-
VIDEO
Gogu nuk shkon në Komision për buxhetin, PD ikën nga mbledhja: Diskutim vetëm për akuzat e Veliajt dhe dhunën ndaj protestuesve! Aktin për gjobat e çojmë në Kushtetuese
Opozita u largua nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, duke refuzuar diskutimin e buxhetit pa folur më parë për akuzat e Veliajt dhe dhunën ndaj protestuesve. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu nuk u paraqit në mbledhje, ndërsa socialistët i kujtuan opozitës 21 janarin dhe se si selia e PD u kthye në strehë për protestuesit me molotovë.
-
VIDEO
Bido i kujton PD-së masakrën e 21 Janarit: Sot njerëzit nuk vriten në bulevard pse protestojnë! Policët që ushtrojnë dhunë pezullohen, nuk mbrohen
Deputeti socialist Ardit Bido i kujtoi opozitës 21 Janarin gjatë debatit për protestat në Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Ai tha se mazhoranca dënon dhunën joproporcionale të policisë policët nuk mbrohen, ndryshe nga çfarë ndodhte në qeverisjen Berisha.
-
VIDEO
Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë
Policia ka goditur një tjetër rast, të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga ka rënë Klevis Paplekaj, 18-vjeç banues në Ishull Lezhë.
-
VIDEO
Tritol 'Benz-it' në një garazh në Lezhë, policia nis hetimet
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnatës në afërsi të zonës së “Mileniumit, Lezhë.
-
VIDEO
Bulqizë/ U raportua se humbi jetën pas sulmit nga ariu, 62-vjeçarit i gjendet një plumb në kraharor! Ndryshon pista e hetimit, dyshohet për vrasje! Policia shoqëron 11 persona
Pas sulmit, 62-vjeçari ka arritur të largohet nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe të afrohet deri pranë banesës së tij. Por, pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar, ai ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
Durrës/ Makina përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri! Shoferi largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
-
VIDEO
Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës! Dërgohet te Trauma në Tiranë
Një efektiv është plagosur në shpatull me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia Ushtarake po heton rrethanat e ngjarjes
-
VIDEO
Donald Trump: Zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e SHBA! Nëse amerikanët lodhen prej meje, shkoj kryeministër në Izrael
Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit.
Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se administrata e tij ia ka dalë ta bëjë Amerikën sërish të madhe, duke sugjeruar se slogani i tij i njohur, “Make America Great Again”, mund të mos jetë më i nevojshëm.
“Më lejoni t'ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.
-
VIDEO
Pas marshimit drejt fakulteteve, një grup protestuesish mblidhen në sheshin 'Skënderbej'
Sot protestuesit marshuan nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Fakultetit Ekonomik dhe atij të Inxhinierisë, ku u bënë thirrje studentëve t'i bashkohen protestës.
Ata u kërkuan studentëve të bojkotojnë mësimin, ndërsa më pas një grup protestuesish janë zhvendosur në sheshin ‘Skënderbej’.
Aktualisht, disa prej tyre janë mbledhur aty.
-
VIDEO
Policia shoqëron disa protestues te Ministria e Arsimit, rikthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve
Policia ka shoqëruar disa protestues që ishin mbledhur ditën e sotme te Ministria e Arsimit.
Pas ndërhyrjes, efektivët e Policisë kanë rikthyer në normalitet qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit.
Numri i protestuesve prezentë sot para Ministrisë së Arsimit, ishte i ulët krahasuar me ditët e tjera dhe kjo bëri që për grumbullimin e tyre të mos ishte i domosdoshëm bllokimi i rrugës.
-
VIDEO
4 milionë € dëm! Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael
Një operacion i gjerë në disa shtete, ku u përfshi edhe Shqipëria, zbuloi një rrjet ndërkombëtar të mashtrimit të qytetarëve përmes investimeve fiktive online. Një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, dyshohet se furnizonte grupet kriminale, edhe në vendin tonë, me platforma interneti që dyshohet se në total u kanë zhvatur të huajve mbi 4 mln €.
-
VIDEO
Nisin gjobat e para për protestën, 16 ndëshkime me 50 € për bllokimin e rrugës! Ja sa burg rrezikohet për tentativë vrasje ndaj policëve (VIDEO)
Hyrja në fuqi e Aktit Normativ në ligjin për tubimet, ka sjellë efektet e para të gjobave në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, gjatë të cilave për ditë të tëra nuk u kursyen policët, institucionet, bizneset dhe prona publike. Zyrtarisht, Policia e Tiranës njofton vendosjen e 16 gjobave të para me vlerë 5 mijë lekë, secila për bllokimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.