-
VIDEO
Bardhi për gazetarin e medias së familjes Berisha: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të ish-Kryeministrit
Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u përplas me gazetarin e medias së familjes Berisha, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.
" Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar. Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium. Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka", ka thënë Bardhi.
-
VIDEO
Berisha thirri protestë kundër ardhjes së Vuçiç, para kryeministrisë vendosen kangjella hekuri! Kërpudha e ‘famshme’ zhvendoset
Në kuadër të nismës 'Open Balkan', ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë, Sali Berisha i cili ka dal kundër kësaj marrëveshja ka paralajmëruar protesta. Në një postim në 'Facebook', Berisha rendit arsyet se përse qytetarët duhet t'i bashkohen protestës.
-
VIDEO
Bardhi: Në referendumin e Berishës kanë votuar edhe drejtues të LSI dhe drejtorë të emëruar nga Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot se në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor kanë votuar edhe drejtues të LSI-së dhe drejtorë të Ramës.
"Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Në 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohe ka ndërruar disa parti, por ka shkuar të votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në Statut kush quhet anëtar. Në dijeninë tuaj, kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Më 18 dhjetor ka pasur vetëm 1 aktivitet politik te PD, Kuvendi Kombëtar. Te tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre", tha ai.
-
VIDEO
Me logon dhe më vulën e re të PD-së, grupi i Rithemelimit njofton policinë për protestën! Sekretari i FRPD-së: Do jetë paqësore
Grigels Muçollari, sekretar i FRPD-së i cili është një nga organizatorët e protestës kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, tha se sot do të organizojnë një protestë paqësore. Muçollari tha se do të protestojnë kundër për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç.
‘Në lidhje me protestën e thirrur nga PD për aferën e inceneratorit dhe për ti thënë stop marrëveshjes Rama-Vuçiç. Komisioni i përkohshme i PDSH, me logo dhe vulën e re të PD-së, merr lejë për protestën. Kjo do jetë një protestë e lirë, njerëzit do të kenë të drejtën e tyre, të mbajnë çfarëdo pankarte të duan. Fton të gjithë shqiptarët të protestëjnë dhe për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç. Është një protestë paqësore dhe ftojmë qytetarë që t’i bashkohen.’- tha ai.
-
VIDEO
Atentati në Vlorë, 34-vjeçarit iu vendos bombë e lidhur me celular! Një person i maskuar e montoi 15 minuta para shpërthimit! U aktivizua sapo viktima iu afrua
Nga kamerat e sigurisë së bizneseve atyre pranë, të cilat janë sekuestruar, është vërejtur se tritoli për të egzekutuar Indrit Sadedinin, është vendorsur nga një person i maskuar me kapuç në kokë, dhe ka hedhur pakon duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy. Kur 34-vjeçari ka kaluar aty pranë, është shpërthyr lënda plasëse, që ka lënë të plagosur të riun në gjymtyrët e poshtme
-
VIDEO
‘Open Balkan’/ Gazetari Rexha: Rama do kujdeset që vizita e Vuçiçit të kalojë pa incidente! Analisti Spahiu: Protestë personale e Berishës, do të fitojë pikë para SHBA-së
Takimi që do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të nismës së ‘Open Balkan’, mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ngjallur reagime edhe në Kosovë
-
VIDEO
Kuvendi i 18 dhjetorit, PD bën publike emrat e 5004 delegatëve
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, e thirrur Lulzim Bashës u raportua se pjesëmarrja arriti në 5004 delegatë, me një kuorum prej 65% përqindësh.
-
VIDEO
Braçe: Çmimet në treg të llahtarshme, institucionet të veprojnë, të godasin abuzimet
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe e vuri theksin tek shtrenjtimi i produkteve bujqësore e blegtorale, ku sipas tij në treg ka një abuzim shumë të madh me çmimet që po dëmtojnë drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve por edhe bujqit. Braçe tha se institucionet shqiptare duhet të marrin masa për të ndëshkuar ata që abuzojnë.
"Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë. Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80 lekë. Ky është abuzim, përtej inflancionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve. Problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje, fillojini nga tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër, një gjobë që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe ti mbyllë gojën kujtdo", tha Braçe.
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Edhe PD që na kritikoi, kërkon që të na shtojë punën! Shenjë e rritjes së besimit
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se në dy vite punë të këtij institucioni, janë bërë 891 procedime penale, janë marrë mbi 400 të pandehur në gjykim si dhe 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milionë euro.
