• VIDEO

    Yuri Kim: 2021 ishte viti i kthesës, prokurorët e SPAK janë bërë heronjtë e të rinjve, tmerri i kriminelëve dhe shpresa e vendit

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e konsideron vitin 2021 si vitin e kthesës së Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo përgëzoi SPAK për punën e bërë.

    "Ju e keni filluar tashmë punën tuaj ashtu si FBI në vitin 1908. BKH shqiptare mund të jetë partner i besuar në hetime penale. Dua të uroj SPAK në 2-vjetorin e krijimit. Në këto 2 vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër. I gjithë vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur. I gjithë vendi ishte në pritje të kësaj. SHBA falënderon të gjithë prokurorët. Ju nxis që të punoni ngushtësisht me njëri-tjetrin. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pika e kthesës për luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Edhe më shumë ndihmë është rrugës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë 2 përvjetor të SPAK duhet të jeni krenar që tashmë jeni bërë heronjtë e të rinjve dhe tmerri i kriminelëve dhe shpresa e vendit. Atyre që kurrë nuk do të mbaheshin përgjegjës, ditët u kanë mbaruar", tha Kim.

  • VIDEO

    Basha: 'Drejtësia e re' ka dhënë garanci që askush nga 'Trekëndëshi i Bermudës' nuk preket

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha, edhe pse e cilëson si dritë shpresë arrestimin e Lefter Kokës për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, thotë se persona në 'drejtësi e re' kanë dhënë garanci që askush nga Rama, Berisha dhe Meta të mos preken.

    "Arrestimi i një prej ministrave të këtij që qëndron mbrapa mund të jetë një dritë shpresë që një prej kolonave që mbajnë bashkë qeverinë të mund të shkërrmoqet. Ky po krijon një reformë në drejtësi me njerëz që japin garanci që asnjë prej brinjëve të 'Trekëndëshit të Bermudës' të mos preket. Edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që nuk mund të merren 17 vendime brenda ditës.  400 milionë euro të mafies së inceneratortëve do të dilnin dhe do të tepronin për t'i dhënë fund problemeve të shumë fëmijëve shqiptarë", tha Basha.

  • VIDEO

    Basha: Po mbushen varrezat me viktima nga COVID, qeveria nuk lufton pandeminë sepse nuk do të shkurtojë të ardhurat për oligarkët

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se vendi është zhytur në korrupsion dhe se qeveria po zbraz Shqipërinë, ndërsa po mbush xhepat e oligarkëve. Basha u ndal edhe tek situata e COVID në vend, ku tha se po rriten viktimat nga COVID dhe se qeveria nuk denjon që të luftoi frenimin e përhapjes së virusit, pasi kjo do të thotë që t’u shkurtosh të ardhurat oligarkëve.

     
  • VIDEO

    Rama në Kuvend: Shteti i merr në mbrojtje fëmijët atyre që humbin jetën në krye të detyrës

    Kryeministri Rama në seancën e sotme plenare i bëri një parashtrim ligjit të ri që pritet të fillojë zbatimin nga janari 2021 për Statutin 'fëmijë në mbrojtje të Republikës".

    "Nga muaji i ardhshëm të gjithë nënat me 3 ose më shumë fëmijë do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara. Po ashtu edhe jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Por këtyre u shtohet edhe një kategori tjetër, përmes nismës së re ligjore për statusin 'Fëmijë në kujdesin e Republikës' dhe që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët se i përkasin kategorive vulnerabël. Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e 'dëshmorëve të Atdheut', të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të pandemisë si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish, për t'i mundësuar sigurimin e jetës. Statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë. Mbrojtja bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë.

