-
VIDEO
Skandal! Dalin sheshit pagat e shqiptarëve
Skandali me të dhënat e publikuara për pagat e të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe atij privat është kthyer në kryefjalën e ditës së sotme. Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi këtë mbrëmje pikërisht këtë skandal. I ftuar në studio, pedagogu Alban Koçi e cilësoi si një ngjarje të rëndë pasi cënohen të dhënat e qytetarëve. Ai theksoi se shteti e ka humbur rolin e tij, pasi ai duhet të garantojë ruajtjen e të dhënave sensitive.
-
VIDEO
'Open Balkan', BE: Përfshirja e të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor sjell përfitimet më të mëdha rajonale
BE mbështet deklaratat e komisionierit për zgjerim, Oliver Varhelyi për ‘Open Balkan’. Zëdhënësja e KE, Ana Pisonero shprehet se Integrimi Rajonal që bazohet në rregullat e BE-së, i sjell vetëm përfitime Ballkanit Perëndimor. Sipas Pisonero, kjo është arsyeja pse BE kujdeset fort për bashkëpunimin rajonal.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Milot, makina përplas një person me biçikletë! Shoferi shoqërohet në komisariat
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Mamurras në afërsi të mbikalimit në Milot.
-
VIDEO
Ulliri i mbjellë në majë të çisternës, Rama publikon pamjet: Po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e rindërtuar
Në videon e publikuar shihet një bimë ulliri e mbjellë në majë të një çisterne të vjetër uji, që simbolizon paqen dhe jetën.
-
VIDEO
Rrëfen për sëmundjen që po i merr jetën:Kam frikë nga vdekja,djalin s’dua ta lë…
Nevoja për kurim jashtë vëndit dhe pamundësia për ta përballuar e ka detyruar këtë 34-vjecare të kërkojë ndihmë në emisionin 'Pa Gjurmë'. Matilda Selbës nga Tirana i kujtohet mjaft mirë kur 5 vite më parë asaj iu shfaqën simptomat e para, ku më pas u diagnostikua me "Sklerodermë", një sëmundje kjo që i ka prekur organet e brëndshme. Organet të cilat janë prekur nga sëmundja janë stomaku i cili nuk i pranon asnjë ushqim përvec vezës, qumështit dhe supës, i janë prekur gjithashtu mushkëritë dhe zemra. Sot Matilda ndihet e pafuqishme, gjithashtu ajo nuk mundet dot të kujdeset edhe për djalin e saj i cili është 8 vjec. Dëshira më e madhe e saj është të kurohet për të vetmen arsye, djalin e saj 8-vjecar, por shuma që i nevojitet për kurimin në Turqi prej 6 milion lekësh të vjetra është e papërballueshme për të.
-
VIDEO
Defekt në linjën elektrike, qyteti i Lezhës prej tre orësh pa drita
Prej tre orësh, pjesa më e madhe e qytetit të Lezhës ndodhet në errësirë. Kjo situatë ka ndodhur për shkak të një defekti në linjën elektrike në afërsi të kalasë së qytetit.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, mjekët: Kujdes, pritet rritje infektimesh! Vaksinimi shumë i rëndësishëm
Në spital vijojnë të predominojnë pacientë të pavaksinuar, ndërsa mjekja infeksioniste Esmeralda Meta thotë se nuk ka raste të riinfektimit të pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital.
"Deri tani nuk kemi patur pacientë që kanë qenë të shtruar dhe të riinfektuar të shtruar jo."-shprehet mjekja.
Në prag të festave të fundvitit, mjekja Meta ka një apel për të gjithë qytetarët.
"Njerëzit janë skeptik në pjesën e vaksinimit të cilën një pjesë e mirë e kuptojnë pasi hospitalizohen sa i rëndësishëm ka qenë por duke pasur parasysh që jemi në prag festash kur ndërkohë festat kanë filluar sidomos festat kolektive, në ambiente të mbyllura dhe me distancë shumë të ngushtë çka e rrit propabilitetin e infektimeve kështu që vaksinimi është shumë i rëndësishëm dhe mbetet shumë i rëndësishëm."-shprehet mjekja.
Aktualisht në dy spitalet COVID ka 117 pacientë të shtruar mes të cilëve, 12 në gjendje më të rënduar.
-
VIDEO
Skandali me publikimin e pagave, Meta: Akt kriminal që rrezikon paqen sociale! Të nisin hetimet dhe të merren masat për mbrojtjen e të dhënave personale
'Akt kriminal që rrezikon paqen sociale', kështu e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta skandalin me publikimin e pagave dhe të dhënave personale të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat.
Me një postim në Facebook, Meta shkruan se ky akt është në shkelje flagrante të lirive dhe drejtave të dinjitetit njerëzor, teksa bën thirrje që të nisin hetimet. Po ashtu Meta kërkon që të merren masa të menjëhershme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
-
VIDEO
Hapet tregu i ri i rrobave të përdorura në Selitë, Veliaj shpërndan licencat e para: 100 familje rome dhe egjiptiane do punojnë me dinjitet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë. Tashmë, banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në këtë zonë, që deri dje shisnin në rrugë informale, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura.
-
VIDEO
Sekuestrohen qindra kapsollë e fishekzjarrë në Shkodër, disa me fuqi të lartë shpërthyese! Nën hetim penal 67-vjeçari
Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle në subjekte të ndryshme për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike.
Në lagjen Perash, Shkodër, në dyqanin në pronësi të shtetasit M. G., 67 vjeç, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.
-
VIDEO
I akuzuar se vrau 25-vjeçarin Xhulian Bullari në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga Spitali i Burgut në Tiranë! 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin
Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.
Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
-
VIDEO
Mungesa e ngrohjes në shkolla/ Në Lezhë e Gjirokastër nxënësit blejnë vetë reflektorët! Drejtoresha në Belsh: Kemi kaldaja, por se ndezim sepse harxhon shumë naftë
Ngrohja në shkolla është problem pothuajse në të gjithë vendin e sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Gazetarët e Report Tv në qytetin e Lezhës, Gjirokastrës dhe Elbasanit kanë kryer një vëzhgim në lidhje me këtë problematikë në shkolla.