Kraja u ndal edhe në përgjigje të kritikave në lidhje me punën e prokurorëve të SPAK, kryesisht nga opozita.
“Edhe ata qe na kritikonin tani duan të na ngarkojnë detyra shtesë. Kjo është shenjë e rritjes së besimit”, tha Kraja, duke ju referuar propozimit të PD-së që vettingun e politikanëve ta bëjë SPAK.
‘Para dy vitesh, ishim vetëm 8 prokuror, në janë bëhemi 17. Në muajin prill të vitet të ardhshëm, presim të plotësohet struktura e BKH-së, me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator dixhital.
Kemi arritur të kemi akses në bazën e të dhënave të shtetit shqiptar. Në dy vite 891 procedime penale, mbi 400 të pandehur në gjykim, 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milion euro. Hetime edhe me autoritetet hollandeze. Kemi hetuar edhe zyrtare te niveleve te ndryshme, nga pushteti lokal, ish-zyrtare te larte apo ish funksionarë të drejtësisë
143 letërporosi me autoritetet e huaja. 17 kërkesë për eskstradim nga SPAK. 12 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Zvicrën, Gjermaninë. Ne jemi prokuror, nuk bëjmë as revolucion dhe nuk jemi analistë. Ne veprojmë në bazë të ligjit dhe synojmë dhe ndryshojmë konceptin e pandëshkueshm
-
VIDEO
Certifikohen 28 hetuesit, Hajna: Suksesi i BKH falë mbështetjes së ndërkombëtarëve!
Kryetarja e BKH Aida Hajna, tha se kualifikimi i vazhdueshëm mbetet prioritet i BKH-së. Po ashtu ajo theksoi BKH do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, ndërsa shtoi se suksesi i BKH është edhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve. Shpreh kënaqësinë për organizimin e këtij aktiviteti që shënjon këtë takim tonin për certifikuar hetuesit e BKH. Kanë kaluar vetëm 3 muaj dhe nuk mund ta fsheh vlerësimin tim dhe po ashtu dua të falënderoj të gjithë prokurorët për orientimin profesional që kanë transmetuar. Një nga prioritetet do të jetë kualifikimi i të hetuesve të Byrosë Kombëtarë të Hetimit në luftë e pakompromis kundër korrupsionit. E vetëdijshme se pjesën më sfiduese ne e kemi përpara. S’mund të kuptohet suksesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa ndihmën e ekipit dhe partnerëve të tjerë.. Ngritja e një strukture të re mbart shumë sfida por objekti parësor i këtij programi do të jetë forcimi dhe se në Byro do të ketë vetëm hetues të shkëlqyer që do të përmbushin misioni historik me mbështetjen për të cilën është ngritur SPAK”, ka thënë ajo.
-
VIDEO
Soreca: SPAK ka ndryshuar tërësisht lojën, kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka përgëzuar punën e kryer nga SPAK në këto dy vitet e fundit në vendin tonë. Soreca tha se janë vërejtur hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.
‘Sot është një ditë për të festuar, ky është një fillim i mbarë. Faktin që 28 hetuesit e parë kanë filluar punë në BKH, por festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK. Ky institucion është në zemër të një fushe kaq delikate. Jemi angazhuar fort të mbështesim krijimin e një SPAK-u të fortë dhe të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet sa i përket ndjekjeve penale dhe dënimeve në çështjet penale të nivelit të lartë. SPAK po rrit bashkëpunimin. Frika ka kaluar nga an tjetër, ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër. SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën. Kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Është thelbësore të vijojnë bashkëpunimin me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që lidhëm SPAK me kanalin Siena të Europol. 28 hetuesit e BKH-së, duhet të jemi krenar. Këto aftësi janë thelbësore, për të trajtuar shumicën e atyre dosjeve penale të nivelit të lartë. Do të presim edhe 32 hetuesit e tjerë.’- tha Soreca.
-
VIDEO
Dyshohet se janë varrosur me mbi 100 ushtarë grekë të rënë në luftën italo-greke, fillojnë gërmimet në Përmet
Greket po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtareve greke të rënë në luftën italo-greke në vitet 1940-1941. Komisioni i përbashkët greko shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele te pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit. Parcela qe po hapet sot parashikohet te shtrihet me një gjatësi 80×40 metra.