zjarr në bodrumin e një banese në Fier, shmanget përhapja e flakëve! Shkaqet ende të paqarta
Një bodrum i një banese është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, në lagjen “Sheq i Vogël”, në Fier.
Zjarri është konstatuar nga vetë pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar në kohë, duke penguar përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të banesës.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit, i cili shkaktoi alarm te familjarët.
-
VIDEO
Lëvizte me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Dy familjarët kundërshtojnë policinë gjatë kontrollit të banesës
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në automjet. Dy familjarë të tij janë proceduar penalisht pasi kundërshtuan efektivët gjatë kontrollit të banesës.
-
VIDEO
‘Lufta’ Veliaj-Rama/ Berisha sulmon Arbër Hajdarin ok
Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar sot letrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pretendonte se i ishte kërkuar të delegojë drejtimin e bashkisë së Tiranës.
-
VIDEO
Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj, ishte shtruar në gjendje të rëndë te Trauma pasi ra nga shkallët
Avokati Saimir Vishaj është ndarë nga jeta, pasi prej disa ditësh ndodhej i intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
-
VIDEO
Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore! Ndreca: Kallëzim, Gogu shkeli ligjin me takimin! Shtyhet gjyqi
Erion Veliaj i kërkon GJKKO-së të hetojë transferimin e tij në Fier, duke përsëritur përmes një letre akuzat se gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. Gjykata tha se pretendimet duhet t’i verifikojnë organet kompetente. Gjyqi u shty për më 17 nëntor për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Sulës, ndërsa u pezulluan afatet e paraburgimit për Veliajn.
-
VIDEO
Protestuesit marshojnë drejt Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ndalen te Ministria e Arsimit! Thirrje për dorëheqjen e Qeverisë
Pasi u futën brenda Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit kundër Qeverisë, me të njëjtat thirrje protestuesit marshuan edhe te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Inxhinierisë.
-
VIDEO
PD kundër pr.buxhetit 2027: S’ka zgjidhje për arsimin, shëndetësinë e pensionet! Shqyrtohen 5 ligjet e paketës fiskale: Nga janari shtrenjtohet duhani, ulen çmimet e ushqimeve
Teksa komisionet parlamentare janë përfshirë në maratonën e shqyrtimit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, opozita ka deklaruar votën kundër, me argumentin se nuk i përgjigjen nevojave të ekonomisë dhe se janë të pakonsultuara. Këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë u prezantuan ndryshimet që pësojnë taksat në 5 ligje të ndryshme.
-
VIDEO
Në 2027-ën, buxhet edhe për 15 bashkitë që shkrihen, Malaj: Fondet e mbetura u kalojnë bashkive të reja në shtator, ndryshon edhe formula e financimit
Shpenzimet për pushtetin vendor në vitin 2027 janë planifikuar në vlerën e 114 miliardë lekëve, nga të cilat 56 miliardë shpërndahen nga buxheti i shtetit.
-
VIDEO
Myzeqeja nuk prodhon grurë, zëvendësohet me bathë! Fermerët: Nuk ka treg, plehrat janë shtrenjtuar
Nga 12 mijë ha grurë që mbilleshin para 5 vitesh në fushën e Tërbufit, aktualisht kanë mbetur vetëm 2300 ha. Një rënie me 80 %, që ka ndryshuar krejtesisht hartën bujqësore të Myzeqesë. Fermerët kanë zëvendësuar grurin me bathë, një kulture bujqësore që perdoret kryesisht ne industri dhe shkon për eksport.
-
VIDEO
Java e 10 e Superligës i buzëqesh Egnatias, nis shkëputjen për titullin! Partizani metet i fundit pavarësisht fitores
Është mbyllur java e 10 e Superligës ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë, ndërsa pavarësisht fitores Partizani mbetet në vendin e fundit.