    Në një proces qeverisës në çdo hap të rritjes së mundësive për të bërë më shumë për njerëzit në nevojë do të vijojmë të rrisim masën e mbështetjes ndaj tyre. Këta fëmijë përfitojnë përfitim financiar, për nxënësit apo studentët, pavarësisht faktit se marrin një mbështetje maksimale financiare nga shteti. Këta fëmijë përfitojnë një asistencë profesionale falas në fund të çdo cikli arsimor. Personi që merr statusin fëmijë, ka gjithashtu një sërë të drejtash të tjera të natyrës simbolike dhe morale. Shumë të vetëdijshme për borxhin ndaj atyre që dhanë jetën e tyre me akte të larta, dhe që i dhanë ndjesinë e jashtëzakonshme për vlerën e jetës dhe mbrojtjen e jetëve të tjerëve, kjo qeveri ofron sot përmes fuqisë dhe shumicës në këtë sallë dorën e mbrojtjes dhe të një kujdesi të posaçëm. I ftoj që ta votojnë unanimisht këtë ligj, është detyrimi i secilit si deputet, si bir si prind si motër si vëlla.', tha Rama.

  • VIDEO

    Vendi i bërë gropë nga shpërthimi, pamje ku ishte vendosur tritoli në Vlorë për vrasjen e Indrit Sadedinit

    Vendi i bërë gropë, njolla gjaku, dhe bordura e shkatërruar! Këto janë pamjet që vijnë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dje në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në hyrje të një garazhi me qëllim vrasjen e Indrit Sadedinit. Siç duket shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka arritur që bëjë një gropë, por fatmirësisht 34-vjeçari ka arritur që të mbijetojë.

    •  
  • VIDEO

    Ballkani i Hapur/ Miratohet një tjetër marrëveshje, njihen certifikatat e veterinerëve, hiqen kontrollet në pikat kufitare

    Një tjetër marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Ndërkohë do të njihen edhe certifikatat e veterinerëve.

     
  • VIDEO

    Mungojnë avokatët e Jaeld Çelës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit

    Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës, që pritej të mbahej sot është shtyrë për në datën në datën 5 janar në orën 10:00.

  • VIDEO

    Vendimet e Qeverisë/ Ligj të posaçëm për mbështetjen e 'startup', 10 milionë euro ndihmë financiare! Këshillim dhe aplikim falas dhe online

    Një ligj i posaçëm për të mbështetur të gjithë bizneset startup' është bërë gati nga Këshilli i Ministrave. Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, është shpreh se ky është zhvillim  shumë i rëndësishëm për ekosistemin dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 20 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, për herë të parë një PD pa Berishën ,prapaskenat e tubimit kundër Vuçiç te Zaev e Vuçiç në Tiranë për 5 marrëveshje e deri tek koka e Lulit dhe halli i doktorit.

  • VIDEO

    Thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe godet një makinë, policia në Vlorë i vihet një ndjekje

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës në lagjen ’10 korriku’. Një person, ende i paidentifikuar ka thyer masën e ‘arrestit të shtëpisë’ duke dalë nga banesa, por është pikasur nga policia. Në përpjekje për tu larguar, ai ka përplasur një makinë tjetër, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

  • VIDEO

    Atentat ndaj 33-vjeçarit në Lungomare, FNSH blindon Vlorën! Vijnë përforcime edhe nga Fieri për kapjen e autorëve

    Atentati ndaj 33-vjeçarit mesditën e kësaj të diele, ka bërë që forcat FNSH të blindojnë Vlorën.

    Përforcime për kapjen e autorit, ose autorëve kanë ardhur edhe nga Fieri.

    Sipas informacioneve nga Report Tv, cdo automjet i hyn apo del nga territori i Vlorës i nënshtrohet kontrollit.

  • VIDEO

    Mbeti i plagosur rëndë, Endrit Sadedini i shpëtoi 4 vite më parë një tjetër atentati

    Endrit Sadedini, 34-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi ishte shënjestra e një atentati mesditën e sotme në Vlorë, edhe 4 vite më parë i kanë bërë atentat. Sipas burimeve për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, në të njëjtën periudhë, 34-vjeçari i ka shpëtuar një tjetër atentatit. Mësohet se shkak janë bërë konfliktet e tij të mëparshme.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv